FOTO: Rama, Basha dhe Meta "ulen" së bashku për birra në lokal

26 Maj 2020, 17:21Lifestyle TEMA
FOTO: Rama, Basha dhe Meta "ulen" së bashku për birra

Pandemia e COVID-19 ka dëmtuar rëndë bizneset në vend.

Masat shtrënguese për të parandaluar coronavirusin, kanë bërë që shumë qytetarë të humbin vendet e punës.

Tashmë që kanë nisur masat lehtësuese, sërish bizneset ankohen për mungesë të xhiros, që sipas tyre vjen për shkak se qytetarët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme.

Për të ironizuar situatën, një biznes në Tiranë ka zgjedhur të vendosë si klientë tre liderët politikë në vend.

Presidenti, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha janë të ulur së bashku në një tavolinë, ku kamerieri u shërben birra.

Kjo është zgjedhur si një formë proteste, për situatën aktuale.

1 komente në “FOTO: Rama, Basha dhe Meta “ulen” së bashku për birra në lokal”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje