Presidenti i Austrisë kapet në restorantin e shqiptarit që Nishani e dekoroi (për cilësinë e picave), duke thyer karantinën

24 Maj 2020, 21:12Bota TEMA

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, kërkoi falje publike ditën e dielë, pasi ai dhe bashkëshortja e tij thyen rregullat e shtetrrethimit në restorant, shkruan Politico.eu.

Austria ka urdhëruar hapjen e restoranteve deri në orën 23:00, si masë ndaluese ndaj koronavirusit, por policia tha se çifti presidencial kishte ende pije në tavolinë edhe pas mesnatës.

Restoranti, i cili zyrtarisht ishte i mbyllur, rrezikon një gjobë prej 30 miëj eurosh për thyerrje të rregullave.

Van der Bellen tha në një deklaratë në Tuitter se kishte dalë të darkonte jashtë shtëpisë për herë të parë pas mbylljes së vendit, me bashkëshorten dhe me dy shokë.

“E humbëm orën duke biseduar dhe fatkeqësisht e kaluan orarin e lejuar”, shkroi ai.

“Me vjen sinqerisht ke. Ishte një gabim. Nëse restoranti do të marër ndonjë gjobë për këtë gjë, unë do të marrë përgjegjësitë e mia”, shtoi presidenti.

Autoritetet vendore tani duhet të vendosin nëse do ta gjobisin, ose jo restorantin.

Restoranti është nën pronësi të Hakiut, një shqiptari nga Maqedonia, të cilin, Bujar Nishani e ka dekoruar në mënyrë skandaloze me urdhërin e lartë të Skënderbeut, pse vinte hante dreka e darka në restorantin e tij.

3 komente në “Presidenti i Austrisë kapet në restorantin e shqiptarit që Nishani e dekoroi (për cilësinë e picave), duke thyer karantinën”

  1. Beno says:

    Nuk e kuptoj ?
    Në mediat Austriake thuhet se presidenti ishte ne një restorant italian dhe jo ne një lokal te nje shqiptari
    nga Maqedonia, qe eshte dekoruar nga presidenti yne me urdherin e larte te Skenderbeut.
    Nuk e kuptoj kush thote te verteten.
    Apo shqiptari i ka vene lokalit te tij emer Italian? Po te jete keshtu e meriton dekoraten si “atdhetar”.
    Qofte i gabuar shkrimi, dmth.se nuk eshte restoranti i shqiptarit te dekoruar.

  2. Kerpaci says:

    Drejtim shteti madein Sali Berisha,me jep nje dreke,te jap nje dekorat.Soj-sorollopi Saliut nuk dine te bejne jo vetem shtet,per dhe shijet i kane primitive.

  3. Al says:

    Ne Shqiperi jane dekoruar shume idiote por ke restoranti I Akiut darkon elita Austriake ,qeveria,opera etj….pervecse eshte ambasador i Shqiperise e ka sponsorizuar shume aktivitete kombetare ne Austri…ndaj Tema mos flisni pa ditur gje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje