Eksperti i Shëndetit Publik: Covid-19 është në rënie në Shqipëri, do të kemi një verë normale

28 Maj 2020, 21:17Sociale TEMA

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho u shpreh se të dhënat shkencore që vijnë nga institutet, tregojnë se virulenca e COVID-19 është në rënie.

Ai tha në Ora news se pritshmëritë për verën janë optimiste duke pasur një verë normale dhe të qetë.

“Të dhënat shkencore që vijnë nga institutet, tregojnë se virulenca është në rënie. Mjekët italianë kanë zbuluar disa forma të COVID-19, që janë shumë më pak virulente.

Ata referojnë se pacientët që po diagnostifikohet së fundmi kanë shenja të lehta dhe po trajtohen në kushtet e shtëpisë, as më tepër të kenë nevojë për kujdes intensive.

Këto shenja ne po i prisnin dhe ndërkohë, gjatë verës imuniteti i popullatës forcës, pasi kemi jetën aktive, ushqyerjen dhe vitaminë D. Kjo bën që situata për verën të jetë optimiste dhe do të kemi një verë normale dhe të qetë”, tha Dasho.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje