Nga Skënder Minxhozi
Nëse ka një frazë fatale, që tingëllon si një krismë arme në mes të një koncerti, nëpër mitingjet e opozitës së sotme, është ajo që përfshin 21 janarin e vitit 2011. Kjo datë duhet hequr nga zhargoni zyrtar i PD dhe LSI, sepse përfaqëson ditën kur qeverisja e këtyre dy partive, la një gjurmë tragjike gjaku në kalendar. Kjo datë është kthyer zyrtarisht në standartin klasik të dhunës shtetërore, në etalonin e krimit në emër të mbajtjes së pushtetit, në precedentin klasik të daljes nga shinat dhe nga logjika të një qeverie të zgjedhur me votë.
Një protestues pati fatin e keq ta bëjë këtë lapsus frojdian të mërkurën, në prani të ish-ministrit të brendshëm të 21 janarit dhe të një dyzine ish-ministrash dhe deputetësh të qeverisjes së asaj kohe. Është krejt e kuptueshme që, në dëshirën për të gjetur një krahasim mjaftueshëm ekstrem dhe makabër për shembjen e Teatrit Kombëtar, personi në fjalë nuk gjeti diçka më të skajshme se vrasjet shtetërore të 21 janarit të nëntë vjetëve më parë. Por është gjithaq e dukshme se krahasimi në fjalë kërcet, për të mos thënë që ulëret, duke marrë parasysh vitrinën politike të protestës së djeshme.
Prej thuajse një dekade, 21 janari i vitit 2011 vijon të mbajë ndezur ndjenjat dhe debatet e dy palëve, që atë ditë u përballën tragjikisht në shesh. Një përballje që provokoi katër të vrarë, për të cilët është thënë e shkruar gjithçka. Fjalë në tym, por drejtësi hiç! Lule çdo vit në vendin ku janë vrarë protestuesit e 21 janarit, por asgjë më tepër. Ndërkohë që koha dhe harresa e lehtë që ne shqiptarët e kemi veçori dalluese gjenetike, ka bërë që sot përgjegjësit politikë të asaj tragjedie, ta mbushin plot gojën me sharje e mallkime kundër “diktaturës që po vret njerëz”! Ironi e shëmtuar e rradhës, asgjë për t’u çuditur.
Në një farë mënyre, ka realisht një 21 janar të Edi Ramës. Është ai i vërteti, i vitit 2011, por jo për arsyet banale për të cilat është akuzuar nga e djathta. Pra, sepse çoi protestuesit në atë vend fatal. Qindra herë këto 30 vjet liderët e cilësdo opozitë, i kanë çuar njerëzit në dyert e qeverisë për të protestuar, po s’i kanë marrë pas në arkivole. Atë ditë shteti vrau me gjak të ftohtë dhe nuk u dënua!
Rama duhet vënë përballë përgjegjësisë politike, për mosveprimin energjik të premtuar, ndaj krimit makabër të asaj dite, pasi erdhi në pushtet. Ky është 21 janari i vetëm i Edi Ramës.
Sa për 21 janarin “e dytë”, atë të para katër ditëve, përtej gjithçkaje të shëmtuar e tragjike që përmban shembja e një godine, që duhej të ishte lënë në këmbë për hir të historisë që përfaqëson, e gjitha kjo ngjarje është vetëm një parodi e zbehtë e asaj që ndodhi nëntë vjet më parë. Aq më tepër që ata që bërtasin për Teatrin sot në podiume partish dhe studio televizive, dje akuzonin të vrarët e 21 janarit, pse u ndodhën aty me duar në xhepa!
Le të jemi të qartë mesa ndodhi në 17 maj 2020, e më vonë. Episodet e dhunës që policia ushtroi, duke nisur nga sjellja e shëmtuar ndaj kolegut Alfred Lela, por edhe ndaj protestuesve të tjerë, duhet të hetohen dhe dënohen që të gjitha sipas masës. Pasi duke u bërë kjo, do të evitohen veç të tjerash edhe krahasimet naive të asaj që po shohim, me ditën tragjike kur katër trupa pa jetë u tërhoqën zvarrë nëpër bulevard të mbytur në gjak.
Është e shëndetshme për një demokraci që të rrijë zgjuar kundër dhunës e represionit shtetëror, të ngejë zërin dhe të kërkojë transparencë dhe zbatim ligji. Shembja e Teatrit Kombëtar meriton të trajtohet kështu, që nga vendimmarrja politike, e deri tek sjelljet policore. Por teksa bëjmë këtë, le të kthjellojmë mendjen dhe të vemë shpirtin në paqe, se nuk e kemi luksin e vogël që ta krahasojmë katrahurën e Teatrit, me 21 janarin e vitit 2011. Sepse ndërkohë që për të parën po bërtitet në kupë të qiellit për drejtësi, mbi ngjarjen e dytë ka zënë myshk prej vitesh guri i heshtjes dhe i manipulimit.
21 janari i vitit 2011 nuk duhet krahasuar me asgjë, sepse ka qenë dhe urojmë të mbetet unik. Thjesht një këshillë për ata që tundohen ta bëjnë këtë, asgjë më tepër…
Lela ishte karremi II ku ra policia. Lela u sollashtu, tamam per te arritur ate qe deshi, ashtu si beri edhe karremi gjeter Saiti qe vajti drejt policise dhe pastaj u largua me vrap ne menyre te dyshimte, kur policia i tha te ndalonte.
Edhe ata trima qe kishte Pd-ja ne nje forme a tjeter i larguan. Tani kane mbetur provokatoret, qe do ‘’indinjojne’’ masat qe tu shkojne pas ne zullumet e radhes.
Zoti Minxjozi! Rama po ben reformen e drejtesise qe 21 janari te cohet ne gjykate. Ky eshte premtim akoma edhe me i madh pasi gjyqtaret tane ishin garancia e krimit. Por une harxhoj kohen kot te te shkruaj keto rreshta pasi gazetare si ty kane trute e pules qe e verteton me se miri kur thua ‘Lejlen kolegun tim’. Njerez delenxhinj!
Minxhoz, policia beri detyren!
Prite drejte muhabetin jo edhe keshtu, edhe ashtu, te mos i mbese qefi asnjerit.
Kafsho gjuhen or Minxho se po ben Autogol
Mos guxoni ta permendni me ate 21 Janar 2011 ju zorrdjegurit pas Edi Rames se vete ai, Edi Rama pra, jua ka hequr ate mundesi me kohe
Atehere kur
1 – Me sebepciun e atij 21 Janari, ate te videos me D. Priftin, Edi Rama ndau pushtet dy vite me pas dhe….e zgjodhi President te Republikes
2 – Ate qe shtiu direkt ne 21 Janar e kandidoi per Kryetar Bashkie vitin qe shkoi
Kaq te mjaftoje ty o Minxho e Minxhove te tjere ta hiqni nga memorja ate 21 Janar 2011.
Jo zoti Minxhozi jeni shume gabime me kete lloje analize dhe llogjike ,per ate kolegun tuaje qe u keqtrajtua nga policia ,seshte aspak e vertet ,une personalisht nuk pashe dhune ne ate skene ,vetem largimin nga policia e qytetarit lela nga ai vend qe nuk i takonte te ishte , dhe akoma me keq kap policine nga kraho dhe e pengon te ushtroje detyren ,kush je ti ,pse fut hundet ne punen e nje istitucini tjeter ,ti une ,ne te gjithe skemi te drejte te behemi pengese per te ushtruar detyren si beri zoti lela ,shume gabim ,nuk kam pare ne as me nje vend evropian nje gazetar te beje nje veprim te pa ligjshem ,dhe te denueshem per pengimin ne ushtrimin e detyres te punonjesve te policise
Po mor po, tirrni lesh ju gazetaret ne hava per cfaredolloj gjeje por vetem me thelbin e problemit nuk merreni: qe e gjitha kjo e teatrit ishte nje loje e pregatitur me pare nga te tre (rama saliu meta) qe te bllokohet ndryshimi i sistemit zgjedhor.
Dhe me ate rast e prishim teatrin dhe vjedhim nja 30-40 mln euro nga ky projekt, se po me firmat e rames, saliut dhe metes do ndertohet.
Luli iku direkt nga tryeza e reformes, a e di kete o Minxhozi? Te kete qene rastesi thua? Cudi, askush nuk flet per kete.
Mesa po duket qarkullon lek i madh dhe per ju gazetaret qe per cdo gje flisni dhe beni “analize” dhe vetem per kete jo.
Ne Fakt dhe une e perkrah dyshimin e komentuesit te mesiperm.Z.Lela (Pa Klorofil) i eshte vete ofruar Policeve per te arritur ne nje Denoncim prane Departamenti amerikan te shtetit si dhe per tu regjistruar si Gjoja Luftetar Mediatik.-Pune Karagjozi me Demek .Me vjen keq Z.Minxhozi qe ke rene dhe Ti ne Kurthin e Tij ,te ngritur katunarçe
Po ta njifnit sahit dollapin, do ta kuptonit sa trim eshte. Megjithate as ai nuk e mban veten per trim, une e njoh nuk hyn tek ata qe mbanin xhupa me fije dhe flok pa lare.
Kete here Minxhoz, as mish, as peshk!?
Hera e pare qe çfaqeni i kompleksuar Z. Minxhozi!
Shume keqardhje per kete!
Arturi
Me gjith rrespekt qe kame per ty qe je nga te paktit gazetar ne shqipri gjaku ftofte dhe nuke pret kocka nga as kushe dhe prandaj mundesh me thene ate qe mendon ti dhe nuk Shane e madhkone njerzit edhe kure je kundra nje situate apo nje program!!! nuke jame dakort fare me ty se pes Alfred Lela hyri ne punte qe nuk i takone nuke eshte Alfred Lela ai qe vendose kushe arrestohet e kush jo ne shqipri ate vendose ligji Alfred Lela nuk eshte gjygjtare rrugashe dhe policija perdori shum me Pak dhune se perdoren militatet e pd e te lis ku ndret policies se keta njerz po te kishin qe ne American a po ne evrope do kishin henger shum me shume shkop gome shpinse se qe hnger sa per ate godine njerz kane mendime te ndryshme une mendoj se duhet prishure se pes ajo toke ne at zone eshte dobishme dhe shume e shtretaj dhe duhet te zhvillohet se eshte qendra e tiranes . Ajo godine ishte nje njolle turpi ne historine tone . Per fat keq Toni ne kemi shume njolla turpi ne historine tone . Per shkate te nje pushtusi barbare Turk mmm?? qe u mundua te na zhduke me qdo lloje menyre duk mos te na lej te zhvillom kulturen gjuhen dijen as traditat prandaj ne nuk kemi asje qender kulture si nje teatre a po nje shkolle a po nje unvisitet te vjeter 300 ose 400 vjeqar qe te krenohimi me te si i Ka evropa a po bota perdimore dhe krnohen me to. Po mos harroni qfare I kemi ber edhe vetit si Enver e Sali kriminelat nje ndertoj bunkjer e qendra zjarri e tjetri shktrroje bunkjeret e ndertoj barake buze lumejve. Se keta dy kriminela kishim mundesi ta ndryshonin shqiprine per mire por se Ben se pse njeri e mori nga pushtusit e duhet qe te fillonte nje kohe e re e tjetri e mori nga komunizmi po a shtu duhet qe te fillonte nje kohe e re po as njeri nga keta dy kriminela nuk e beri Veq se Sali krimineli jave shtroje rrugen hajdutve te tjer qe do vinin pas ti per te vjell qdo pasuri te shqiptarve pa u hye ferra ne kemb ket e ber Sali kriminel Hajdutit . Por shpresa vdes e fundit thote populli shqiptar ne do behim komb evropjane nje dite ?????????
O njerez , policia eshte e paprekshme dhe eshte atje per te kryer detyren. Provojeni ne ndonje vend tjeter dhe do ta shikoni se cfare te gjen. Te drejten kerkojeni ne gjykate jo ne rruge.
O te dhjefsha mu ne kolegun Lela o Skender, po e pa gjithe bota ate mut kolegu kur kaloj kangjellat dhe mberheu policin prej krahu, ai duhet te ishte ne burg sot se ushtroj dhune mbi policin, pra shtetin.
Ku e ke sjelljen e shemtuar me kolegun Lela o Skender mavria,perkundrazi kemi sjelljen e shemtuar te shemtires Lela me policin!
Mire cuni te bashkia?
Nuk u ngope kurre duke ja marre ne goje edit, vazhdo se me veglen e atij ne goje do ta kalosh gjithe jeten….
Z. Minxhozi. Se pari SPAK nuk ka nge te merret me 21 janarin se eshte zene me hetomin per teatrin. Se dyti, me gjithe respektin qe kam prt ju, te kam dhjete me gjithe kolegun tend Alfred Lela.
Me gjithe respektin per ju zoti Minxhozi,futja e analizes se per gazetarucin Lela ne shkrim, ja humbet gjithe vleren analizes suaj edhe pse shumë e saktë. Problemi Lela me 2 1 janarin 2011,nuk mund te krahasohen sepse nuk qendrojne bashke dhe nuk mund te bashkohen. Je nje mikë i mire dhe jam i sigurte qe do te reflektoni…..☺????
Minxhoz, rasti i pare qe po me zhgenjen. Per hir te “cooanalistit” tuaj tek programi i z.Bala(Balla), braktisni ate qe ju keni mjaft racionale ne analizat tuaja dhe gjykoni policine ne vend te Gjykoni nderhyrjen antiligjore te reziksheme te venies dore mbi policine(femra) nga “i madhi” Lela. Po te ishte ai rast ne Ameriqi do e shikonte mire qerosi Lela dajakun apo dicka tjeter..
Me ke befasuar dhe zhgenjyer me kete shkrim Skender, ke mashtruar publukun me dashje. Alfred Lela shkeli ligjin, dhunoi policin, ne cdo vend normal sot duhet te ishte mbas hekurave.
Ca gazetaresh jeni ju mer jahu, “sjellje e shemtuar me kolegun Lela”thot Minxhozi,po cfare duhet te bente polici kur kolegu Lela e terhoqi nga krahu?! Cudi e madhe,si mund te jeni kaq te papergjegjshem?!
E ka mire Rama qe ju quan kazan,po si ka mundesi xhanem,e pa gjithe dynjaja kur shemtira Alfred Lela terhoqi policin nga krahu,dhe Minxhozi ne vend qe te thot sjellja e shemtuar e kolegut tone,thot sjellja e shemtuar e policise.Po si mund te mashtrosh lexuesin kaq hapur o gazetar….kazani?!
Pamja me gazetarin Lela a ndryshon, apo a nuk eshte me e zbutur se mijra pamje qe kemi pare ne USA, Gjermani, Greqi, Angli, France etj, kur policia reagon ndaj protestuesve?????????
Po cfare mender shteti eshte ai kur nje qytetar kerkon te ndaloje policine te marre nje qytetar tjeter per te sqaruar dicka, dhe policia te rri si pule!!!???????
Pamjet e protestes dhe reagimi policise jane fare normal ne cdo vend demokratik. Doris Pak e kompani te shohin si reagon policia ne vendin e saj!!!!!!!
Me thoni ku ka gabuar policija. Kush polic doli nga rrjeshti dhe sulmoi ata mjeranet qe nuk e dine ceshte teatri. Me gjeni nje filmim. Kush eshte prikurori qe do guxoi te fajsoi policine. Krahasoni veprinet me ato te policise gjermane. Kush gazetar u keqtrajtua. Ai kafka, Lela. Ai sulmoi poli ine megjithse eshte 3p kile me ghithe breke.
A kishte Lela ndonje bece qe te paraqitej si gazetar?
Budinat si familje e shemtuar shpirterisht, komisto demokrate, te vetquajturit artist te pavarur nen udheheqen e lulit, doni te benin cfaqe, por deshtuan
Leli provokoi situaten dhe eshte turp qe ai nuk eshte mbrapa hekurave
Budallenj, Lela dredha dredha tentoi te veteburgosej por … doli huq. Burgu eshte per burra.
Nuk eshte kolegu yt. Eshte kolegia jote. Ju nxi mishi nga nje terheqje qe i beri policia. Tamam si femrat qe jane delikate.