Psikodrama e munguar e agjentit serb Edi Rama

27 Maj 2020, 09:53Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Ka qenë paradoksalisht dita më e qetë politike pas shembjes së teatrit, megjithëse ka qenë edhe dita e parë, pas momentit kur Presidenti i Republikës formuloi për herë të parë akuza tejet të rënda publike për kryeministrin, që e konsiderojnë këtë të fundit si një antenë serbe në politikën shqiptare. Asnjë deklaratë, thuajse asnjë polemikë, por vetëm mitingje për teatrin në provincë dhe raste të reja me koronavirus. Një ditë normale shqiptare, pa agjentë, thika dhe helm!

Që Rama të mos denjojë të përgjigjet ndaj sulmeve të Ilir Metës, ky është një refleks i vjetër i tij, që vazhdon prej momentit kur Meta është ulur në postin e kreut të shtetit. Ka qenë rregullisht taktikë e kryeministrit të anashkalojë dhe të devijojë me batuta të shkurtra apo me shpoti kalimtare, akuzat e presidentit. Rama ka refuzuar të hyjë në lojë luftash me Metën dhe ka dhënë përgjigje pa ngjyrë për akuzat konkrete të ish-aleatit të tij.

Lëkura e trashë e kryeministrit nuk u prek nga sulmet e presidentit as në dy mars, kur ky i fundit bëri kërcënimet më serioze në drejtim të maxhorancës aktuale.

Në 24 orët e fundit Ilir Meta e rriti dozën. Ai deklaroi se disponon prova se Edi Rama punon për llogari të “lobit proserb në Uashington”. Një pohim që duhej të kishte ndezur flakë studiot e televizioneve, podiumet e konferencave të shtypit, selitë e partive dhe rrjetet sociale. Asgjë e tillë nuk ndodhi. S’ka qenë vetëm Rama që ka heshtur për turbofolkun me agjenturë serbe të Presidentit. Edhe PD, e madje edhe partia e Metës, LSI, të cilat organizojnë konferenca shtypi edhe kur një këngëtar tallavaje akuzon qeverinë, heshtën në mënyrë domethënëse të martën.

Nuk ka qenë një lapsus organizativ dhe as ndonjë amnezi e papritur kolektive, e një grupimi që konferencat e shtypit i ka tashmë sport të preferuar ditor.

Arsyeja e vetme e heshtjes opozitare për akuzat e presidentit ka shkakun më banal të imagjinueshëm: fjalët e Ilir Metës nuk i mori dot seriozisht askush. As Petrit Vasili!

Akuza për shërbim ndaj Serbisë është e lashtë dhe e (keq)përdorur me bollëk në viset shqiptare. Në Kosovë dhe Shqipëri të sulmosh dikë me termin “spiun i serbit” është njëlloj si ta quash “hajdut”, “kriminel” apo “horr”. Motivet që e kanë shtyrë kreun e shtetit të hyjë në këtë “gjiriz verbal”, të cilin s’e beson askush, i di vetëm ai vetë. Ashtu siç e di që kur ngre akuza serioze, të cilat refuzon t’i provojë, retorika bëhet edhe më e lodhur.

Ilir Meta deklaroi gjëra që nuk mund ta lenë të flejë normalisht një president republike. Ai nuk është më në karrigen e kryetarit të partisë, ku mund të akuzojë dhe të thotë “kur të vijë koha, do nxjerr faktet që kam në sirtar”. Kreu i një shteti, kur mëson se kryeministri që ka dekretuar punon për një fuqi armike, bën gjithçka, përveçse atë që bëri Ilir Meta pasi mbaroi emisioni tek Tv Klani. Domethënë asgjë! Duhej të ishin mbledhur me urgjencë të gjitha institucionet e sigurisë kombëtare, të përfshihej drejtësia, parlamenti dhe partitë politike. Një kryeministër i rekrutuar, sipas dëshmisë së presidentit, s’mund të rrijë asnjë sekondë në postin që mban.

E megjithatë sot ra shi, trafiku i rënduar u rikthye i plotfuqishëm në rrugët tona, një “VIP” i pirë shau politikanët dhe një baba me katër fëmijë vrau veten në Sarandë. Gjithçka e përditshme u pa në këtë 26 maj, por jo një mega-skandal që shembi muret e shtetit, për shkak se kryeministri rezultoi agjent serb, me gojën e kryetarit të shtetit.

E gjitha kjo psiko-dramë e munguar e ka një shkak: akuzat bajate për spiunazh në favor të Serbisë janë një gjellë e pangrënshme! Prandaj edhe zhurma për konfliktin e tij me ambasadoren amerikane (një lajm i vërtetë ky!), zuri faqet e para të shtypit, kurse akuzat prej detektivi ndaj Edi Ramës, vetëm sa bënë të venë buzën në gaz ata që i dëgjuan dhe u harruan sapo hynë reklamat televizive të radhës. Sepse i pari që nuk i beson akuzat e Ilir Metës, është Ilir Meta!

20 komente në “Psikodrama e munguar e agjentit serb Edi Rama”

  1. Justicia says:

    Pse e ve ne dyshim ti Skender që e gjithë elita e politikes Shqiptare është e kapur, firmosin nëpër bordero jashtë dhe për shkak te pushtetit jane gati te bëjnë marrevrshje me kedo…
    Dhe kjo jo sot..
    Por e tille politika Shqiptare ka qe nga koha e Skenderbeut..
    Keta janë djajë.
    Dhe djajte mund të bëjnë gjithçka …

    1. timo says:

      Këtë thotë edhe Minxhzi që me këtë “punë” meru ti, Justicia, jo Presidenti.

  2. Ceni says:

    Ashtu eshte. Iliri ka marre fund. Historite me spiun e tradheti nuk i ha kush.

  3. Arsimi -Prishtine says:

    Po Flamur Noka qe eshte bashkepunetor me letra iUDB-es c`te bejme me te?!.

  4. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Keta hajdutet dhe kriminelet e sotem,akuzojne enverin se sajonte dhe akuzonte per agjente dhe agjentura te sajuara….
    Dhe sot keta na nxjerin e akuzojne njeri tjetrin me keq nga enveri!!!
    Akuzojne njeri tjetrin per vjedhje e krime dhe te gjithe hiqen si shenjtore.
    Kane filluar te shajne imperialustet dhe pastaj kerkojne hetim nderkombetar per cdo problem..

  5. Princi says:

    Te gjithe e injorojne vetem ti jo !

  6. MONDI says:

    Ke bere nje arnalize qe nuk mund ti heqesh asnje presje.
    Je i perkryer Z. Minxhozi .
    Te admiroj per arnalizen e bere , je fantastik .
    I ke vendosur me te vertete pikat mbi I .

  7. Lik says:

    Besoj se do I pelqente Metes ta rekrutonin n.q.s do shpetonte nga reforma ne drejtesi….por me sa duket as UDB-ja nuk ja zgjidh dot hallin qe ka.

  8. rojtari says:

    Te gjithe e anashkalojne papaergjeshmerine e ketij karagjozi me kostum presidencial kur deklaroi se :Prisni kete jave se do ndodhe diçka ne Kosove kur paralelisht nga ky monster beheshin akuza per Kryeministrin Edi Rama si i vene nga Serbet per çeshtje kombetare!A thua valle qe nacionalistet si A.Kurti dhe I.Meta kane kurdisur per kete jave ndonje çudi fondamentaliste!Nacionalizmi eshte strofulla e fundit e maskarenjeve e kete tashme e di mire i gjithe populli Shqipetar
    Valle çka pergatitur keta narsese per kombin Shqipetar,mbetet per tu pare uroje te mos vetvriten te dy si Salvadore Alende,ndaj lidhini qente e terbuar perpara se te kafshojne ndonje te pafajshem!

  9. siringa says:

    Kulmi është tamam ky : nuk ja var me as Tit Vasili!!!

  10. Trotski says:

    Si Shqiperia dhe Kosova kane hyre ne nje akt Komedie.Ne Shqiperi Presidenti Meta e ka humbur Busullen dhe shigjeta i tregon vetem Edi Ramen ,po ashtu dhe Albin Kurtit ,Kryeminister i paligjshem ne detyre ,shigjeta i tregon Hashim Thacin ,President .Qe te dy keta Koqe kandari sikur e kane bere me Llaf bashke -fantazojne telenovela me Spiuna Serbe ,ndersa me nje analize te holle jane vete ata qe me Veprimtarine e tyre çojne UJE ne Mullirin e Serbit dhe luftojne te Destabilizojne Jeten ne Shqiperi dhe Kosove per te shpetuar Sumen e tyre.

  11. Tani says:

    Minxhozi, e more kocken e dites nga Rama?!

  12. Korabi says:

    O Skender,harrove se Albin Kurti te Krasta deklaroj se i beson plotesiisht presidentit Meta?! Pra kemi Meten ne Shqiperi dhe Kurtin ne Kosove qe jane rreshtuar kunder Amerikes.

  13. luka says:

    Ku do jete futur valle keshilltari famekeq i Metes, Ted Blushi, mor amon???

  14. Dajti says:

    Dy “patriot” ka shqypnia,Like Floririn dhe Albin Debilin,foli Like hajduti per lobimin serb,miratoi Albin koqja,i cili tha: “Jam dakord me ato qe tha presidenti”.Pse kjo dyshe ka te njejtin mendm per cdo gje?!

  15. american16al says:

    Serbi dhe greku nuk ka nevoje te nderhyjne se shqipetaret i prishin pune njeri-tjetrit me kenaqesine me te madhe, turp per politikane ordinere qe keni, pa rybe dhe imam.shikoni emisionet e top Chanal shkaterrimtare per edukimin e rinise ky eshte drejtimi qe politikanet se bashku me popullin qe i ka zgjedhur po cojne kombin drejte gremines!

  16. Ermal berati says:

    Nga paguheshper keto etikime or gazetaruc idiot. A ke dokumenta per kete akuze apo foloe fole se dicka do mbetet. Meni njerez pa dinjitet.e

  17. Artan Duka says:

    Po ky Skenderi shkruan gjera te pergjitshme pasi eshte gazetari i majte, madje shkrimi i tij ka nje handikap themelor titulli i shkimit eshte nje pohim i forte qe Edi Rama eshte nje spiun Serne, ndersa permbajtja e shkrimit ka disa argumenat shume te dobete se gjoja mungojne argumenta se ai nuk eshte spiun Serb etje, Edi Rama apo Edvin je piktor i pavlersueshem a nuk erdhi nga rruget e Frances te asaj France qe ndertoj Serbine e Madhe, Enver Hoxha erdhi nga Franca Mbreti Zog ka studiuar ne nje kolegj Francez ne Turqi, Sali Berisha erdhi nga shkolla Franceze, kam lexuar se Sherbimi Sekret Anglez ne nje raport te publikuar ne media konstatonte se ne vitet 1994 -1998 celulat me te egra Serbe qe benin veprimtari kunder Kosoves dhe Shqiperise kane qene ne France. Une mendoj se Edi Ramen e solli llobi Serbo Vllah per te sabotuar ceshtjen e Kosoves, cfare ka bere Edi Rama se bashku me nipin e priftit Serb Hashim Thaci kane punuar dhe po punojne fort per te arritur nje marreveshje Serbi Kosove qe ka per baze copetimin e Kosoves te Dardanise te dashur nga Zoti me qellim qe Mitrovicen e Isa Boletinit tja japin Serbise, kjo eshte detyra e ketij kryeminstrit tone gjysem vllah dhe me nene nga Vunoj qe ka nxjerre vetem spiuna si Sofo Lazri etj, Cfare ka bere Edi Rama per Shqiperine, varferi drog islamizim kurrupsion pra zbatim te perpikte te planit serbe te mbajm large Shqiperine nga Evropa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ダッチワイフ 最新

    ラブドール 最も主流のTPEセックスドールメーカー通常よりも小さいセックスドールの合法性Oksexdollでカスタマイズされた本物のセックスドールシリコンドールが全体的に人気になった理由は何ですか?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje