Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një lidhje direkte me “Dita jonë” në A2, deklaroi se rritja e rasteve me koronavirus në vendin tonë gjatë ditëve të fundit e ka një shpjegim.
“Në Shqipëri nuk kemi pasur kurrë kurbë, por një plan të rrafshët. Luhatja e shifrave ditët e fundit erdhi si pasojë e dy vatrave që e ngritën shumë bilancin: një “call center” dhe një infermiere e papërgjegjshme, e cila ka infektuar një numër shumë të madh njerëzish, ndërkohë që kishte simptoma të qarta dhe ishte këshilluar që të qëndronte në shtëpi e izoluar. Në vend të izolimit, ajo takonte njerëz sipas dëshirës”, shpjegoi Alimehmeti.
Sipas tij, pavarësisht shifrave, virusi është dobësuar: “Në prill, kemi pasur më pak se 20% të rasteve aktive të shtruar në spital. Në maj, përqindja ka qenë më pak se 10%. Kjo tregon dobësim të virusit. Por, edhe pse është më i butë, prapë virusi mbetet mes nesh”.
Alimehmeti nënvizoi se stina e ngrohtë “është aleati jonë kundër virusit” dhe theksoi se plazhi është vend i sigurt: “Nuk ka asnjë provë që në det apo rërë të jetë gjetur gjurmë virusi. Të bllokosh plazhin dhe të lësh “call center”-in hapur është mungesë koherence në vendimmarrje”.
Kur u pyet për një valë të dytë të koronavirusit, mjeku u shpreh: “Ka disa skenarë: në rastin më të keq do të vijë një valë e dytë, që do të jetë më e fortë sesa e para. Kjo, duke parë se çfarë ka ndodhur me viruset e tjera gjatë historisë.
Në rastin më të mirë, virusi po dobësohet dhe nuk e ka më fuqinë e transmetimit te njeriu. Ka dhe skenarë të tjerë mesatarë, që, si në rastin e tërmetit, ka një goditje të fortë dhe pasgoditje më të lehta”.
Kjo infermierja do procedohet penalisht sipas kodit te ri penal? Nese vertet eshte keshilluar te izolohet dhe se ka bere, atehere duhet minimumi te gjobitet
Ne burg kurven.
Ta procefish? Hiqe nga puna ose jepi dajak Druri dhe gjoba i shtton njerezit.
Ajo infermiere duhet te pushohet nga puna dhe te mos kete me te drejte te punoje ne shendetesi.
Kur ju ikin infermieret jashte shani qeverine, kur i keni nevoje ne spitale… i keni pa mbrojtje se ndryshe skishte ku semurej kjo pervec punes ne spital…
kur semuren pastaj i beni kriminela se skane si ti sherbejne vetes pa blere nga dyqanet… dhe kur i nxjerrin ne gazete i beni…. kurva?
Sipas Kodit Penal a duhet te denohet per perhapje epidemie kjo plera? A ka peokurore ne Tirane apo jane te zene duke zhvatur para gjekundi tjeter?
Papergjeshmeri… Perse harxhoi kohen nje parlament i tere per penalizimeper coronavirusin kur nuk zbatohen ligjet e vendosura?
Si per gjithcka, ky vend vuan nga mos zbatimi i ligjeve, ndaj korona eshte akoma mes nesh.
Sa keq. Papergjeshmeri nga individet, papergjeshmeri nga zbatuesit e ligjit. Policia keta persona duhet te survejoje e te mos fal.
S’ka qeveri
Po te kishte shtet
Nuk ka shtet
Shtet i korruptuar
Nuk behet ky vend
Nuk behet ky popull
Politika te
Vetem une jam i mire
Papergjegjeshmeri!!!!!!!!! E dinte se ishte e infektuar me koronavirusin e shetiste rrugash!!!!!!Cfar faji kan te infektuarit qe tu demtohet shendeti I tyre?Kush eshte shkaktar per infektimin e tyre? Te zbatohet ligji per ket “infermiere” e dikush duhet te paguaj demin.Te infektuar:mos falni asgje,ai qe ju infektoj me dashje apo padashje duhet te paguaj demin.Te denohet nga organet kompetente per thyerjen ligjore.e te demtuarit ti drejtohen gjykates ku infermierja duhet te cdemtoj demin.Rruge tjeter nuk ka.
Ajo eshte vetem vrasese, te largohet nje here e pergjithmone nga shendetesia sharebajga qe infektoi nje spital te tere , ajo vetem infermiere nuk eshte.