Rama i bindur të mos 'heqë dorë' nga ëndrrat, e nis ditën me fjalët e Steve Jobs

26 Maj 2020, 08:26Politika TEMA
Rama i bindur të mos 'heqë dorë' nga

Kryeministri Edi Rama ka vendosur ta nisë ditën me një shprehje nga themeluesi i “Apple”, Steve Jobs, në të cilën thuhet se nuk duhet të heqësh dorë nga ëndrrat.

“Çdo ëndërr nga e cila ti heq dorë është një copëz e së ardhmes që pushon së ekzistuari”, shkruhet në foton që ka publikuar Rama, së bashku me emrin e manjatit amerikan që nuk jeton më që prej viti 2011.

Por ajo që bie në sy është se emri i Steve Jobs është shkruar gabim, pasi në foto shkruhet Stive dhe jo Steve, që është emri i vërtetë i Jobs.

Nuk e dimë nëse ky është një gabim shpejtësie apo jo, por Rama bën mirë që t’i kontrollojë herë tjetër ato që poston.

1 komente në “Rama i bindur të mos ‘heqë dorë’ nga ëndrrat, e nis ditën me fjalët e Steve Jobs”

  1. Zigur Qarri says:

    Endrrat e Steve Jobs jan endrrat e atyre çojn para qytetrimin,qe lehtesojn jeten e njeriut,ndersa endrrat e Edvin D’Rames jan si
    endrrat e hitlerit,endrra qe shkaktojn trauma njerezimit,regres,zhgenjim,urrejtje,mashtrim,korrupsion,regres,varferi ekonomike,
    ambientale dhe kuturore.Le te shpresojm se Edvin D’Ram do te jete i çmenduri i fundit qe vjen ne pushttet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje