Fronti i të keqes, dhe Meta për karshi

25 Maj 2020, 12:57Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Kryetari i shtetit, në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën, nuk po rresht së bëri thirrje për krijimin e “një fronti të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”. Ilir Meta duke gërrmuar në rrjetet sociale edhe përtej kufinjve të Shqipërisë, na paskësh gjetur një këngë të artistëve zviceranë, kushtuar “shembjes së teatrit”.

Zot i madh, fale se ky kryetar shteti nuk di çfarë bën, çfarë kërkon, çfarë lexon dhe çfarë gërrmon. Zot fale, ky kryetar shtetit ka harruar përse gjendet në Presidencë, në godinën më simbolike të një vendi demokratik. Zot fale, një kryetar shteti që i ka shpallur luftë mediatike (me një tufë mediash që mban nën sqetull) qeverisë, Parlamentit, Policisë Shtetit, ambasadave të vendeve partnere të Shqipërisë, dhe kjo për një fakt të thjeshtë, rrëzimin e Edi Ramës, ose për ta detyruar atë të bëjë “pazarin e rradhës”.

Me një fjalë, “hall pushteti” dhe jo demokracie. Ilir Meta nuk është dhe nuk shihet më si kryetari i shtetit në detyrë, sa kohë merret me kërkime në fb, google, dhe rrjetet e tjera sociale, për të gjetur “mbështetësit dhe përkrahësit e kauzës së teatrit të shembur”. Ai dita me ditë, bën thirrje për “rrëzimin e klikës, krijimin e një fronti të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”. Presidentit në detyrë i ka kaluar me kohë “vijat e kuqe” që e ndajnë atë si kryetar shtetit nga detyrimet e tjera politike. Një kryetar shtetit që sillet si “çun lagje”, herë me Doktorin, herë me Lulzimin, e herë me Monikën, nuk ka gjasa të kryejë asnjë funksion kushtetues për të mirën e zgjidhjes së krizave, apo mosmarrëveshjeve institucionale mes forcave politike.

“Të krijojmë një front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”, bënte thirrje kryetari në detyrë i shtetit, duke na kujtuar “frontin demokratik” të Enver Hoxhës. Po kundër kujt, dhe cilin do të rrëzosh nga froni për të “rivendosur demokacinë”, kur lirinë dhe demokracinë nuk e ke vendosur qysh nga dita e parë në LSI zoti Meta ?

Kundër kujt do të ngresh një “front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”, kur fare mirë e di, se Monika nuk la këpucë, çizme, presion dhe fjalë pa thënë kundër “diktatorit” Rama, dhe asgjë nuk e gjen ? Alibira të tilla, i shërbejnë vetëm Doktorit dhe Lulzimit, por edhe ata ndoshta po ti pyesësh tek e tek, do të ishin kundër jush gjithsesi. Shqipëria zoti Meta, ka 30 vjet që është ndarë nga diktatura, ka 30 vjet që ka vendosur demokracinë funksionale, ashtu siç ka 7 vjet

që ka vendosur shtetin ligjor mbi çdo padrejtësi. Të bësh thirrje për “krijimin e frontit të pëbashkët për rivendosjen e demokracisë”, do të thotë të jetosh me ankthin dhe stresin e ndonjë ndëshkimi ligjor, që mund t’ju vijë jo nga “diktatura” por nga demokracia në veprim. Kur LSI, sulmon ambasadoren e SHBA-së, dhe bën fajtore vetëm qeverinë për mungesën e arritjes së konsensusit, kur LSI, sulmon selitë diplomatike sepse “përkrahin qeverinë dhe Edi Ramën”, nuk do të thotë se “duhet krijuar fronti i rivendosjes së demokracisë” zoti Meta.

Në politikë nuk mund të vegjetosh pafundësisht, duke pritur të mbyllësh pazarin e rradhës për pushtetin. Në politikë nuk mund të mbetesh pafundësisht “lavjerrës” i pavarur zoti Meta, kaq gjë duhet ta ketë thënë Doktori, gjatë kuvendimeve të gjata, për të “mirën” e demokracisë, partisë dhe pasurisë.

4 komente në “Fronti i të keqes, dhe Meta për karshi”

  1. Luiza says:

    O zot na neveritet cdo dite ky maskara ,ky hajdut ky monster, keto fytyra duhet te zhduken fare nga faqja e dheut, boll vodhen qe mos i ngreneshin ato leke vetem ilace i befshin, cfare fronti do te drejtoi ky qelbesire familjarishte, reforma zgjedhore dihet te veri kushte keta qe kane 30 vjete qe e zhvaten kete komb te perjashtohen fare .

  2. Monitor says:

    O zoti Ajazi! Meta ketkon te shkarkohet gjoja per aresye politike, qe ne qoftese e merr SPAK te shes vehten si ki arrestuar dhe i denuar politike, per te mos dhene llogari per pasurite, per pasoj ti ruaj ato.
    Ne rastin me te mire, shkarkimi gjoja per aresye politike e vendos ate ne krye te opozites jashte parlamentare. Problemi i tij aktual eshte Basha. Mesa duket me Bashen do merret se shpejti Berisha!
    Tung!

  3. ilir meta eshte fundi kusise se djegur
    edhe pak dhe ne burg e ka vendin.

    bravoo

  4. Pensionist says:

    Zoti Ajazi nuk je shume i sakte ne titullimin e ketij shkrimi mbi aventurat e ilir metes (mos e merr per gabim gramatikor menyren e shkrimit te emer-mbiemrit te subjektit te shkrimit tuaj).
    ilir meta nuk eshte karshi ”Frontit te se keqes”, por eshte pale, eshte perkrahes, frymezues, nxites, mbrojtes dhe avokat i kesaj te keqeje prej vitesh.
    Ky eshte njeriu i pazareve per interesat e veta dhe jo se i vjen keq per vendin. Eshte nje nga egoistet me te eger, qe ka sot vendi. E krijoi partine per interesat e tij, duke shpjeguar se do te ruante ballancat ne politike, se do punonte per integrimin, se do e çonte perpara Shqiperine, po shume shpejt i doli boja. Merita nuk eshte e PS, por e te ndjerit Dritan Prifti, i cili ka bere ne kohen e duhur scanerin e ketij ”lideri”.
    Karrieristet jane egoistet me te rrezikshem. Shquhen per krenari, per llafollogji, falsitet, duke e hequr veten si njerez parimore.
    Te gjitha cfare jane thene prej personalitetit Dritan Prifti, po vertetohen çdo dite. Nderim dhe respekt per kete burre te ndershem e te drejte, per kontributin e tij per te vertetat rreth sujektit te shkrimit.
    Shkrimi juaj e pasqyron qarte pozicionin aspak normal te te ashtuquajturit kryetar shteti te Shqiperise. Eshte i çekuilibruar, gjithandej shpall armiq, akuzon nderkombetare, pushtetare, parlamentare dhe shpesh eshte larguar nga misioni e atij funksioni te nderuar si perfaqesues i unitetit kombetar. Te ishte treguar pak i mençur, duke mos e pranuar postin e kryetarit te shtetit, ndoshta do te ishte me mire per vete ate dhe Shqiperine. Tani ai eshte duke humbur pike çdo dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje