Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS, Meta: Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë

24 Maj 2020, 17:32Kronika TEMA

Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Niko Faber.

Ish-deputeti ka ndërruar jetë për si pasojë e një ataku kardiak mëngjesin e kësaj të dielë.

Niko Faber ka qenë deputeti i Partisë Socialiste nga viti 2001 deri në vitin 2005.

Ndërkohë me anë të një postimi në Facebook, presidenti Meta i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

“Lajm shumë i trishtë dhe befasues për mua ndarja nga jeta e ish-deputetit Niko Faber. Kontributi i Tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar.

Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar. Jam pranë familjes Faberi, të afërmve dhe të gjithë miqve të tij në këtë ditë tragjike. I përjetshëm kujtimi i Tij”, shkruan Meta.

 

4 komente në “Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS, Meta: Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë”

  1. zef filipi says:

    Ndahen nga jeta njerzit e mire dhe na ngelen neper kembe
    hajdutet dhe vrasesit, ilir meta dhe sali berisha

  2. Va-Da says:

    Ngushellime familjes !
    Perlotem dhe perulem ketu ne emigrim shume te larget edhe ndaj trupit te te ndjerit Niko , por me nje respekt te vecante ndaj jetes , shpirtit , kujtimit dhe gjitheshkaje qe misheronte Niko si njeri dhe si koleg , mjek veteriner.
    Gjithemone e kam ndjere Nikon jo thjesht si shefin tim zyrtar por me shume se kaq , pra si nje nga koleget me te mire , ose me plotesisht duhet te them si mikun tim , vecanerisht per ne ate kohe qe ne sundoheshim nga disa djaj-komuniste dhe qe ne ate kohe kujdo nga ne mund ti “fluturonte” koka edhe per nje gjysme fjale , por Niko pati burrerine njerezore dhe burrerine profesionale qe jo nje here por dy here , me mencuri ai diti te mbroje te vertetat e punes time si mjek veterinar prej dikujt qe ishte i pa afte profesionalisht , hipokrit tipik dhe intrigant ne karakter , por edhe nga dikush tjeter qe vepronte si shpifes-spiune dhe qe populli e njihte nen ze si 1200 .
    Ne anen tjeter ata munden qe ti ndryshonin zyren e punes Nikos , por nuk munden ti ndryshojne karakterin e tij . Niko kishte mundur ti kuptonte nje per nje kush , si dhe pse e cvendosen ne ate kohe Nikon , por Niko ishte i vetedijshem se si atij I duhet qe te shpetonte nga ai batak zorzopesh .
    Chicago

  3. hysa says:

    Nje nga njerezit me te mire e te ndershem qe ka pasur Korca, pavaresisht se ne ckrah politik ka qene! Vertet qe njerez te tille ka shume pak dhe I mungojne ketij vendi . Ngushelline familjes!

  4. ILIA Saro says:

    Humbja e Niko Faberit eshte shume e trishte,per ata qe e kane njohur!
    I ri ,elegant,i qete ,perkrah ILAS DHE NANDIT si nje basketbollist i Skenderbeut.
    Energjik,i urte,i matur,i dashur ne pune.Te gjithe e respektonim.Nuk ja degjuam nje here zerin e larte.
    Rrethi yne potent ,gjithnje do te nderohej,ne Seksionin e Bujqesise ku udhehiqte Niko.
    Eshte e veshtire ta imagjinosh kete per Nikon.Mezi shpreh:Dheri i qofte i lehte,Zoti e mbajte prane!
    Ngushellime te Sinqerta: Familjes,
    te Afermeve,Miqve!
    ILIA Saro , CHICAGO , U.S.A.
    ????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje