Përditësimi i situatës së Covid-19 në Kosovë, ISHP jep të dhënat: Shkon në 1,032 numri i të infektuarve

24 Maj 2020, 09:12Rajoni TEMA

7 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar identifikuar raste e reja, pas kryerjes së 306 testeve.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, është thënë në njoftim.

Po të shtunën është bërë e ditur se nga Covid-19, janë shëruar tre pacientë, duke e çuar numrin total në 785. Në Kosovë deri më tani janë regjistruar 1,032 raste me koronavirus, ndërsa 29 persona kanë vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje