Loja e Ilir Metës me myslimanët dhe si i erdhën pas avazit në xhaminë e Shkodrës

21 Maj 2020, 10:02Politika TEMA
Loja e Ilir Metës me myslimanët dhe si i erdhën pas avazit

Presidenti Meta kreu një vizitë më sfond fetar në Shkodër, ku, në kuadër të muajit të Ramazanit takoi Myftiun e njohur të Muhamed Sytari.

Më parë, Meta vizitoi Kavajën, që së bashku me Shkodrën janë dy qytetet simbol të jetës islame në Shqipëri, duke qenë njëherësh dhe dy bastione të djathta, sa në perceptim e sa në realitet, ndonëse Kavaja ka një ndryshim kahjeje dekadën e fundit.

Ka një lexim politik të qartë ky tur i Metës brenda domenit fetar, posçërisht atij islam. Presidenti, si në shumëçka, po e shfrytëzon maksimalisht këtë status të lartë shtetëror, të shndërruar dhe në politik, për të qenë ai lideri i afërt i opozitës, me shumë më shumë aftësi e përvojë politike për t’u përballur me Ramën.

Në këtë pikë është dorëzuar dhe opozita në përgjithësi, PD-ja po ashtu, e cila më shumë se te Basha infantil, i ka varur shpresat e së ardhmes së saj, për të qenë një ditë në pushtet, pikërisht te Meta.

Në kuadër të kësaj, Meta po konfirmon faktorizimin e komunitetit musliman si me forcë deri diku përcaktuese në zhvillimet politike.

Në vizitën e Shkodrës gjithçka ishte normale deri te mbërritja në një skenë të paprecedent dhe vështirë të shpjegueshme; në adaptimin e ambientit të brendshëm të xhamisë së Parrucës si një vendpritjeje me natyrë zyrtare, me vendosjen e disa karrigeve dhe një tavoline në mes, bash në vendfaljen me aktive të shamisë, në ballë të saj, aty ku është dhe qëndrimi i imamit.

Para kësaj, siç e tregojnë dhe fotot, Meta ishte në zyrën e Myftiut, e më pas, nuk shpjegohet dot se për ç’arsye duhej dhe një takim tjetër, më i gjerë, brenda xhamisë, duke ndërhyrë në statusin e saj të së shenjtes, në sajimin e një ambienti ndoshta të munguar bashkëbisedimi në Myftini, por që cenon imazhin, si dhe praktikat e deritanishme, kur dikush, politikan a zyrtar, viziton një xhami.

Edhe pse me rregull të pashkruar, por krejt natyrshëm, vizita kryhet në këmbë e bashkëbisedimi gjithashtu, shoqëruar me një ecejake mes mikëpritësit dhe vizitorëve.

Ndërsa në rastin konkret kemi një risi jo shijemirë, ku jodomosdoshmërisht është përgjegjës kreu i shtetit. Aty ku janë instaluar karrike e një tavolinë mesi, është vend i destinuar për falje, posaçërisht për falje, e sajesa të tilla ngjajnë si një përçudnim ndaj së shenjtes së një xhamie.

Një xhami ka dimensionin e vet të së shenjtes, e për këtë arsye dikton kufizime apo dhe vetëkufizime në inisitiva, qoftë dhe të autoriteteve, për të adoptuar aty praktika të panjohura deri më sot.

Nëse sot aty, paçka arsyes korteziale, siç ka qenë respektimi i një mysafiri si presidenti i vendit, vendosen karrige e tavolinë, pra sajohet një zyrë e holl, ku është limiti që nesër kjo të mos avancojë më tej, me forma të të tjera adaptuese, ku arsyeja mund të justifikojë mjetin.(Tesheshi)

18 komente në “Loja e Ilir Metës me myslimanët dhe si i erdhën pas avazit në xhaminë e Shkodrës”

  1. TT says:

    Ky eshte bastardh bektashi…nga ata qe fusin shufra hekuri neper goje…nuk njihet per dinjitet ky njeri vetem per Hajdut,ky per karrige shet dhe buallicen qe qelbet era sardele nga gopi I saj I piste…

    1. Edi says:

      Debil koke e kembe je

  2. Klodi: djali vjoletes. says:

    Funderrina islamo-turko-xhihadisti-arabe. Imagjino te hyje ne evrope nje person islamik me emrin Muhamet ose Mahmut. Dhe ky hajduti qe i ben temena. ???

    1. Shqip says:

      O Klodi ,djali i vjoletes , pse nxehesh ti mor xhan. Po pate inat pi uthull se te kalon.

  3. Shkodran prej tropoje says:

    Shkodra qyteti i varfer
    Ti ndertojne ne permendore diktatorit hoxha se keta do ishin me keq se kabuli ne afganistan.
    Shkodra eshte minimumi mbi 25 vjet mbrama qyteteve te tjera jane njerze te pa zhvilluar nuk ikin me tempin e kohes dembele dhe shume llafazane jane akoma nen efektin e narkozes enverjane ( shkodra qytete i kultures) po vetem kulture nuk kane qytete ku digjen shkollat .

    1. Hako says:

      E fitove sufllaqen e sotme,bravo.Shko e fli gjume o qete tani.

