‘Tym i bardhë’ nga tryeza e Reformës Zgjedhore, periudha e zgjedhjeve do mbahet një muaj, ja muajt kur do të votojnë shqiptarët

26 Maj 2020, 12:27Politika TEMA

‘Tym i bardhë’ nga tryeza për Reformën Zgjedhore.

Pranohet sugjerimi i opozitës për shkurtimin e periudhës zgjedhore nga 3 muaj në 1 të vetëm.

Gjithashtu është arritur dakordësi edhe për periudhën e votimit. Shqiptarët do të votojnë nga 15 prill-15 maj dhe nga 15 tetori – 15 nëntor.

Palët kanë rrëzuar propozimin e opozitës për zhvillimin e zgjedhjeve në periudhën shtator-tetor.

Ndërkohë vijon puna për shqyrtimin e pikave të tjera. Palët janë zotuar se Reformën Zgjedhore do ta mbyllin deri më 31 maj të 2020.

Palët janë në një mendje, për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor pasi sipas tyre kërkon kohë dhe e vetmja që ka dalë kundër është Hajdari.

Përveç dakordësive, palët kanë shfaqur ndasi përsa i përket administratës zgjedhore, kolegjit zgjedhor dhe votimit elektronik dhe qeverisë kujdestare.

4 komente në “‘Tym i bardhë’ nga tryeza e Reformës Zgjedhore, periudha e zgjedhjeve do mbahet një muaj, ja muajt kur do të votojnë shqiptarët”

  1. ERTV says:

    Hajde tym i bardhë, hajde!
    Dmth, tym i bardhë se nuk ndryshojmë kodin.
    Vetëm gjëra kozmetike por jo substanciale.
    NUK NDRYSHOJMË MËNYRËN E PËRFAQËSIMIT SE NUK KEMI KOHË !??.
    Dmth, nuk ju do trapi me konsensus prandaj e zvarisnin se kohë kanë pas boll kaq vjet..
    Si perfundim këta janë që të gjithë plehra nga i njëjti KAZAN.

  2. Boo says:

    E ju deri tani keni zgjidh vetem kur do votojme??? Imagjino per problemet madhore.
    Se kur do votojme gjys ore muhabet eshte para ose pas plazit ca debilash.

  3. Tironci says:

    Te dy partite si PD ashtu edhe PS, nuk duan qe te ndryshohet kodi Zgjedor.
    Kryetaret e partive i vendosin vete emrat ne lista, pra me numra persh. 1 deri tek 15 qe do te thote se numrat e pare zgjidhen si deputete fitojne apo jo si parti, pra e kane vendin te sigurte-.
    Pra ne qofte se qytetaret nuk e duan lulin apo edin, ata perseri e kane vendin ne fillim te listes dhe zgjidhen deputet. Kjo eshte nje mashtrim per popullin. Perse te mos behet qe populli vete ti zgjedhi deputetet direkt ne zonat e tyre elektorale dhe jo te votojne partite dhe partia te vendosi se kush do behet deputet.
    Keto jane poshtersi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje