Ia arritëm edhe kësaj dite

22 Maj 2020, 10:51Blog TEMA

Nga Astrit Patozi 

Edi Rama dhe Lulzim Basha janë të pangjashëm, ngado që ta kapësh. Jo vetëm si tipologji politikanësh, por edhe në stil, në shije, në formim, madje edhe si karaktere njerëzore janë të pakrahasueshëm. Ky nuk është opinion, por një fakt, që e njeh dhe e pranon i madh e i vogël në Shqipëri.

Aq e thellë është diferenca me tyre, saqë kryeministri nuk lë rast pa u tallur dhe pa i përqeshur difektet e mëdha të kundërshtarit. Edhe Luli nuk ia lë mangut, përpiqet me atë të vetën që ta konsiderojë si epërsi të vetën faktin që nuk është si Rama.

Në këtë kontekst, e fundma gjë që mund t’i shkojë ndërmend bijve të shqipes është që Edi Rama të imitojë Lulzim Bashën. Por ja që mrekullia ndodhi mbrëmë.

Kryeministri përsëriti në emisionin e Sokol Ballës të njëjtën frazë që kryetari i Partisë Demokratike e kishte deklaruar një ditë më parë, pasi mbaroi protesta e Aleancës për Teatrin.

“Nuk ka propozim të ambasadës amerikane që të shikohet mundësia e sistemit zgjedhor danez, si një zgjidhje për Shqipërinë”.

Si për ironi të fatit, në kohën që Rama po fliste, pothuajse të gjitha portalet e Shqipërisë po botonin me radhë tekstin e plotë të email-it, që ambasadorja Kim u kishte dërguar anëtarëve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Ndaj edhe çdo koment për këtë çështje do të ishte i tepërt. Nuk thotë kot populli se ai që të rreh të do më shumë.

2 komente në “Ia arritëm edhe kësaj dite”

  1. pjeter says:

    Kaq pa shtylle kurrizore paake qene o Patoz.nuk pocte kupyon njeri se çfare pozicioni ke,ku qendron politikisht me partine tende,çfare kerkon nga shqiptaret,cfare mendimi,dhe si do veproje ti mbi korrupsionin,asnje gje nga keto.Pse ne keto argumente sterile kerkon pike ti nga shqiptaret? Kush eshte Luli ,zotrote ke aq inteligjence sa te mendosh qe shqiptaret ja dhane me vote pergjigjen, me shume se njehere,dhe zotrote nuk ke bere asnje analize te thelle,se si mund ti karakterizosh humbjet e Lulit.Ke aq mend sa te mendosh qe vota e shqiptareve,nuk ishte kunder PD-se si parti,as vetem kunder Lulit,por Dordoleci I Saliut,humbi pikerisht si dirdoleci i partise Berishiane ku zotrote e njef fare mire,dhe ke frike ta rivalizosh.Nuk kuptohet fare c’far po kerkon.Merr pozicion nje here ne jeten tennde o Patoz.Do vota nga Shqiptaret? Ateher duhet te tregosh qe ke bole,fol per katrahuren e pd-se,dhe protagonistet e vertet,trgoi shqiptareve se nga e djathta ku pretendon te besh pjese,je me i mire se Berisha,pastaj merru me Ramen.O beni diçka serioze,ose nuk keni shanc qe shqiptaret te mund te kuptojne diferencen midis jush dhe Saliu.Je i Lutur Shume,Lulin e njofin te gjithe,por edhe Saliun,mos ja faturo dordolecit vendin qe ka zene sot pd-ja.

  2. Andi Bush says:

    Ky merhumi nga Kavaja me eshte dkur gjithmone si nje bashibozuk i Bishes qe me pas ngeli i pakenaqur (jashte listave te bera) nga Basha I Bishes dhe qe formoi nje tjeter zhgaravine opozitare qe eshte ne mos nje kopje – nje kpje e keqe e qenefit nga ka dale.
    Por duke mos u marre me anen qesharake te ketyre funderrinave qe na solli Bisha e Vicidolit – le te merremi me mire me intelegjencen e cunguar dhe perdorimin e obobushem te gjuhes sone te bukur shqipe nga pena e ndritur e ish-krie Redaktorit famemadh te RD’s –
    P.sh – Kur flet ky zorzop injorant per faktet qe i njeh dhe pranon cdo shqiptar (ne paragrafin e pare) e kupton sesi ky derezi i tredhur i mendon faktet – pra mendimet e tij subjektive lidhur me dy indivie te tjere nuk jane aspak te tilla, pra subjektive dhe me modesti personale, por behen fakte te pamohueshme per te gjithe shqiptaret kudo qe jane. Pra c’ngelet me pas per te lexuar tek kjo pocaqi mediokre qe ka dashur te beje ky individe pa emer, pa identitet, pa llogjike …etc etj….
    Dhe ky (Patozi) nuk eshte as shembulli me i mire apo me i keq i pothuaj shumices se individeve qe sheh perdite ne TV-te e shpifura te Tiranes apo lexon ne median e felliqur Shqiptare. Pra jane njesoj – te njejtin diskurs ben edhe Marku/GJekmarku/Lela/Zheji/Qerosi/Syri dhe Ylli pa harruar pastaj Sejaminin trim/Shkullakun me qime/Bejtjen e bejteve/Sonilen ne boten e cudirave … per te mberritur tek intelektualet me te medhenj qe ka pare bota – Lubonjen dhe Bushatin mendjendritur qe madheshtia ju ka zene deren. Keta te dy jane ajka e vertete e inteligjencies boterore qe per dreq askush nuk jua di vlerat.
    Me trima inteligjencie si keta Shqiperia do te shkoj nga fitoret ne fitore – me mullinjte e Eres. Nuk e di kush eshte Rozinanti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje