28 vite nga vrasja e Falcones dhe 11 vjet pas mbylljes me procedurë të "Rrugës së Kombit", reagon Basha: Frymëzim, ndëshkim korrupsionit

23 Maj 2020, 11:50Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë postimin e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca duke kujtuar gjykatësin italian Giovanni Falcone në 28-vjetorin e vrasjes së tij nga mafia.

Sakaq, Basha shkruan se Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij.

“Giovanni Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij.

Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian,” shkruan Basha.

Per koncidence, nje mesazh i tille i kreut te PD Lulzim Basha perkon dhe me 11 vjetorin e mbylljes me procedure te çeshtjes ne ngarkim te tij, per 230 milione euro abuzim me “Rrugen e Kombit”!

1 komente në “28 vite nga vrasja e Falcones dhe 11 vjet pas mbylljes me procedurë të “Rrugës së Kombit”, reagon Basha: Frymëzim, ndëshkim korrupsionit”

  1. Eri says:

    Ata jane te pacipe Rama Meta dhe ai muti tjeter Basha.Po SPAK-u cfare ben se nuk po merret vesh asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje