Për ata që tashmë e duan natyrën, rezultatet e këtij studimi nuk do të jenë një befasi. Kontakti i përditshëm me natyrën është i mirë për shëndetin dhe lumturinë, ka qenë rezultati i një studim i zgjatur në kohë. Madje efektet më të mëdha i kanë ata persona që nuk e ndjejnë veten shumë të lidhur me natyrën, tregon studimi.
Ekipi i Universitetit të Derby-it realizoi një përmbledhje pesë-vjeçare të sfidës “Wild Day Trusts”(Besimi tek ditët në natyrë të egër), në të cilën njerëzit angazhohen të eksplorojnë natyrën për 30 ditë rresht.
Ata konstatuan se 1000 përgjigje nga personat që morën pjesë në sondazh, raportuan një përmirësim prej 30 përqind të shëndetit.
Të anketuarit thanë gjithashtu se ndjeheshin më të lumtur dhe më të lidhur me natyrën. Profesori Miles Richardson në Universitetin e Derby, tha se vlerësimi “tregon fuqinë pozitive të angazhimit të thjeshtë me natyrën”.
“Ne u emocionuam kur pamë që rritjet e konsiderueshme në shëndetin dhe lumturinë e njerëzve u ndjen ende edhe dy muaj pasi përfunduan sfidën e “30 ditëve të egra”,tha ai.
“Wild Day Trusts”, kanë treguar rëndësinë e bërjes së gjërave të thjeshta për të shijuar natyrën e përditshme dhe kjo gjë mund të sjellë përfitime të konsiderueshme. Ajo që u dallua vërtet ishte se si njerëzit që nuk e ndienin një lidhje me natyrën në fillim, ishin ata që përfituan më shumë nga pjesëmarrja në këtë përvojë 30-ditore”, shton Miles Richardson.
Dom Higgins, kreu i The Wildlife Trusts, tha: “Lidhja me natyrën çdo ditë, në një mënyrë të thjeshtë, është një domosdoshmëri për mirëqenien tonë./Dailymail/