Karmina ka vendosur të lexojë një libër për Vasil Laçin

27 Maj 2020, 21:02Antena TEMA

Karmina sot u gjet bosh para fansave të saj, të cilët e pyetën se çfarë mendon për Vasil Laçin.

Pas leximit të librit të Merlin Monros ajo kishte vedosur të mos lexonte më libra, se mund të zhgënjehej.

Pastaj dikush i tha se që të shmangte zhgënjimin, duhet të lexonte libra me porosi.

Dhe ajo porositi një shoqe të saj të bënte libër, duke i premtuar se kjo do t’ia paguante.

Kur e mori vesh ajo që i kishte sugjeruar libra me porosi, u trondit.

-Unë të thashë të lexosh libra me porosi, d.m.th t’i zgjedhësh, jo të porosisësh libra, sikur porosit të brendshme, i tha ajo.

-Ua sa çudi, tha Karmina. Si qenka kjo botë e librit, ndryshe nga bota e modës.

Në botën e modës një gjë që e do, e porosit, e ta bëjnë si të duash.

Në botën e librit e bëjnë si të duan vetë,  e ti duhet ta lexosh.

Ndaj sot kur e pyetën fansat për Vasil Laçin, u gjend pak keq.

Në fillim mendoi se ishte aktor, pasi e kishte parë në një film.

Pastaj kërkoi në Googel dhe e gjeti.

Bëhej fjalë për një djalë që kishte qëlluar Mbretin Viktor Emanueli ndërsa vizitonte Shqipërinë gjatë luftës italo- greke.

Pastaj pa se italianët e kishin dënuar si agjent grek që qëlloi mbi Mbretin italian, pse ky kishte sulmuar Greqinë.

Pastaj më pas komunizmi e kishte bërë hero shqiptar, se ai kishte qëlluar mbi Mbretin italin që të vendosej komunizmi.

E paqartë se si t’u përgjigjej fansave, i hodhi dhe një sy postimeve të Ilir Metës.

Ai e çmonte më shumë se komunistët dhe bënte thirrje, që ashtu si Vasil Laçi, duhet të sillemi ndaj pushtuesve të huaj amerikanë.

Pa komentet poshtë dhe kuptoi që tani në vend të Viktor Emanuelit është Yuri Kim dhe ambasadori italian.

Më në fund u sqarua dhe vendosi të sqarojë fansat e saj:

“Të dashur fansa!

Unë e adhuroj Vasil Laçin.

Ai ka bërë një gjest heroik duke qëlluar ndaj fuqive të mëdha, për të treguar se shqiptarët duhet të jetojnë të pavarur.

Dhe ne duhet të revoltohemi ndaj fuqive të mëdha, që na kanë mbyllur në Shqipëri.

Mua më vijnë ftesa nga Kalifornia, nga Los Angelos e nga Manhatani, dhe nuk më japin vizë.

As mua, as Zenit, askujt. Pse? Sepse duam pavarësinë e Shqipërisë dhe duam të jemi vend i pavarur.

Merlin Monro ka thënë se të jesh i pavarur do të thotë të jesh vetvetja.

Këta nuk na lënë të jemi vetvetja.

Ndaj e adhuroj atë që ka bërë Vasil Laçi.

Do porosis një libër për të.”

2 komente në “Karmina ka vendosur të lexojë një libër për Vasil Laçin”

  1. Damiano says:

    Kjo rubrike nuk eshte me e para, pa shkencetarin taulant

  2. Zuccherina Berisha says:

    Karmina te duam!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje