Blendi Fevziu (Pupa) dhe dhuna ndaj Karlo Bolinos

24 Maj 2020, 19:03Politika TEMA
Blendi Fevziu (Pupa) dhe dhuna ndaj Karlo Bolinos

Nga Ilir Yzeiri

Kur flitet për dhunën ndaj gazetarëve i jap vetes të drejtën të flas për shumë arsye. E para, si gazetar aktiv që nga viti 1991 nuk e kam ndërprerë punën asnjëherë, madje as në vitin 1997 kur të gjitha gazetat u mbyllën, «RD »-ja i vuri kyçin gazetës dhe drejtuesit e saj u arratisën në Maqedoni. Bash në atë kohë unë nxirrja gazetën « Tribuna » që më vonë e bëra « Bulevard » dhe me një grusht njerëzish, ishim ndër të paktët që qëndronim pranë PD-së dhe kundërshtonim dhunën e egër që kishte plasur në vendin tonë pas rënies së skemave piramidale. 

Edhe atëherë edhe sot nuk e kam ndryshuar bindjen se dhuna sidomos ndaj institucioneve të shtetit dhe policisë ka qenë e dënueshme po aq sa edhe krimi që bën ata që lejuan skemat piramidale. Në atë kohë jam kërcënuar e dërguar në prokurori disa herë, por kurrë nuk e kam bërë të madhe, sepse kjo është pjesë e punës sonë. 

Në gjykatë kam përfunduar edhe më vonë, përkatësisht në vitin 2012-`13 nga Tritan Shehu dhe Fondacioni « Zoja e Këshillit të Mirë » kur me reportazhet investigative dhe me disa shkrime kam denoncuar tjetërsimin 100 mijë ha tokë që u nis të bëhej spitali i « Nënë Terezës » dhe përfundoi në universitet privat duke e blerë gjithë atë tokë me vetëm 1000 euro. Por këto janë hioostori të tjera.

Edhe sot edhe atëhere kam pasur dhe kam bindjen se ai që niset të protestojë për një kauzë të drejtë, sipas tij, duhet të llogarisë edhe pasojat që mund të jenë lëndimet, gazi lotsjellës e kështu me radhë. E kam përmendur edhe në një shkrim  tjetër se protestuesit jelekverdhë në Francë numërojnë mbi 40 e ca persona të plagosur mes të cilëve dhe nga ata që kanë humbur syrin kur policia i ka qëlluar me plumba plastikë për t’i shpërndarë, por askush në Francë nuk akuzon Makronin për diktaturë dhe policinë për polici diktatoriale. Edhe aktori i famshëm Joaquin Phoenix, disa muaj më parë, bash atëhere kur ishte në kulmin e suksesit pas rolit të famshëm me JOKER, u ndalua dhe u shoqërua në polici gjatë një manifestimi në Capitol Hill për ambientin vetëm pse kishte dalë me duar në xhepa në atë manifestim.

Ndërkaq, një dhunë tjetër, shumë më e egër se ajo që pretendohet se po ushtrohet ndaj gazetarëve është konsumuar në një studio televizive ndaj një prej gazetarëve më të mirë që Shqipëria ka  në këto momente. Ky është Karlo Bolino. Ai që e fyen, e dhunon dhe e përflet është Sali Berisha dhe vendi ku kryhet ky krim është studioja televizive e Blendi Fevziut në prani të gazetarit Lorenc Vangjeli. Karlo Bolinoja, pas atij sulmi fyes,  denoncoi menjëherë një person nga Sukthi, por me banim në Novara të Italisë se e kishte kërcënuar me vdekje. Në vetvete kjo është një ngjarje e rëndë për shumë arsye.

E para Sali Berisha ka kohë që nuk po sillet si një burrë shteti serioz. Ai ka marrë rolin e gangsterit politik dhe ligjërimi i tij është më i egri, më i ndoturi, i mbushur me gjithë fjalët e errëta që edhe fjalori nuk i ka. Ai shan, fyen, mallkon nga mëngjesi në darkë Edi Ramën, kryesisht, por edhe gazetarët që e kritikojnë apo që tregojnë ato që në opinionin publik perceptohen si krime të kryera prej qeverisjes së tij. Kujtoni se çfarë ka bërë me Artan Hoxhën apo me Mero Bazen e plot të tjerë që u përmend motrat e gratë. Ky është i vetmi politikan i lartë shqiptar që si gangster provincial merret me gazetarët. As Fatos Nano, të cilit shtypi ndonjëherë i pat rënë në qafë me tepri, as Ilir Meta, që për hir të së vërtetës nuk ka ditë që të mos anatemohet nga mediat dhe gazetarë të veçantë, as Edi Rama nuk janë marrë kurrë me gazetarët. E them me bindje kurrë. Vetëm Sali Berisha i sulmon ata dhe pastaj, pas tij, vërsulen si qenër edhe militantët fanatikë dhe fyejnë e kërcënojnë gazetarët si në rastin e Bolinos.

E dyta, Blendi Fevziun unë e çmoj si gazetar dhe ai ka meritën e padiskutueshme në formatin « Opinion », të cilin e promovoi bash në kohën më të rëndë të krizës shqiptare pas vitit 1997. Nuk kam qenë kurrë në stidion e tij dhe nuk e kam peng një gjë të tillë, por, siç e thashë, e çmoj. Ndërkaq, veçanërisht këto vitet e fundit ai format nuk është më ambienti ku publiku dëgjon mendime të ndryshme dhe merr informacion. Prej kohësh Fevziu e ktheu atë në një ring me grushta fjalësh dhe sharje dhe ai vetë u bë një nga nxitësit e kësaj përlasjeje. Me këtë format Fevziu ka infektuar gjithë tolk-showt e mbrëmjes të cilat janë bërë tmerri i publikut në çdo mbrëmje. Mirëpo nuk është vetëm kjo. Fevziun e çmoj kur ka përballë Bashën apo Ramën.

Ndaj tyre nuk kursen as edhe një pyetje nga ato që do të donte t’ia bënte secili nga ne atyre të dyve, pavarësisht nga mungesa e etikës. Ndërkaq, ky Fevzi që bëhet agresiv më Ramën e Bashën, bëhet si pulë me Berishën dhe i jep atij mundësinë që të shajë, të kërcënojë e të fyejë cilindo. Jo vetëm që nuk është etike të shash e të kërcënosh në një ambient publik dikë që nuk është aty, por, në qoftë se ti e lejon, atëherë ti je bërë njësh me të. Vetëm njëherë Sali Berisha nga gjel është bërë si pulë, kur përballë tij ka qenë gazetari Mustafa Nanon i cili nuk e ka lënë të bëje heroin por ia ka numëruar të gjitha cenet që ka ai si figurë politike në këtë vend. 

Dhe e fundit. Nëse do të bëhet ndonjë ditë histori e shtypit pluralist në Shqipëri tre katër emra do të përmenden me siguri dhe ata, sipas meje janë :  Nikollë Lesi me gazetën « Koha jonë » në vitet e para të pluralizmit kur ndërtoi një shtyp opozitar ndaj një regjimi që u shfaq si antikomunist. Dritan Hoxha për vizionin që pati për ndërtimin e medies dixhitale dhe televizive në Shqipëri, Karlo Bolino për gazetarinë informative dhe të kronikës me « Gazeta Shqiptare ».

Në rastin e kërcënimit dhe shpifjeve ndaj Bolinos është shkelur edhe kodi i nderit i shqiptarit. Berisha do të duhej të ishte bartës i kësaj vlere, por ai, përkundrazi, bën të kundërtën. Karlo Bolino ka zgjedhur të jetë shqiptar, pra të jetëojë me ne dhe të marrë shtetësinë tonë. Në vendin e tij në Itali janë me mijëra shqiptarë që jetojnë dhe vlerësohen. Karlo Bolino, ashtu si shumë gazetarë të tjerë në këtë vend, ka treguar dhe ka informuar publikun si një gazetar perëndimor. Ka ndërtuar dy medie dhe ka kaluar në studiot e tij me dhjetëra gazetarë, ndoshta me qindra. Sot ai ka marrë në përdorim një ambient të rrëgjuar për të ndërtuar jo një shtëpi të tijën dhe as një vilë, por një stacion televiziv ku do të punësohen gazetarë dhe teknikë shqiptarë. Le të mos harrojmë dhe një fakt. Karlo Bolino është ndoshta i vetmi pronar mediesh që nuk i vonon pagat për personelin e tij as edhe një ditë të vetme.  

Mirëpo ta sulmosh Bolinon nga studiot e tv Klan pronari i të cilave ka marrë me mijëra e mijëra ha tokë pikërisht nga ai gangster që akuzon Bolinon, kjo Fevzi, në heshtje, të bën dhe ty njësoj si ai djali nga Sukthi që kërcënoi me vdekje Bolinon ne messengerin privat. 

(TemA)

40 komente në “Blendi Fevziu (Pupa) dhe dhuna ndaj Karlo Bolinos”

  1. Kreshniku says:

    Fevziu është i njëanshëm. Në studio nuk merr analistë kundra dhe pro në numër të barabartë. Nuk ndan kohën në mënyrë të barabartë. Ata që janë me mendim kundra nuk i lë të shprehen, por ja u ndërpret fjalën. Në emisionin e fundit ishte Bejtja, Zogaj dhe Shkullaku në një krah dhe Batoni në krahun tjetër, të cilin nuk e linte të fliste. Me një fjalë është dukshëm i një anshëm, pavarsisht se nuk ka asnjë ndikim tek votuesit shqiptar, sado të përpiqet ose mundohet.

    1. vang says:

      Fevziu eshte arrogant .Ai le te guxoje dhe eshte puna e tije detyra e tij se si do ta marri pergjigjen por jo me ”vetbesimin” se aty ai eshte mbret dhe le te jete, por te fyej km dhe ministrat e qeverise kete nuk duhet tja lejoje vehtes.Asnje here mos te mendoje se njerzit do ta mburrin dhe do thone”-shif more ca po i punon Rames”Po keshtu eshte sjelle edhe me GJiknurin ne nje emision pas KONFERENCES se DONATOREVE ku e kishte ftuar te vinte direkt nga rruga e kthimin per te dhene informacion.Disa here gjate bisedes qe ja pruri ne maj te hundes ministrit une medova sai nga momentine moment do e linte emisionin por nuk e mora vesh perse perballoi denglat e Fevziut.Edhe me Ramen keshtu ka KUR KAndodhur POR ME BERISHEN AI ESHTE ”.QINGJ”.ME BERISHEN ESHTEI NEVERITSHEM. KUR KA BERISHEN TE VJEN PER TE VJELLE.

      1. Llaman says:

        Nuk eshte faji i Fejziut qe fyen kryeministrin, por eshte faji i kryeministrit qe shkon te koteci ku kaposh eshte Fejziu. Ne asnje vend te botes nuk i drejtohesh kryeministrit me emrin e tij, sikur eshte shok klubi me te.

        1. albaniafirst says:

          Llaman-nuk besoj se K.Ministri shkon tek emisionet e Fevziut se ka respekt per te apo emisionin e tij. Besoj se ai shkon atje si shenje respekti per ata njerez qe i shohin keto emisione. Sidoqofte duhet te jene njerezit qe te bojkotojne emisionet qe Fevziu ben, qe per mendimin tim jane teper irrituese dhe aspak profesionale. Per fat te keq ne nuk kemi gazetare, por tregetare lajmesh qe u bejne favore individeve qe i paguajne. Vetem kohet e fundit qe kam filluar te ndjek gazetarin Mustafa Nano qe po mban nje qendrim me profesional.
          Karlo Bollino ben diferencen me te tjeret, pasi ka klas dhe eshte konseguent ne punen e tij. Ai nuk merret me sharje apo fyerje personale, por thjesht ben raportimin e lajmit, duke lene shikuesin apo lexuesin qe te beje interpretimin. Kjo eshte a-ja e gazetarise profesionale dhe Bollino na jep shresen se nje dite e gjithe gazetaria jone kombetare do te ece ne gjurmet e tij.

    2. Zigur Qarri says:

      PO PSE MO ILIR I BIE ANES E PA ANES DHE NUK E THUA COPE:
      1. SALI QEN BERISHA ESHTE VRASES E KRIMINEL ME DAMKE. TASHME NE PKEQERINE E THELLE BEN SI GORE VETEM PER TE MBROJTUR PASURINE E VJEDHUR SE TABI TE HA MUTIN.
      2. BLENDI FEVZIU KA NGRENE NJE LUGE ÇORBE TE PRISHUR NGA SALI QENI DHE ESHTE I KAPUR. SALIU SI KOMUNIST I NDYRE QE ESHTE (NDJESE PER KOMUNISTET E NDERSHEM) KETE E KA NE GEN SI I PABESE QE ESHTE (FJALA BESE NE VERI KA DALE NGA PABESIA).
      3. CARLO BOLLINO JAM DAKORD ME TY ESHTE GAZETARI ME I MIRE NE SHQIPERI DHE NGA AI DUHET TE MESOJNE GAZETARET E TJERE.

  2. pronat e gjirit te lalezit do ta groposin vrasesin fevziu says:

    Blenendi fevziu eshte nje gazetar vrases dhe para sali kriminelit rrin si pule
    sepse berisha e dine se Fevziu vrau gjygjtarin e vlores per ti grabitur pronat dhe per kete dali vrasesi e din
    dhe nese fevziu e sulmon mbase i hap kartat
    Berisha se bashku me fevziun do te perfundojne pas hekurave
    Eshte gazetari me i urryer sot ne shqiperi,ky duhet hequr qafe
    Deshiroj qe familja konomi te pregaditet per rast boll me drejtesi tani ne baze kanunit nese ja ka thene berisha
    fevziu e din se ku e ka vendin

  3. Piro says:

    Drejte. Ku setioziteti Bolinos, e ku media jone qesharake. Fevziu eshte ushqyer ne csnakun e Berishes.

  4. uskania says:

    Qëndrim dinjitoz i Ilirit!

  5. Ty , të lumtë !!?? says:

    ??. Por, do të shtoja që Nikollë Leshi, rastësisht u gjind me
    “Koha jonë”.
    Këtë e dëshmoi historia e këtyre viteve, që Nikollë Leshin e ngjeu në mutin e Saliut .

  6. Sokoli says:

    Tani Ilir te keshillojme te besh kujdes dhe mos e pish kafen ne te njejtin vend.
    Ato qe thua ti jane te verteta, te cilat nuk mirepriten nga disa. Jetojme ne nje vend ku te mbrapshtet kane vullnetin qe ti shkojne paudhesive deri ne fund.

  7. qytetari says:

    Me ne fund degjova nje gazetar te mbroje babain e gazetarise moderne shqiptare. Njeriun qe ne studiot televizive po sjell qytetari dhe profesionalizem. E shoh eni Vasilin vetem kur ka ne studio nje gazetar si Bolino. E perseris gazetar dhe jo hanal ist si keta qe lehin te Fevziu apo te televizionet e tjera. Bolino flet me logjike dhe me fakte, por edhe me qetesi. Edhe njeher ky italian qe punon dhe jeton ne Shqiperi po jep shembullin e tij te mire. Keto rreshta ju nderojne z. Yzeiri edhe per guximin se Edi Rames i sulen te gjithe, ndersa i kemi pare si behen para Berishes

  8. Branko Merxhani says:

    O Ilir, gjasme je edhe gazetar i vjeter…gjasme. Ti Ilir besoj e di qe Karlo ka konflikt interesi pasi zoteron kompani qe marrin pjese ne tendera dhe cuditerisht fitojne. Investigo o gazetar i fjales se lire dhe mos u bej shtojce e pushtetit ashtu sic Karlo eshte bete prej vitesh. Dhe meqe ra llafi…nese ne standartin tend te vletesimit Karlo eshte gazetari me i mire i Shqiperise, atehere Ilir gazetari nuk ke kuptuar nje m.. nga ky profesion me te cilin krenohesh se ke bere namin ne vitin 1997.

    1. Ahmet says:

      E mer Branko i Qim Pekes. Sigurisht Karlo nuk te duket gazetar ty se kshu ta ka thone Salihu e per ty Salihu eshte ligji. Problemi eshte se kane rene njerezit e mire ne gojen tuaj te ndyre dhe nga ju se ju i dini te gjithe si vetja.

    2. kola says:

      Nje pyetje kam une per komentuesin Branko Merxhani dhe per te gjithe ata qe ndjekin Saliun e qe behen gjithmone e me pak. Meqe thoni tendere tendera ca firmash ka ky Zoti Bolino se e dime me ca merren biznesmenet e tjere te medias, po Bolino ben ndertime? Ben rruge apo ka hotele, apo na e thoni se ngelet me Bunkartin qe jane muzeume dhe besoj tendera per mykun e kohes se dulles nuk ben. Kur thoni tendera thellohuni dhe me shume se jo per gje, po sikur nuk ju besojme. Jam kurioz te di atij Irfanit pse nuk ja permendni tenderat dhe minierat apo ylli ndroqit trafiqet apo per ju z. Bolino eshte e keqja e medias shqiptare. Jua them une. Vetem fakti se ju e sulmoni na beni te mendojme se Bolino eshte me i miri dhe me i drejti ne absolut. Kaq

    3. Henri cili tip kopili says:

      O Bratko Patllixhani, na thuaj kush jane kompanite qe zoteron ky Bollano, se kshu me thashetheme dukesh dhe ti si prerje Berishisti

  9. iliri says:

    Kam punuar dikur me Karlo Bolinon dhe pastaj kam levizur neper media te tjera dhe mund t’ju faktoj nje gje te padiskutueshme. Nese kemi mesuar dy rreshta gazetari i kemi mesuar nga ky italian. Nuk na mesuan gje as ne fakultet dhe as ne redaksite e tjera. Kush iken nga Karlo e ben vetem per te qene rehat te Ylli Ndroqi apo te Irfani qe nuk kuptojne nga gazetaria e ty te duket vetja mbret mes ketyre injoranteve qe sa i thua do ikesh te rrisin rrogen dhe te mbajne me zor. Te Karlo te del shpirti se kerkon shume llogari per lajmet, por meson shume prej tij. Nje vlere tjeter eshte se krijon ambjent pune dhe jo llafesh dhe respekton edhe ata vartes qe jane shprehur hapur me PD dhe me LSI dhe ben shaka me ata. Ves stresit te punes mund te garantoj qe eshte redaksia me profesioniste ne Tirane.

    1. Eno says:

      Nuk i heq asnje presje. Te siguroj se Carlo qe sulmohet kaq egersisht nga Berisha hoqi nje kryeredaktor vetem se manipuloi nje lajm kunder PD. Carlo e largoi se eshte profesionist dhe jo cope mashtrusi sic jane mbush redaksite e tjera. Besoj se ska gazetar te mos e dije kete.

  10. patrioti says:

    Pershendetje dhe pergezime Ilir!

  11. Ed says:

    Ilir je NJe gazetar serioz RESPECT PER TY

  12. Neseba says:

    Një bravo e madhe për gazetarin dinjitoz!

  13. ?? says:

    FALEMINDERIT BOLLINO .

  14. Lik says:

    Ilir,e gjej veten ne shume shkrime tuajat.Mero eshte I pa krahasueshem..megjithate ndjehet zhgenjimi (si te gjithe) me tepri qe ka per S.B .Shqiperise I duhen gazetare vertet te pavarur dhe besueshem ne popull.

  15. Tonini says:

    Z,Ilir,je shume i sakte ne analizen tende dhe je i admirushem per lexusin dhe ndigjusin,qetsia,argumenti dhe pa anshmeria e trajtimit te problemeve,eshte vlere,qe shume pak medja dhe gazetare e kane.Respekt

  16. Xhimi says:

    O Branko Merxhani qe je pa diskutim oborrtar i shpellarit nga Viçidoli kur di qe Karlo ka kompani qe merr tendera pse nuk i thua me emra apo ndqni shbullin e qoftelargut shpif shpif se diçka mbetet.

  17. ppa says:

    Drejt Ilir! Por mua me ben pershtypje nje fare gazetari, Aleksander Cipa, qe kur ben ndonje analize, shfaqet si “kazan” bosh i medias. Nderkohe, qe si drejtues i nje OJF ordinere si ” Unioni gazetarve” ben shurdhmemecin.

  18. joti says:

    Urime zoti Yzeiri jeni gjithmon i sakte ne analizat tuaja. Me thene te drejten Fevzo vazhdimisht ka qene masha e Sali kriminelit. Me e forta eshte se shumica e medjave jane te opozites dhe keta thone qe i ka kapur qeveria. Sa per kercenimet dihet qe eshte Saliu se ky ka vrare e ka vjedhur dhe udhehiqet na thenia me e mire komuniste mbrojtja me e mire eshte sulmi. Ky kriminel ka 30 vite qe ben biografite e kundeshtareve dhe e di perse sepse ka dy femije te degjeneruar moralisht. E cte thuash per kete vrases, ju turr Ilir Metes me te madhe duke i thene Ilir FLORIRI tani jane bere vellezer se te dy shpellare jane….

  19. Azio says:

    Shikoni se cfare gazetari eshte Ilir Yzeiri.
    Serioz,i afte,shembull i gazetarit modern europian.
    E mbi te gjitha ithjeshte dhe teper i kuptueshem per te gjithe.Pak gazetare ka ne shqiperi si Yzeiri.
    Nje antipod i kesaj fushe eshte Feiziu,nje lepires pjatash te Berishes.Nje person pa asnje efekt publicistik dhe sipas shume intelektualeve ketu ne emigrim,eshte personi qe me teper rendesi i ve shkopit qe mban ne dore se saintervistuesit.Pyetjet qe ai ben jane shume te dobts dhe me nje logjike teper medioker.Nuk e di se kush e ka bere gazetar kete njeri.Se ai nuk ka asnje aftesi dhe elekuence gazetarie.Ndoshta parat qe i ka ne menyre te dyshimte.Kaq per sot per Blendi Fevziu.

  20. Pelioni says:

    Salia dhe Fevzia
    Ç thot salia bën fevzia
    mos e bëj po të dojë
    në të sëmës do tëshkojë
    se salia ka përvojë
    si plehrat ti menaxhojë
    po sbesoni pyesni lesin
    si salia i futi preshin
    prandaj lesi sot pëllet
    ska si sala është mbret
    fevzo,lesi,gjith kazani
    ziejn digjen nga marazi
    salehenë duan në ballë
    për demokracin rrumpallë.

  21. Alban Dega says:

    NJE NGA SHUME PERLAT E GAZETARISE SE SOTME

    Nga nje gazetari gjak ftohte, te lire ne mendime te ndritura e realiste si vete e verteta !
    Keep going !

  22. gogo alb says:

    Bledi fefziu eshte edhe arrogante edhe servil ai eshte shurdhjesa e saliute – lexoj origjinen kuit i kan sherbyere. Gazetar te till ulin figuren e gazetaris, gazetari duhet te jet i paster ipa anshem qe te gezoj respekte. Tipare te tilla ka dhe Gazetarja Eni Vasili ne open,ajo munde te korigjohet,por bledi eshte dru qe nuk ben per qereste.

  23. Kali says:

    Blendi Fevziu eshte nje qen i rrahur nga Berisha( berisha e la te vjedhe prona)dhe tani Blendi eshte nje kone para tij.Ai eshte bere gazetari me i ndyte.Kam kohe qe nuk e ndjek.Ajo fytyre me ngjall neveri.Mire qe berisha felliqesira ate fjalor rruge perdor ndaj atyre qe flasin kunder tij ,por jam kureshtar gazetaret e tjere ne studjo, çfare qendrimi mbajten (perveç Fevziut)ndaj felliqesires berish.

  24. Beni says:

    Fevziu do te ngelet ne histori e do te shkruhet per te si gazetari idhull e sherbetor i kryekriminelit te Shqiperise, Sali Ram Sheqere Berisha.

  25. specialisti says:

    Zotni Yzeiri.
    Nga ana profesionale, kani te drejte qe e vleresoni Bolinon.
    Por ti me qellim disinformon publikun, per pronen ish OAT, qe Bolino ka marre ne perdorim.
    Ajo prone , prej vitesh ishte planifikuar te behej shkolle e mesme.
    Lagja qe ne banojme eshte me 30 mije banore e nuk ka asnje shkolle te mesme.
    U planifikua per shkolle te mesme ( keshtu na eshte thene nga qeveritaret e te gjitha ngjyrave, ne prag te zgjedhjeve) dhe me veprime mafioze, e merr Bolino.
    Bashkia Tirane ka 20 vjet qe paguan roje per ta ruajtur, e tani me nje kontrate i jepet atij qe ti e ngre ne qiell.
    Edhe ti z.Yzeiri, mund te kesh ngrene ndonje luge corbe te prishur nga Bolino.
    Shkruaj si gazetar i pa anshem, JO I KAPUR

    1. Fusha says:

      Si je kaq i paftyre sherbetor i Berishes. Ne kemi shkollen Naim Frasheri o plehre. I vetmi gllaberim ne lagje eshte bere nga dhendrri mafioz Jamarber Malltezi. Vodhi fushen e Partizanit dhe e ka mbush kapic me pallate. Si ka mundesi te jeni kaq llapaqena dhe ben sikur je banor i zones. Aty e dime te gjithe qe reparti ishte hale ku mbanin magazina hekuri dhe qesesh plastike. Nuk e fshihni dot krimin e Berishes dhe dhendrrit me fushen Partizani duke sulmuar Bolinon.

  26. Feziut nuk duhet ti biem ne qafe z .Yzeiri- keni ndjek emisionet per teatrin ku mbron interesin publik,i merzitur se po preket prona publike……por harron se me kompleksin e tij Toptani kapi mje nga hapesirat lulishte ne zemer te tiranes..´gojet e liga´ thone se posedon edhe resorte ne bregdet ,ky eshte fe-ziu qe u tret per kete popull…..

  27. Demokrati says:

    Carlo Bolino eshte nje gazetar europian,i sakte i drejte.Turp per mediat shqiptare dhe per gazetarine shqiptare qe e ofendojne sa here direkt aty ne studio.q
    blendi Fevziu per mua nuk eshte gazetar ,ai eshte nje foles qe llomotit dhe nuk din rregullat elementare te komunikimit dhe te gazetarise,ai eshte tam tami i sali berishes. Te ishte ne nje Tv europian do ta flaknin ne burg per gafat qe ben per shkeljet dhe per gjuhen qe perdor ne media.

  28. juventusl says:

    Ty palo gazetar te njoh mire,ti qe na ben sot te persekutuarin,ti gjoja ke luftuar per demokraci brenda PD? ne vitin 1996 ti ke punuar te shijak tv dhe i lepije bythen berishes,mjaft se na nxorre zorret.

  29. iksi says:

    Bledi Fevziu eshte nje gazetar kriminel ju sherben kriminelave dhe gjithe reaksionit antishqiptar , paguhet me paret e shteteve e sherbimeve antishqiptare dhe nuk e di si i lejojne keto medja shteti shqiptar dhe organet ligjzbatuese .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje