Ish ministri i LSI kundër propozimit të SHBA: Pas dajakut, tani edhe zgjedhjet daneze! Ju tregoj pse ky sistem për zgjedhjet do sillte katastrofë në Shqipëri

21 Maj 2020, 09:09Politika TEMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dërguar katërshes politike të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknurit, Rudina Hajdarit, Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit, një e-mail ku i propozon ndryshimin e sistemit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sugjerojnë që në Shqipëri të aplikohet sistemi zgjedhor danez.

Për ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani ky ligj është ndër më të komplikuarit në Europë.

Sipas tij, kjo do sillte katastrofë.

Postimi i plotë i Manjanit:

“Pas dajkut, tani edhe zgjedhjet Daneze..
===========
Ka plasur një dashni e madhe për Danimarkën këto kohë.

Pas ligjit Danez, që bëri Presidenti, për dajakun në quarantinë, tani na sugjerohet ligji i zgjedhjeve të Danimarkës. Këtë të fundit e propozon befas me email zonja Yuri Kim.

Shumë e çuditshme!

Ligji Danez i zgjedhjeve, meqë ra fjala, është ndër më të komplikuarit në Europë. Është një thelb një proporcional rajonal i korrektuar në shkallë vendi, me votë të transferueshme preferenciale dhe me zona zgjedhore komplekse. Formula e llogaritjes së mandateve është D’Hond.

Fiks me të njëjtët elementë që neve këtu na kanë ardhur në majë të hundës, sepse sakatojnë zgjedhjet që në tavolinë

I komplikuar sa më ska.

E imagjinoj katastrofën që do sillte ky komplikim, në kushtet e hajnisë dhe terrorit elektoral që krijohet në Shqipëri.

Nejse, pavarësisht diskutimit për sistemin, pyetet që ngrihen janë:

Si ka mundësi që Ambasada Amerikane nuk promovon sistemin e vet zgjedhor por të Danimarkës?! As Ambasada e Danimarkës nuk do ta merrte përsiper këtë mision…

Përse Ambasada Amerikane nuk promovon, fjala vjen ligjin që Presidenti(në rastin tonëKryeministri) nuk mund të rrijë në detyrë më shumë se 2 mandate?!

Kjo do ishte shumë më e dobishme për të shkulur monizmin në këtë vend sesa të propozohet vendimamrrje për një sistem demokracie nga vetë sistemi monist në fuqi.

Nuk i vret sytë monizni i instaluar në vend, Ambasadës së vendit ku komunizni ndalohet me ligj?!

A ka kund ndonjë propozim për rivendosjen e pluralizmit politik, ndarjen e pushteteve, tranzicionin e pushtetit, ruajten e votës, dënimim e hajdutëve të zgjedhjeve, lejimin e njerëzve të zgjedhin lirisht, apo snuk?!

Mbase vërtetë na ndihmon Ambasada e Danimarkës me këto gjëra..

6 komente në “Ish ministri i LSI kundër propozimit të SHBA: Pas dajakut, tani edhe zgjedhjet daneze! Ju tregoj pse ky sistem për zgjedhjet do sillte katastrofë në Shqipëri”

  1. kujtimi says:

    Sa i zgjuar, si ka mundesi qe i di te gjitha ky njeri, ne kohen kur te tjereve u duhet pak kohe qe ti studjojne e te japin mendim per ligjit dhe propozimet e ndryshme ligjore.

  2. Alidemsi vjeter says:

    Ky me te vertete i di te gjitha sepse eshte nje K..r me nje gjysem perzervativi….Me mire kete e ka njoft Fatos Nano kur e nxorri me shqelma nga Kryeministria…

  3. Beni says:

    KY HAJDUTI YLLI MANJANI NA OSHT BO SI VER LLAPA PER ÇDO PROBLEM QE DEL KY JEP SENTENCEN E TIJ TE PA KUNDERSHTUESHME.KOMPLET BOL.

  4. Zgjedhjet says:

    Kaq e veshtire eshte per juristet aritmetika e thjeshte?

  5. TT says:

    Cfare na e nxirrni perdite kete Koke Loqe,,,ky nuk fliste kur e beri Ramuti minister..minister drejtesie me shkolle nate,ky nuk eshte as jurist.

  6. M says:

    Ky nuk eshte se eshte injorant Ky eshte DEMAGOG.(armiku brenshem me i madh i DEMOKRACISE)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje