Pas lajmit se Edi Rama ka vendosur që prej tetorit deri në mars të shpallë “Të dielën pa makina”, shumë fansa të Karminës i kërkojnë asaj si njeri karizmatik, të shprehet kundër kësaj nisme të qeverisë dhe të udhëheqë protestat.
Ja si iu përgjigjet Karmina:
“Të dashur fansa.
E kuptoj që jeni zemëruar me mua pse nuk kam reaguar menjeherë.
Fokusi im është tek lejimi i fluturimeve jashtë vendit, dhe në fakt e gjeta veten të papërgatitur për këtë ngjarje.
Të them të drejtën nuk para e kuptoj këtë shqetësim, ngaqë unë fundjavat i kaloj në Vjenë, ose Paris.
Aty me sa kam parë lejohen makinat të dielë.
Pamvarësisht kësaj, unë përgjithësisht jetoj në hotele të shtrenjta dhe aty ka shërbim taksi të përfshira në shërbimet e mija për hotelin, si blogere.
Kjo ma ka ndryshuar shumë stilin e jetës dhe fare papritur kuptova se ka plot njerëz që i kalojnë fundjavat në Shqipëri dhe Tiranë, dhe ata duan makinë.
Kjo më duket gjë e drejtë.
Tani që po e mendoj, ju keni të drejtë të kërkoni të udhëtoni me makinat tuaja në hotelet dhe restorantet e Shqipërisë.
Pamvarësisht se ato nuk janë si të Vjenës apo Parisit, por është e rëndësishme që ato u shërbejnë shumë njerëzve.
Merlin Monro ka thënë se jeta është shumatore e fundjavave dhe njerëzve të dashur.
Ndaj në këtë pikë jam dakord me ju, që përveçse duhet të hapen kufijtë, duhet të lejohen dhe makinat në fundjavë.
Edi Rama me siguri e ka bërë këtë ngaqë nuk i jep makinës vetë.
Por dhe babi i Zenit nuk i jep makinës vet, por të tjerët i lejon t’i japin.
Edi Rama me sa duket është xheloz që të tjerët udhëtojnë sipas qejfit të tyre.
Unë ju siguroj gjithë mbëhstetjen time dhe do flas dhe me sponsorët e mi të shumtë në hotelet me pesë yje në Austri dhe Francë, ta bëjnë këtë çështje ndërkombëtare.
Sapo të hapet udhëtimi i parë për jashtë do merrem vetëm me këtë çështje.
Ua premtoj me gjithë zemër.”
Na i beni te ditur edhe ne qe duam te fluturojme drejt Tiranes, ju lutemi! Thjeshte nje iformazion.
Te duam shume Karmina!