Pas takimit 60 minutësh me Presidentin e Republikës, Ilir Meta dhe aletatët opozitarë, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Nëpërmjet një shënimi në Twitter, Basha ka zbardhur detaje nga takimi. Ai thekson se kriza dhe rrugëdalja prej saj ishin dy çështjet më kryesore të diskutimit.
Basha shprehet se shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët. Me çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve.
Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, njofton Basha.
Dy ditë më parë, kreu i shtetit ka realizuar një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, ndërkohë që pritet të startojë dhe tryezën me faktorin politik, që pas 17 majit, duket se është rikthyer sërish në ngërç.
Shembja e Teatrit Kombëtar është quajtur nga Presidenti si akt cubash, por dhe si akt i programuar shkombëtarizues.
Ai më herët ankimoi vendimin e shembjes në Gjykaten Kushetuese, por Bashkia e Tiranës realizoi prishjen e ndertesës pa pritur që vendimi të shqyrtohej nga kjo gjykatë.
dmth do shpetojme nga ty si fillim, pastaj nga Meta edhe Mona rruspija
edhe ne fund nga Rama
Doshkosh ne zgjedhje , me cfare kodi zgjedhor!
SPAK SPAK SPAK SPAK SPAK SPAK SPAK SPAK SPAK SPAK SPAK
Me mire vone se kurre thot populli,basha e meta i paskan mbushur mendjen njani tjetrit se vetem vota eshte ajo qe te jep pushtet,vetem se duhet tua thot dikush se ajo tashme ka ndodhur, shqiptaret Jane qliruar nga kriminelet qe ne vitin 2013 pjeserisht dhe plotesisht ne vitin 2017, por nuk jeni ju te vetmit qe nuk e pranoni qlirimin, as millosheviqi nuk e pranoi qlirimin e kosoves,as pasuesit e tij,vuqiqi me sheshelin e qe besa as ti lul basha nuk e ke pritur mire as baba yt berisha as vllau yt binjak fazlliq shkau, andaj ska gje te keqe pasi e paske pranuar me ne fund se sdo vish kurre ne pushtet me droge,krim e dhune,ska me te ndihmuar as ty meta as ti ate as mona me berishen juve bashk as ju dy ata,fund i turpit ju ka ardhur lul basha fale zotit, shqiptareve e Rames, por ndoshta do behesh kryeminister, président apo edhe mret ne ate boten tjerer sepse tash per tash as ne lazarat ske mundesi te behesh.