  4. shqip says:

    S’ka ça bën fare. Shkodra edhe pa Metën nuk voton majtas. Jo se ka ndonjë specifike të veçantë, po janë fodulle e injorante një pjesë e tyre. Vari leshte e LSI dhe PD bashkë. Jeta bëhet në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Sarandë, plus shumë qytete më të vogla në nr dhe sipërfaqe. Në Shkodër ka njerëz të mirë boll. Po nuk te lë terrori i pedereve. Kavaja pavarësisht si përfundoi kryetari socialist I bashkisë, ndërroi faqe. Ka bere Roshi më shumë punë, sa të gjithë bashkiakët në 30 vite. META Mona dhe urata do marrin atë që meritojnë. Janë të destinuar të zhduken nga politika.

    1. Aliqesenjefi. says:

      Me behet qejfi qe je i kenaqur me jeten tende (duke supozuar qe jeton ne njefin nga ato qytete “me standard te mire jetese”,sepse po kuptoj sa pak kerkon njeriu qe te jete “i lumtur”.O robo, Shqiperia eshte e pajetueshme nga veriu ne jug, dhe nga lindja ne perendim.Po me mire thuaj :s’kemi nga shkojme.

  5. On says:

    Po ky arabi cdo? Respekt per muslimanet Shqiptarepor larg Arabeve…

  6. Loni says:

    TT bektashite nuk fusin hekura…ato I fusin shehleret etj…..mos I ngaterro gjerat….Bektashizmi eshte Shqiptari kriptokristiane o trap….

  7. Pelioni says:

    Ai që përdhos njerinë dhe e quan kokë pa larë ,vetëm që likja të vjedh florinë ,se ka problem të përdhos xhaminë.
    Mos çuditet xhamaheti ky është sot ilir mbreti,për flori vret babanë,përdhos xhamahetin mbarë,porosi e ka nga baba,
    nga isisi i vjen fara,për me vjedh e për me vra,vetëm likja të jetë pasha.
    Gjithçka e bën nga sikleti , është fatkeqsi kur çmëndet mbreti,për flori përdhos perëndinë,jo më gjith njerëzinë.
    vetëm zoti e ndëshkoftë ,burgun e reçit gëzoftë.

  8. Andibushati. says:

    Tashti do te kemi lufte totale Rama – Meta edhe ne planin islamik.

  9. me kte mut rrace shkohet veten ne Hale
    por kurr ne Boten e Civilizuar .
    Pikologjia sot ka arritur te flasi qarte per fytyren e njerezve si ky persodenti muta etj .
    njef menjiher ligesine dhe aftesite per poshtersi te tipave -surrati u tregon gjithcka jane
    qe nga tinzaria intriga pabesia pafytyresia e deri ke tradhetia e rropsia e lig
    ke liyer muta te gjitha kto karakteristika prej Shkredhate jane te lindura
    dhe ne nji shoqeri te tille po shkerdhatash
    eshte vendi i duhur per lulezimin e tij !

  10. Kol says:

    Filluat percarjen fetare ju te Temes, si krimin e radhes se Rilindjes?

  11. Myftia Muhamet Sykari says:

    Shkoder kurva…

  12. Ujku Plak says:

    Kjo tregon qe besimtaret e varfer dhe te ndershem te largohen nga feja, se po te kishte Zot, Xhamia e Shkodres kur Likja hyri mbrenda duhej te merrte flake se u fute djalli Meta, apo kur Papa i Romes i dha doren kur e priti ne Vatikan duhet te digjej se takoi Like rq

  13. Hekurani says:

    Nese myslimanet arrijne te bijne viktime e Ilir Metes, do te ishte nje gjynah i madh qe i behet ketij komuniteti ku dhe une bej pjese. Myslimanet e ndershem duhet te distancohen nga ky njeri qe dhe fene myslimane, mendon se mund ti mesoje poshtersite qe ka bere ky njeri me politiken kunder njerezimit. Kurani ne faqet e tij te bekuara thote, njeriu lig eshte prane nesh, midis nesh, por largojeni qe populli ta shohe si mekatar dhe jo si bashkepunues. Ketij nuk i qan zemra per myslimanet apo per te krishteret, por me demostrimet e tij neper media, kerkon te perfitoje nga shoqeruesit e fese myslimaneve , per te na rimashtruar per kauzen e myslimanit ku njeriu mbi te gjitha, dhe kauza e tij eshte rehatia dhe pasuria, se per varferine e te tjereve, ketij dhe te shoqes nuk jua ka ndjere kurre. Kreret e myslimaneve te distancohen prej tij, sa mos distancohemi ne myslimanet e tjere pre tyre, ku dhq qellimi i Ilir Metes eshte , perca e sundo.

  14. Dashamiresisht says:

    ” shqip” ka te drejte! E dhimbeshme por s’ke cfare bene! Shkodra e sotme eshte nje realitet kulturor- politike dhe … qe maskohet me te kaluaren! Ne te vertete eshte nje popullat turm.
    Qe djemte “demokrate” e kane mposhtur! Nuk bene dobi humori arkaik dhe batutat antikomuniste! Eshte kohe tjeter, ku ai qe perdor termin poshte komunizmi eshte copa e injorantit! Ky qytet vazhdon me kete histori te merzitshme! Shoh qe cdo dite e ne vijim njerezit ne trevat e tjera pak jua varin shkodraneve. Evidentojne pranine ende te nje injorance kokeforte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje