Dita ditës aleatët e opozitës po shfaqen të zhgënjyer me sjelljen e PD dhe LSI në lidhje me ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Pa shumë zhurmë dhe larg vëmendjes se mediave aleatët e Lulzim Bashës zhvilluan një takim informal ku ndanë shqetësimet e tyre për ndryshimet qe te mëdhenjtë po i bëjnë kodit elektoral në dëm të të vegjëlve.
Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste mendon se kohë për ndryshim sistemi ka por nuk ka vullnet, jo vetëm nga PS, por edhe nga dy aleatët e mëdhenj PD dhe LSI.
Nga tryeza e këshillit politik, aleati i Bashës është i bindur se kodit aktual do i bëhen vetëm arnime.
Aleatët e Partisë Demokratike, pak muaj me parë, propozuan një formulë te re për regjistrimin ne zgjedhje, duke kërkuar një grupim politik brenda koalicionit. Kërkesë, e cila është rrëzuar.
Aleatët do e shtojnë presionin e tyre, por ne kushtet kur afatet nuk janë ne anën e tyre rruga e vetme do jenë thirrjet individuale ndaj mbështetësve te tyre ditën e zgjedhjeve.
Agron Duka konfirmon se kritikat dhe mendimi ndryshe brenda aleatëve nuk e lëkundin koalicionin dhe as nuk do prodhojnë largim te tij nga boshti opozitar.
Pu, cpo ju bon luli ketyne aleateve te rendesishem, ka xhelozi, per inat te tyne s’do vete me I fitu zgjedhjet eh luli, luli