Mark Marku: Nuk rrëzohen qeveritë me protesta, mund të çmenden liderët por qytetarët duhet të reagojnë. Do të kemi muaj të vështirë!

21 Maj 2020, 09:26Politika TEMA

Ish-deputeti i PD Mark Marku nisur nga situata politike në të cilën ndodhet vendi parashikon se na presin muaj të vështirë.

I ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’, Marku tha se shembja e Teatrit dhe i gjithë arbitrariteti që e shoqëroi ka rritur tensionin social.

“Jam i bindur që kjo do të ketë pasoja shumë të rënda për shoqërinë shqiptare dhe paqen sociale, normalisht që do të ketë rezistencë sepse askush nuk e pranon një dhunë të tillë. Ndoshta do të kemi muaj të vështirë.”, u shpreh Marku.

Ndërkohë sot në orën 11:30 do të mbahet një protestë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pranë ambienteve të SPAK, ku do të kërkohet hetimi dhe vënia para drejtësisë e të gjithë përgjegjësve të këtij akti vandal.

I pyetur nëse do të jetë i pranishëm, Marku u përgjigj: “Nuk e dija, tani po e marr vesh. Normalisht shkoj në protesta. Shkoj për shkak të profesionit por edhe si qytetar sepse unë jam për të reaguar, vetëm përmes reagimit qeveritë detyrohen të mbajnë qeverisjen në shina demokratike.”

Sa i takon impaktit të protestave, pedagogu i vlerëson më shumë si një presion ndaj qeverisë duke shtuar që është e gabuar pritshmëria që kanë shqiptarët se pas çdo proteste mund të rrëzohet qeveria.

“Në Shqipëri ka një ide se pas çdo proteste do të bjerë qeveria, është e gabuar. Protesta bëhet për kauza që jo domosdoshmërisht çojnë në rënien e qeverisë.

Por në vetvete vetë protesta është shprehje e demokracisë dhe përgjegjësisë që qytetarët kanë për jetën e vet. Asnjë popull, asnjë shoqëri dhe grup shoqëror nuk ja lë fatin e vet në dorë 100% qeverisë.

Qeveria mund të çmendet në një moment, liderët mund të çmenden por qytetarët duhet të reagojnë në mënyrë sistematike. Vetëm kështu detyrohet çdo qeveri që tu përgjigjet kërkesave të qytetarëve dhe që të reagojë për pasojat e qeverisë.”, u shpreh Mark Marku.

4 komente në “Mark Marku: Nuk rrëzohen qeveritë me protesta, mund të çmenden liderët por qytetarët duhet të reagojnë. Do të kemi muaj të vështirë!”

  1. miku qe te do te miren :) says:

    Ti je thjesht nje derr I ngij si gjithe Pederat e tjere. Po keshtu eshte kur ju japin diploma fallco ne kohe tw partise nga universitete blu si UET-I me shoke.. I keni kthyer auditoret ne akademi pshurrosjeje

  2. Johani says:

    Edhe profesor edhe idiot si mark marku ka kohe qe skemi njohur,andaj fjalori i tij dhe sjellja prej arroganti eshte deshmia me e mire se ku eshte katandisur PD-ja.

  3. 01 vlora says:

    Mjer kjo tok çfar mban?Plera si ky Marku.

  4. Tarrasi says:

    O flliqesire i lindur,po kush je ti mor kurve,mor shkerdhate,mor mi halesh,jo se paraqet ti ndonje rrezikmeri qe te perdoresh kete lloj fjalori,po ai qe ka dy pare mend,para se te deklarohet per nje problem te caktuar,ben nje analize paraprake me veten,se sa interes ka ne mase qendrimi qe do mbash per problemin dhe kjo nuk eshte ndonje shkence e madhe ,se tendencat dhe opoinionet jane lehtesish te indentifikushme,kur nuk behen me militantizem,po ti je nje njeri ordinier,qe as vete se din se ne cfare hale je gatuar,dhe na hiqesh si kopetent,o k…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje