Grabitja e 250 milionë lekëve, bien në pranga si të dyshuar vëllai dhe i dashuri i spikeres topless. Ndoqën biznesmenin

24 Maj 2020, 15:57Kronika TEMA

Dy persona janë vënë në pranga nga Strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë si të dyshuarit kryesor për një vjedhje të ndodhur në një qendër tregtare në kryeqytet. Bëhet fjalë për vjedhjen e një shumë prej 25 milionë lekë të reja, që biznesmenit F. B., i kanë marrë nga automjeti i tij që ndodhej në parkim.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë rreth orës 19:00, pranë Qendrës Kristal, në zonën e Komunës së Parisit, persona të paidentifikuar i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash prej 20 milionë lekësh të reja dhe 50 mijë franga, në automjetin e tij tip “Range Rover”, organizuan punën për zbulimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve

Pas denoncimit dhe hetimit të nisur nga  policia, u arrit të zbulohej vendndodhja e autorëve në qytetin e Fierit. Policia ka vënë në pranga si autorë të dyshuar Donald Hoxha 27 vjeç, banues në Tiranë, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe Gentjan Kane. 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.

Nga hetimet rezultoi se këta dy persona, kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit Flamur Behi dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit.

Në momentin e kapjes, këtyre shtetasve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi parash prej 17.5 milion lekësh të reja dhe 50 mijë franga.

Burimet bëjnë me dije se Donald Hoxha është vëllai i spikeres së Zjarr Tv-së, Greta Hoxha, ndërsa, Gentian Kane është i dashuri i saj. Kjo e fundit është bërë“e njohur”, pasi del toples në ekran.

6 komente në “Grabitja e 250 milionë lekëve, bien në pranga si të dyshuar vëllai dhe i dashuri i spikeres topless. Ndoqën biznesmenin”

  1. xx says:

    KESHTUQE edhe siset te vajten dem duke i ekspozuar.Kur nuk i ve kufi te keqes hapi deren moj, qe i mbaje hapur sikur do vinje binjaket te pinin po ajo do ishte gjeja me bukur qe ti se ruajte.

    1. Zyda says:

      Shihni se mos eshte perfshire edhe palaçoja Drishti, se keta te PDse jane te gjithe gangstera

  2. Erion says:

    Motra del lakuriq neper ekrane,i vellai dhe burri hajduter.Qenkan komplet te degraduar.

  3. Lush berbali says:

    Ç’ia keni mbajtur sekret identitetin !!!
    Ne fillim thate biznesmeni F.B.
    Nje paragraf me poshte e morem vesh se ishte Flamur Behi.
    Gallate kjo….
    Shpesh shohim çudira te tilla psh .
    Minoreni S .Mali.
    Me poshte vazhdon :minoreni Sokol M.
    Pra ju e mbajtet sekret .
    Lexuesi nuk kuptoi asgje.
    Askush s’mund te bashkoje bashke S.Mali me Sokol M.
    Pra askush s’e kuptoi qe quhet Sokol Mali.
    Krejt e keni zbatu ligjin per mbrojtjen e te dhenave.

  4. Jimi says:

    Po kete “Biznesmen” ku e shpie mushka me kete shume ne makine !?

  5. Nik says:

    Kush do ja beje yzmetin kesaj tani?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje