Ilir Meta ka zgjedhur sot të mbajë ceremoninë e dekorimit të Vasil Laçit, edhe pse dekreti u bë i ditur që në 31 dhjetor 2019.
Atentatori i mbretit italian Viktor Emanueli III ka marrë pas vdekjes “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Ai u ekzekutuar pas atentatit të dështuar në vitin 1941.
Por për Ilir Metën, Laçi tregoi se liria është gjëja më e çmuar dhe se ajo duhet mbrojtur me çdo kusht,
Fjala e plotë:
“Sot me rastin e 79-vjetorit të kalimit në përjetësi të Heroit të Popullit, Vasil Laçi, kam nderin t’i akordoj Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, atë të Flamurit Kombëtar.
Një djalosh nëntëmbëdhjetë vjeçar, i shtyrë vetëm nga liria dhe atdhedashuria kreu një akt heroik e vetëflijues që do mbetej në historinë e popullit shqiptar si simbol i qëndresës dhe i rezistencës ndaj pushtimit dhe tiranisë.
I veshur me kostum kombëtar shqipëtar ai i tregoi pushtuesve, kuislingëve vendas dhe mbarë botës se populli ynë nuk i nënshtrohet kurrë asnjë armiku, të jashtëm apo të brendshëm.
Se liria është gjëja më e çmuar për ne! Se ajo mbrohet me çdo akt e sakrificë.
Vasil Laçi nuk ishte i shtyrë nga ideologjitë e kohës.
Por, diçka tjetër shumë më e madhe dhe më e fortë e shtyu Vasilin të kryente atë akt patriotik.
Ky ishte vetëm ideali dhe ndjenjat e krenarisë kombëtare.
‘E bëra për Shqipërinë!’ tha ai gjatë torturave dhe përpara ekzekutimit.
Një guxim i tillë i dha zemër një populli të tërë dhe shërbeu si frymëzim për Lëvizjen Anti-fashiste Nacional Çlirimtare, duke sjellë çlirimin e vendit dhe lirinë e popullit tonë nga pushtuesit.
Madhështia e vërtetë e gjestit të tij është se ai u mëson brezave edhe sot që një njeri i vetëm mund të kontribuojë për të dhënë një mesazh të madh dhe frymëzues.
Se çdo individ i thjeshtë mund të bëjë pjesën e tij në luftën kundër pushtimit dhe çdo lloj tiranie.
Se një zjarr patriotizmi në zemrën e një njeriu të thjeshtë mund të sjellë një dritë të madhe në terrin e shtypjes, pushtimit dhe sundimit të një populli.
Një shqiptar zemërluan tronditi një nga perandoritë më të mëdha të kohës.
Vasil Laçi mbetet hero edhe i ditëve të sotme. Duke i kujtuar brezave se liria nuk dhurohet por fitohet.
Se çdo formë tiranie kërkon qëndresë, reagim individual por edhe kombëtar.
Një popull që harron të kaluarën nuk e gjen dot rrugën për të ardhmen e tij për liri.
Ndaj edhe ne duhet të edukojmë më shumë brezat e rinj mbi historinë e heronjve tanë që ata të mësojnë dhe kuptojnë se sa e shtrenjtë ka qenë dhe është liria që ne gëzojmë sot.
Një liri, që nuk u fitua një herë e përgjithmonë dhe që nuk mund kurrë të jetë e tillë, por që duhet ruajtur dita-ditës ndaj çdo forme diktature apo tiranie.
Ndaj çdo regjimi të çdo kohe që shtyp lirinë e fjalës, të mendimit, dhe të drejtave themeltare për të jetuar një jetë të denjë, sovrane dhe me integritet.
Populli shqiptar është një popull i pasur pasi ka në gjirin e vet të rinj e të reja, punëtorë dhe intelektualë, njerëz të zakonshëm të cilët e duan Shqipërinë dhe do përballen gjithnjë kundër çdo tiranie, madje njerëzit e thjeshtë japin shembujt më të mirë kur elitat korruptohen me tiranitë vendase apo të huaja.
‘E vetmja gjë që lejon të keqen të triumfojë është kur njerëzit e mirë vendosin të mos bëjnë asgjë,’ – tha shtetari dhe filozofi britanik Edmund Burke.
‘Rroftë Shqipëria e lirë!’ ishte thirrja e fundit e Vasil Laçit, e cila vazhdon të bëjë jehonë edhe sot.
Ne nderojmë e krenohemi me të gjithë heronjtë tanë, por edhe me njerëzit e thjeshtë të mrekullueshëm, trima e patriotë që ka Shqipëria, të cilët në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të tyre nuk do lejojnë kurrë të shtypen e dhunohen më nga asnjë tirani.
Falë kësaj dashurie për lirinë, shqiptarët nuk do kthehen më kurrë në diktaturë, dhe i madh e i vogël në këtë vend nuk do lejojë instalimin e asnjë regjimi tiranik dhe anti-kombëtar, por ata do ecin përpara krenarë dhe me dinjitet drejtë së ardhmes demokratike dhe evropiane të vendit, një ëndërr lirie e heroit tonë Vasil Laçi, një ëndërr e çdo të riu shqiptar edhe sot e përgjithmonë”.
Bravo Like hajduti,kujton se me keto shou do impresionosh shqiptaret,kot e ke,ti nuk mundesh te heqesh damken e hajdutit nga vehtja,Gimi me tha mua aty te 7% !!!!!!
Likja eshte rende,shume rende.I ka ik mendorja complet.Ditet e ardheshme do behet me keq.Duhet kujdes shendetsor,para se t’ja beje bam.
Ben thirrje per atentate ky presidenti yne.Po jepi nje pistolet Tit Vacilit ose Mones ke dhe ate Loqe Manjanin apo ketyre u dhemb bytha dhe do te futesh ndonje budalla.
Presidenti paska rreshqit. Edhe hajdut edhe moralist nuk behesh dot, o fshatare.
KY DO JA FUSI VETES ME DUKET
ESHTE SHUME RENDE
KUJTON SE DO E MBROJ SALIU
PO SALIU ESHTE DHELPER PLAKE
Meta, e di cka, hyr ne histori te popullit shqiptar, perserite aktin qe beri heroi yt Alende.
Ka rendesi edhe vendi ku e kryen kete akt sublim per historine.
Aktin sublim beje tende ne “Vilen ne Gjirin e Lalzit” , trupin kerke te ta djegin, hirin ne deti ta gjuajne qe ta mbrosh Shqiperine nga Bajlozi i Detit.
Pastaj ne “Vilen” e shpallim monument kulture dhe e quajme ashtu si “Vendvarrimin e Skenderbeut” dyte “Vendvetmbytja e Ilir Metes” dhe behet vendi nr 1 per peligrinazh ne Shqiperi.
Vilat e LALZIT te behete zone red light, vend i bukur.
Kushtrimi i presihorit
KUSARE…VRASES …. GANGSTERE …. MAFIOZE
TE MBARE SHQIPERISE BASHKOHUNI !
Eshte lufta finale
Vendimtare mbi dhe
Mbarnacionale
Eshte Bota e re !
Ndryshe Laleza Farka
E miliona te vjedhura
Nuk do kete me per ne!
Eshte lufta finale
Per te shpetuar Koken
Ndryshe ne Rec perjete
Do ta hame Rroten!