Panucci drejt një aventure me klubin që ka prerë biletën për në Europë

27 Maj 2020, 16:00Sport TEMA

Harmonia në grup mungonte dhe tekniku italian nuk arriti të gjente dot çelësin e komunikimin me lojtarët. Por mesa duket, eksperienca me Shqipërinë është hedhur pas krahëve, teksa Panucci ka vendosur t’i japë fund pushimeve dhe është drejt një aventure të re.

E ardhmja e tij pritet të jetë në Belgjikë ku raportohet se është në bisedime me ekipin elitar Standard Liege.

Gazetari Nicolò Schira shkruan në “Twitter” se ish-trajneri i kuqezinjve mund të ulet në stolin e Standard Liege.

Ndërkohë kujtojmë se kampionati në Belgjikë u pezullua përfundimisht, ndërsa ekipi që mund të drejtohet nga tekniku Italian e mbylli në vendin e 5-të, i cili i mundëson një biletë për në kualifikueset e Europa League.

1 komente në “Panucci drejt një aventure me klubin që ka prerë biletën për në Europë”

  1. tifozi says:

    Dikur, kur i madhi Loro Borici ishte trajneri i kombetares tone, shkodranet kishin nje shprehje:
    “Si lojtar, Loro meriton qe te heqim Skenderbeun dhe te veme Loron ne kale ne vend te tij. Si trajner, meriton qe te heqim kalin dhe te veme Loron”. Keshtu edhe puna e Bonucit. Si lojtar ka qene fantastik. Si trajner, meriton ta veme poshte kalit te Skenderbeut, se ma zi se Loro e coi kombetaren tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje