Miratohet vendimi, njohje e ndërsjellët e patentave me Turqinë

27 Maj 2020, 20:40Sociale TEMA

Pas arritjes së marrëveshjes, Këshilli i Ministrave ka miratuar njohjen e ndërsjellët të shkëmbimit të patentave me Turqinë.

“Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”.

Me këtë vendim, pritet të përfitojnë si shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Turqi, po ashtu edhe shtetasit turq që punojnë në vendin tonë.

1 komente në “Miratohet vendimi, njohje e ndërsjellët e patentave me Turqinë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje