“Bëji letrat djalë, ndryshe je në kafe, ndryshe këtu”, Balla i përgjigjet Ralf Gjonit: Ruani qetësinë se dashuria mbaroi. Sesa të dhemb shpirti ty për Teatrin e di

21 Maj 2020, 10:43Politika TEMA

I menjehershëm ka qenë reagimi i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas kërkesës së bërë nga deputeti i opozitës së re në Kuvend, Ralf Gjonit për ngritje të Komisionit Hetimor Parlamentar për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Se sa të dhemb shpirti për teatrin e di dhe e mirëkuptoj je shumë i vrarë shpirtërisht, por ditën që je bërë deputet duhet të kuptosh se nuk lan duart dhe të bësh se të dhëmb shirti për teatrin me një fjalë 3 minuta, bëj prpozimin, letra mbetet fjalët ikin, bëj letrat djalë, mëso që në Kuvendin e Shqipërisë procedura është e përcaktuar për cdo gjë, mësoje edhe këtë, o djali”- tha Balla.

Ky etiketim acaroi deputetin Gjoni, I cili nisi të replikonte nga vendi.

“O djalë, o zotëri, je ndryshe në kafe dhe ndryshe në sallë, qetësohu, dakord, dakord, o djalë, ajo që po ju them është që unë e kam shprehur dakordësinë e plotë në Konferencën e Kryetarëve ku kam mbështetur kërkesën e ardhur instutucionalisht nga opozita, me Hajdarin dhe Musain, Stojkun, kemi mbështetur këtë kërkesë dhe mezi e presim, por aq të kujdesshëm dhe të vëmendshëm jemi ju sa kërkesa ska ardhur akoma, faleminderit dhe ruani qetësinë se dashuria mbaroi”.

1 komente në ““Bëji letrat djalë, ndryshe je në kafe, ndryshe këtu”, Balla i përgjigjet Ralf Gjonit: Ruani qetësinë se dashuria mbaroi. Sesa të dhemb shpirti ty për Teatrin e di”

  1. Zigur Qarri says:

    Banda e gangsterave te”rilindjes”me ne krye drogaxhiun Edvin Escobar D’Rama prish pa letra,por vjedh me letra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje