Rrotacioni vjen me rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje

26 Maj 2020, 18:37Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Rrotacioni i fundit i pushtetit në Shqipëri, ai i 2013-ës, mund të shërbejë si leksioni më i mirë për opozitën e sotme, e cila synon të realizojë një rrotacion të ri. Statistikisht, ai rrotacion vërtetoi korrelacionin që vihet re zakonisht në botë mes rrotacioneve të pushtetit me zgjedhje dhe rritjes së pjesëmarrjes në to.

Plot 200 mijë zgjedhës më tepër se sa në zgjedhjet paraardhëse morën pjesë në zgjedhjet e 2013-ës në Shqipëri. Rreth 85% e banorëve në moshë të rritur hodhën votën e tyre në ato zgjedhje – një rekord që nuk ishte shënuar qysh prej vitit të largët 1992.

Dhe kush përfitoi nga ajo rritje e ndjeshme e pjesëmarrjes? Partitë e koalicionit që i fitoi ato zgjedhje – PS, LSI, PSD, etj. – të cilat morën 205 mijë vota më shumë se sa në zgjedhjet paraardhëse (shihni grafikun shoqërues).

Ishte pikërisht një dallgë e tillë elektorale që shfaktorizoi avantazhe paraprake të partive që ishin atëherë në pushtet, si zotërimi i KQZ-së, policisë, gardës, gjykatave, administratës etj. Edhe pse shumë kuti votimi u hapën pas zgjedhjeve e u rinumëruan (gjë që nuk kishte ndodhur në zgjedhjet paraardhëse), rezultati nuk ndryshoi dot – koalicioni opozitar fitoi 84 mandate.

Nuk është bërë ndonjëherë një analizë e thellë e fatorëve që sollën atë rritje të numrit të pjesmarrësve në zgjedhje, në sintoni me rritjen e votave për partitë fitimtare, por mund të thuhet se një ndërrthurje e pakënaqësisë ndaj tetë viteve të qeverisjes me shpresën se partitë opozitare do të sillnin një përmirsim të ndjeshëm të gjendjes ekonomike ishte në themel të asaj dallge.

Në zgjedhjet e 3013-ës, vetëm 15% e banorëve të rritur (rreth 400 mijë) nuk morën pjesë në votim. Por ndryshe ndodhi katër vjet më vonë , më 2017, kur plot 25% e banorëve të rritur (rreth 550 mijë) nuk morën pjesë në votim. Dhe rrotacion nuk patëm në 2017-ën…

Nga një sondazh që zhvillova para një muaji, rezultonte se rreth 35% (me ekstrapolim, rreth 750 mijë banorë të rritur) nuk ishin gati të votonin për asnjërën nga partitë ekzistuese në muajin prill (nëse do të kishim patur zgjedhje të parakohëshme). E pra, ky është rezervuari i votave, ku partitë opozitare mun të gjejnë karburantin për të ardhur në pushtet. Sikur të thihthin vetëm gjysmën e tyre, nuk ka çfarë t’u bëjë asnjë qeveri, polici, gardë, gjykatë apo administratë. Kuptohet, në qoftë se do të dijnë se si t’i thithin ato vota.

6 komente në “Rrotacioni vjen me rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje”

  1. ??⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    ME BERISHËN , METËN DHE BASHËN ,
    S’KA RROTACION .(nuk e harrova munikën)

  2. kripa me karar says:

    Une s’do ta kuptoj dot kurre, si mund te pretendoje e quajtur parti demokratike dhe lsi me ata politikane qe shqiptaret ti japin voten ti drejtoje? Pa permendur emra, pranohen ata njerez qe nga Lulezimi e Monika? Po e di se ç’bejne ata po te marrin pushtet? Do themi qe s’qenka gje Edi Rama fare, megjithese ka grumbulluar shume pushtet. Ata do na e marrin shpirtin jo pak e nga pak por menjehere se s’kane durim. Po si te bejme?! te pranojme Ilirin, Budinen apo Aleksander Gjoken? Kjo eshte veshtiresia e madhe, prandaj ata pak intelektuale te pergjegjshem duhet te ndertojne strukturen zgjedhore me sa me shume saktesi e korrektese dhe jo experte politik. Veshtire se keshtu do vazhdohet, Ca Saliu me Ilirin, ca coronavirusi dhe jeta jone dhe sidomos e atyre mbi 50 e 60 vjeç eshte e mbaruar, ndersa ata qe heqin breket dhe i bejne maska per coronen do triumfojne.

  3. Njeriu says:

    Ik or pirdhu. Ketu nuk votohet me.

  4. Endrit says:

    Bravo Zaleshnja!

  5. rozi says:

    Demokracia forcohet vetëm nëse secili thotë fjalën e vet me votë, jo me FB. Që sapo bëhen zgjedhjet, një muaj më vonë, fillon studimi se si shkon grafiku në lidhje me pritshmëritë e zgjedhësve për 4 vitet në vazhdim, duke luajtur rol aktiv qeveria që zgjidhet, dhe oponenca e saj opozita (nqs kjo nuk është destruktive si opozita në Shqipëri). Por ky studim mungon në shqipëri, që një herë në muaj të bëhet sondazhi se ku gjindet fituesi e humbësi, vetëm kështu korrigjojnë veten qeveria dhe opozita(kjo e fundit gjithnjë nëse nuk është destruktive)

  6. Beni says:

    Bir Selman i nenes , ke te qaj me pare por mos o zot vjen Sala prap ne pushtet . Cfare nuk ndodh ne kete vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje