Pranga dy personave në Korçë: Kontrabandë ilaçesh dhe cigaresh

26 Maj 2020, 16:53Kronika TEMA

Goditen dy raste të kontrabandës me mallra, ku në pranga ranë 2 persona. Policia ka sekuestruar një sasi pesticidesh pa dokumentacion dhe paketa cigaresh pa pullë fiskale. Në flagrancë u arrestua shtetasi me inicialet A. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. B., 51 vjeç, banues në Pogradec.

Shërbimet e policisë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Plasë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit A. Xh., gjetën një sasi pesticidesh me etiketa në gjuhë të huaja, të dyshuar kontrabandë, sasi të cilën 34-vjeçari ia kishte marrë shtetasit A. B. Gjithashtu në banesën e shtetasit A.Xh., iu gjet një tjetër sasi e konsiderueshme pesticidesh e dyshuar kontrabandë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, si edhe më pas në banesë iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me paketa cigaresh të markave të ndryshme, të dyshuara si kontrabandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

2 komente në “Pranga dy personave në Korçë: Kontrabandë ilaçesh dhe cigaresh”

  1. ? says:

    Bravo Marjan Laca

  2. Elsa says:

    Po mban era shtet. Me ne fund po sistemohet dhe dogana qe eshte sistemi me i degjeneruar per momentin i ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje