Ilir Meta: Shembja e Teatrit është një çështje korruptive

20 Maj 2020, 21:38Politika TEMA

Ilir Meta tha se një popull pa histori është një popull pa të ardhme. Duke e cilësuar një çështje korruptive dhe antikushtetuese, Meta nënvizon se është e vështirë të gjendet një rast i tillë në ndonjë vend të botës. Kreu i shtetit thekson se ky është një akt në vazhdën e akteve të tjera si me ndërtimet në Durrës apo në Korçë.

“Një popull pa histori është një popull pa të ardhme. Çështja e Teatrit është padyshim një çështje korruptive, antikushtetuese, e paligjshme dhe amorale. Vështirë të gjeni në historinë e Shqipërisë në këto vite, më shumë lajme në botë, nga Amerika në Burma, se sa për këtë çështje, ku shprehet hapur tronditja nga akti i shkatërrimit të Teatrit Kombëtar.

Padyshim që një politikë e tillë është shkombëtarizuese dhe kjo e bën këtë krim të paamnistueshëm. Ky akt është në vazhdën e shumë akteve të tjera, si në Durrës, apo siç është rasti i kullës së shëmtuar në qendër të Korçës”, – tha Meta në Fax News.

6 komente në “Ilir Meta: Shembja e Teatrit është një çështje korruptive”

  1. Mahmut shqiptari says:

    Flet mr korrupsioni

  2. Eno says:

    ke fytyre ti katunar cepani te flasesh per korrupsin……ti qe paguan sot 400 000 per cdo femije te bej shkollen ne Londer ne universitet privat

  3. Toni.D. says:

    Thene nga nje i super-korruptuar s’ka vlere ajo qe thua dhe kuptohet fare mire qe ti Presidencen e perdor si biznesin tend dhe jo si INSTITUCION POLITIK i POPULLIT SHQIPTARE..

  4. Koli says:

    Kush flet,i korruptuari me i madh i shekullit.Kete mut e ka korruptuar dhe Janullatusi.

  5. Babale says:

    O nene, o nene! Kur flet per korrupsion, me i korruptuari ne Europe! Kur flet xhepisti president!?

  6. zaho says:

    O legen ,juve su rruhet trapi fare pse u prish ndertesa e teatrit kjo eshte pune klanesh mos e prish ti, se neser mund ta prish un, ndertimi eshte euro sa me shum euro aq me i forte eshte klani .Vetem nje gje , e prishen naten si mafiozat qe prishen vilat ne Palermo Sicili dhe ju qe protestoni andate a farsi fottere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje