Zbardhet takimi i 2-të mes kryeministrit Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim që si kryefjalë ka pasur Reformën Zgjedhore.
SHBA tashmë kërkon një sistem zgjedhor në Shqipëri me lista të hapura, dhe për këtë ka dhënë si shembull modelin zgjedhor danez.
Sistem proporcional rajonal me votim preferencial është propozimi i ambasadores amerikane që i është dërguar edhe tryezës së Reformës Zgjedhore.
Por çfarë është sistemi zgjedhor danez?
‘D’Hondt’ quhet ndryshe dhe është i përbërë nga dy lista ku tek e para është lista e hapur, ku mund të votohet preferencialisht kandidati për deputet ,kurse tek e dyta është ajo e mbyllur kombëtare, ku votohet partia respektive.
Ky sistem është i ngjashëm me atë që aplikohet konkretisht në Shqipëri, por që brenda listës së partisë, ka shanse për garë mes kandidatëve.
Modeli danez është sistem proporcional rajonal me votimipreferencial. Votimi preferencial nënkupton që listat bëhen nga partia dhe renditen sipas partisë, por qytetarët mund të votojnë partinë dhe emrin e kandidatit të tyre të preferuar.
Për shembull, nëse partia X merr 50 mijë vota në Qarkun e Tiranës dhe ky numër votash është i barabartë me 5 mandate, atëherë shpërndarja e mandateve bëhet me këtë formulë. Merret lista e hartuar nga partia X dhe bëhet kjo llogaritje.
Nëse një kandidat në listën e partisë X, e cila në Qarkun e Tiranës ka marrë më shumë se 50 mijë vota, atëherë ai bëhet automatikisht deputet dhe kandidati i renditur në listën e partisë spostohet i dyti. Nëse nuk ka një individ në listën e partisë X që të ketë marrë 50 mijë vota, atëherë mandatin e fiton personi i cili është vendosur i pari në listën e hartuar nga partia X.
Për të marrë mandatin e dytë të partisë X, që ka fituar 50 mijë vota, një kandidat duhet të ketë marrë të paktën 25 mijë vota, në të kundërt mandatin e deputetit e merr personi i renditur i dyti në listën e partisë X. Kjo formulë përsëritet deri në mandatin e 5.
Për mandatin e tretë përpjesëtohet numri total i votave që ka marrë partia X me 3. Pra, nëse një kandidat, i cili është i renditur më poshtë se numri tre në listën e kandidatëve të hartuar nga Partia X, atëherë ai duhet të marrë në mënyrë individuale në Qarkun e Tiranës më shumë se 16 mijë e 666 vota.
Kjo formulë llogaritet dhe për të katërtin dhe të 5. Por nëse një kandidat i renditur më poshtë se numri 5 në listën e partisë X ka marrë 11 mijë vota, atëherë ai zëvendëson kandidatin e listës së partisë X, që është renditur i 5-ti, i cili sipas formulës së sistemit danez, i quajtur metoda e D’Hondt, del me 10 mijë vota të partisë.
Siç vërehet, sipas sistemit danez që emërtohet metoda e D’Hondt, emrat e parë të listës rajonale të partisë e kanë më të sigurt mandatin dhe gara rritet për kandidatët që janë listuar pranë pragut fitues të partisë, ku edhe përpjesëtuesi është më i lartë.
Korrektimi
Sistemi danez ka dy lista. E para është ajo proporcionale rajonale me votim preferencial, ndërsa lista e dytë është lista e mbyllur kombëtare. Në këtë listë, mblidhen votat në rang kombëtar dhe në bazë të një herësi që përcakton formula, shpërndahen mandatet.
Kjo formulë mundëson që nëse me sistemin aktual një parti që merr në rang kombëtar, për shembull, 50 mijë vota, por nuk merr asnjë deputet sipas listës proporcionale rajonale, me listat korrektuese mund të ketë përfaqësues në parlament. Se sa adekuate mund të jetë ky sistem për Shqipërinë, pritet që të diskutohet në ditët në vijim.
Bravo sistem tamam per shqiptaret si danezet ! Ne bejme 3 muaj ti numerojme votat me sistemet e meparshme tash shtohen numerimet edhe me keq jo i 4ti, jo i pesti , jo me partine , jo me votat e popullit bravo ambasadore propozim per kohe korone!
Eksperimenti I radhes (ose tallja e thene me troc) me kaviet me emrin shqiptar. Nuk kane dhe nuk do kene te sosur ne kurriz te ketij populli.
Njesoj eshte! Asnje ndryshim ne esence me kete sistem qe eshte.
“Empirical studies based on other, more popular concepts of disproportionality show that the D’Hondt method is one of the least proportional among the proportional representation methods. The D’Hondt slightly favours large parties and coalitions over scattered small parties”
Nuk edhte njesoj por aty afer.Gati e sigurt qe “nomenklatura”,do jete aty pa me te voglin dyshim.Per mendimin tim,nuk duhet te kopjojme complet me pike e presje te tjeret.Munden dy lista,por perparesi te kete e hapura.Dhe e mbyllura duhet te kufizohet me nr te besushem votash ,jo sa per te lare syte.Por problemi eshte qe asnje ka deshire te konfrontohet me votuesit,duan paçavure,se ashtu jane te sigurte.
Sistemi Danez ne Shqiperi, do sjelli DEGRADIMIN e shemtuar te zgjedhjeve.
Do te rrisin ndjeshem kohen e numerimit, presionet lokale per manipulime votash me cdo mjet dhe sherre te shemtura brenda partive.
Ambasadoria amerikane cfare do bej pastaj? Do perveshi menget si Arvizu ne 2011 qe ti shpetoje fytyren sistemit qe vet propozon?
Sistemi qe kemi, po ti shtosh korrektimin kombetar, e zgjidh gjithe hallin qe kane partite e vogla, por nderkohe edhe ai do te rrisi akuzat me baza dhe pa baza nga partite qe vogla, qe atyre ju vodhen votat nga partite e medhaja.
Per kulturen elektorale qe ka Shqiperia sot, ka sistemin e duhur. Kur ky te konsolidohet dhe mos kete me ankesa per manipulime apo blerja votazh dhe kur KQZ te depolitizohet, atehere kalohet tek ndryshimi i sistemit. Nuk ka sistem qe e qeveris nje vullnet te forte per te sabotuar sistemin.
Hiqja Lenes e futja Prenes i thomi ne.
Nuk eshte njesoj…mua me duket shume I mire…..kryetaret do abuzojne shume pak…..
Ose eshte ambsadorja injorante ose jeni juve qe nxirrni lajmin. Nuk e di si eshte sitemi danez por ky qe kemi aktualisht eshte sistemi D’Hondt rajonal dhe sistemi D’Hondt apo variantet e ngjashme jane me lista te mbyllura.
Nuk e di si eshte ne Danemark por ne ketu ne Luxembourg veprojme keshtu …eshte nje kartone i madhe si firzamonike dhe brenda shkruhen emrat e partisve poshte kandidatet munde te jene 10 (nuk jam i sigurte per numerin ) dhe votuesi vendose nje kryqe te kandidati partise qe pelqene keshtu veprohet.
Une personalishte i fuse nje zgaravine gjithe kartonit
dhe nuk votoje per asnje shkoje se jam i detyruar pasi vota eshte obligatoire .
Te votoje per dike qe ai te ulet ne parlamente e mere 6000 euro roge ne muaj eshte inacceptable per mua apo te mare pjese ne proteste e te bertase si gomare liri -demokraci poshte diktatura eshte primitivisem shqiptaret duhet te ndergjegjesohen as proteste e as votime