Kreu i shoqatës së transportit urban Rixhin Qosja ka qenë i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, ku ka folur më gjatë se kur do rifillojë transporti urban dhe si do funsionojë.
A ka ndonjë plan që ka dalë se kur do hapet transporti?
Rixhin Qosja: Konkret jo, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës janë në kontakte për të gjetur këto modalitetet e fundit, për protokollin e sigurisë, për mënyrën e operimit, skemën financiare që do funksionojë ky shërbim sepse është shumë e rëndësishme dhe unë shpresoj të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Një datë fikse nuk di ta them për momentin.
Cilat janë masat e sigurisë që pretendohen se do merren?
Rixhin Qosja: Ne jemi munduar të adaptojmë ato protokolle sigurie që ka bërë edhe Europa dhe Kosova. Në një mjet transporti publik nuk do qarkulloojnë dot më shumë se 25 ose 30 persona në të njëjtën kohë.
Cili është maksimumi i kapacitetit?
Rixhin Qosja: Në një mjet urban që është 12 metra i gjatë qëndrojnë ulur dhe në këmbë 100 pasagjerë, ndërsa tani mendohet të reduktohet në 25-30.
“Kur do hapet transporti urban”,pastaj lexon artikullin dhe zoteria qe intervistohet thote “nje date fikse nuk di ta them”! Ma hodhet njehere,ska per te ndodhur dy here,lamtumire gazeta Tema.
Mire nuk me vjen,pr do ta them . Per Ju te mos kete pike meshire, sepse para izolimit , ju tepafryret , ne piskun e vaper ,kur djersa te kullonte ne fund te kembeve ,apo ne dimer kur dridheshe nga te ftohtit , edhe pse e rritet cmimin e biletes, nuk i ndiznit kurre kondicioneret. Edhe kur i pyesje shoferin apo fatorinon te thoshin : ” Eshte keputur rripi” Jo vetem popullin e benit sallat,per edhe talleshit. Kurre mos qekullofshit!
Mire nuk me vjen,por do ta them . Per Ju te mos kete pike meshire, sepse para izolimit , ju tepafryret , ne piskun e vapes ,kur djersa te kullonte ne fund te kembeve ,apo ne dimer kur dridheshe nga te ftohtit , edhe pse e rritet cmimin e biletes, nuk i ndiznit kurre kondicioneret. Edhe kur i pyesje shoferin apo fatorinon te thoshin : ” Eshte keputur rripi” Jo vetem popullin e benit sallat,per edhe talleshit. Kurre mos qekullofshit!