Kthim në normalitetit, futboll në 4 kontinente, pritet edhe Oqeania

24 Maj 2020, 19:24Sport TEMA

Frika e shkaktuar nga koronavirusi duket se po kalon. Kjo fundjavë ka qenë e paprecedentë për futbollin botëror.

Përveç ndeshjeve të Bundesligës dhe Ligës së Dytë gjermane, ndeshje janë luajtur në katër kontinente, ndërsa pritet që futbolli të rinisë edhe në Oqeani.

Këtë fundjavë u zhvilluan ndeshje në Estoni dhe Armeni në zonën europiane, ku natyrisht në Bjellorusi kampionati vijon pa ndërprerje. Futboll është luajtur edhe në Korenë e Jugut në Azi, në Kosta Rika në Amerikën qendrore dhe në Burundi në Afrikë.

Në fushë janë kthyer, edhe pse vetëm për ndeshje miqësore, ukrainasit e Shakhtar Donetsk dhe izraelitët e Makabi Tel Aviv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje