Aleanca për Teatrin "kap" slloganin e Metës, Budina: Të lidhim Besëlidhjen, do ngulim flamurin kombëtar në shesh

27 Maj 2020, 17:51Politika TEMA

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është ndalur sot për peticionin në Lezhë ku janë mbledhur firma për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Ky është qyteti i katërt verior ku ndalet Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit teksa fjalën  e ka nisur regjisori Robert Budina.

Budina tha se në Lezhë Aleanca ka ardhur për të lidhur Besëlidhjen nëpërmjet peticionit. Regjisori paralajmëroi se do ketë një manifestim gjigand në Tiranë pasi të ketë mbaruar turi i peticionit teksa shprehet se në mënyrë simbolike do ngulet në sheshin e Teatit Kombëtar, flamuri shqiptar, që ra gjatë shembjes së Teatrit.

”Kemi ardhur të lidhim Besëlidhjen. Të lidhim besën me atë peticionin dhe të organizojmë më pas një manifestim gjigand dhe të ngulim në sheshin e Teatrit Kombëtar flamurin kombëtar.

Që ai kryeministri e hodhi gjatë shembjes. Demokracia është një maratonë e gjatë dhe duhet të luftojmë, të ndërtojmë institucionin e rezistencës që e bëmë në 2 vite e gjysëm.”- tha Budina,

4 komente në “Aleanca për Teatrin “kap” slloganin e Metës, Budina: Të lidhim Besëlidhjen, do ngulim flamurin kombëtar në shesh”

  1. Sala says:

    Po clidhje ke ti me flamurin,o ushtar besnik i Vojnices,me bishtin po,se ate ju la ne dore Luli,ky tjetri prap bishtin do ju lej,po me nje ndryshim,me te trashe.

  2. ???? says:

    Mashtrues!! Doni të bëni para me politikën tani .

  3. Zigur Qarri says:

    Rama: Ilir Meta presidenti më i mirë deri më sot, nuk ka gabuar kurrë.Meta: Rama përfaqësues i lobit serb në SHBA.
    Edita Tahiri: Idenë për shkëmbim territoresh e solli Edi Rama te Thaçi nga Beogradi.Ish- kryenegociatorja në bisedimet
    Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se idenë për shkëmbimin e territoreve të cilën e ka shpalosur Presidenti Thaçi gjatë
    vitit të kaluar, e ka sjellë nga Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar, Edi Rama. Këtë ajo thotë të ketë zbuluar gjatë
    kohës sa ishte ende në detyrë për dialogun në mes Kosovës dhe Serisë.Emërimi i Gent Cakajt është një veprim djallëzor
    i kryeministrit Edi Rama. Nuk është problemi te individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ai është duke kërkuar persona, me
    gjasa, me prirje për dakordësi në ndryshimin e kufijve të Kosovës”, tha Tahiri.

  4. is says:

    Je mësuar ti tani, e ke bërë të udhët zënien e objekteve dhe hapësirave publike!
    O i pa aftë! Kujton se je në rol, të cilit nuk ja ke mësuar aq mirë teksin, pasi je akoma në prova!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje