Në Shqipëri, një shoqëri e njohur franceze, VOLTALIA, u shpall sot fituese e garës së hapur nga autoritetet për ndërtimin, në zonën e Karavastasë, në jug të vendit, të një parku fotovoltaik, më i madhi në Ballkanin perëndimor. Parku, i cili do të shtrihet në një sipërfaqe prej 198 hektarësh, do të mund të prodhojë 140 megawat energji nga burimet diellore.
Ishin afër 30 kompani dhe grupe të huaja të cilat shfaqën interes për ndërtimin e tij. Në fund të procesit të nisur në janar të këtij vitit, mbetën në garë 5 shoqëri, nga vende të ndryshme, si Kina, Gjermani apo dhe India. Por e vetmja që në fund rezultoi të plotësonte të gjitha kriteret teknike, ishte kompania franceze, e cila sot habiti autoritetet me ofertën financiare.
Nga 140 megawat, sipas përcaktimeve të garës, 70 do të munden të shiten në tregun e lirë, ndërsa 70 megawat të tjera do të duhet t’i shiten operatorit shqiptar të shpërndarjes së energjisë, OSSHE, për një periudhë 15 vjeçare. Çmimi maksimal i përcaktuar nga autoritetet ishte 55 euro për megawat/ora. Kompania franceze ofroi nga ana e saj 24.89 euro për megawatt/ora, ose 40 përqind më lirë. Investimi i saj për ndërtimin e parkut fotovoltaik i kalon 100 milion eurot.
Kompania franceze, bëri përshtypje, dhe me amballazhimin e ofertës, e futur në një kuti plastike të trashë, mbyllur po me fije të forta plastike. Përfaqësuesve të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ju deshën disa minuta për ta hapur duke përdorur pinca dhe thikë. Brenda saj, fleta me ofertën gjendej në një zarf të mbyllur me tre vula të mëdha.
Në 2018-ën, VOLTALIA, ishte lënë jashtë garës për ndërtimin e një tjetër parku fotovoltaik, atij të Akërnisë në Vlorë, i cili ju besua një konsorciumi indian. Ndonëse në atë kohë, autoritetet folën për një grup të rëndësishëm, ndërtimi i parkut nuk nisi asnjëherë, dhe askush nuk dha asnjë shpjegim për dështimin e atij projekti.
“Mbase çmimi komplet i papritur justifikon edhe gjithë atë mbyllje hermetike të ofertës”, tha kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e hapjes së ofertave financiare. Për zotin Rama, investimi në ndërtimin e parkut të Karavastasë “nuk është thjesht i rëndësishëm në vlerë, por edhe në faktin se do të bëhet nga një kompani me prestigj të madh ndërkombëtar dhe nga ana tjetër, nga hyrja në ekonominë shqiptare e një aktori të rëndësishëm ekonomik që vjen nga Franca”.
VOLTALIA, është një kompani e kuotuar në bursë, dhe që e ka shtrirë aktivitetin e saj në sektorin e energjisë së rinovueshme në 20 vende të botës. Ajo është pjesë e grupit të madh francez Mulliez, i kontrolluar nga familja me të njejtin emër, një nga 5 më të pasurat e Francës.
Ky park energjitik nga ku investimi kap shifrën e 100 milion eurove, do të shtrihet në bashkinë e Divjakës, në zonën Remas ku janë 122 hektarë tokë dhe në bashkinë e Fierit, në zonën e Libofshës ku janë përfshirë edhe 76 hektarë të tjerë. Kryeministri Rama shpalosi ambicien për ta çuar përpara prodhimin e energjisë përmes paneleve fotovoltaik.
“Kjo është një ditë shumë pozitive për Shqipërinë. Deri në 2050 pritet që të trefishojë nevojën për energji bota ku jetojmë. Ky është parku më i madh në rajon. Për ne është fillimi i një procesi, ku presim rritjen e këtyre kapaciteteve. Çmimi është fantastik, jashtë çdo parashikimi, pritshmëritë ishin larg. Uroj që të jemi në kantier në vjeshtë”, u shpreh kryeministri .
Kryeministri zbuloi edhe një tjetër plan, për ndërtimin e një hidrocentrali të ri nga shteti shqiptarë.
“Shumë shpejt do të dalim në një proces tjetër, i menduar dhe vonuar me më shumë dekada se 30 vite, projektimi dhe ndërtimi i HEC-it të Skavicës. Ka qenë objektiv i të gjitha qeverive, është objekt i domosdoshëm, i komplikuar dhe për këtë arsye qeveritë e kanë pasur në plan por e kanë shtyrë. Kemi vendosur ta ndërtojmë me forcat tona, 100% shteti”, shton më tej Rama.
Projektet për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës datojnë që në vitet 70 si pjesë e veprave hidroenergjitike të kaskadës së Drinit por asnjëherë deri më sot nuk u bë i mundur ndërtimi. Tentativat e fundit por pa sukses, për të ndërtuar këtë hidrocentral janë në vitet 2014 dhe 2016 nga dy kompani turke.
Kjo eshte kompani serioze qe ka paraqitur interes edhe para 2-3 vjetesh per parkun energjitik diellor ne Akerni, por idiotizmat e ish -ministrit me disa indian mashtrues shkaktuan shume probleme
Sa oare grabite me KCK e sotme zoti Shalgjatesi? Se bashku me Kucedren e Zeze, sgeden e orgjive Kryeministrore!!!
Në një vrimë I bini ju o derdimenë! Nuk kupton se çfarë thuhet në shkrim? Oferta e mbyllur me aq kujdes, ty të duket komprometuese? Po çmimi I ofruar sa gjysma e atij të parashikuar, nuk të bën përshtypje? Kambanat bien për ata që dëgjojnë. Ca si ty nuk duan të dëgjojnë…
A eshte Karavastaja zone e mbrojtur si lagune qe eshte ? mund te me thote njeri?
hajde kryeminister hajde ,dhe minister energjie,po kush i ha me brockullat e tua ,kjo ishte oferta per ok e frances per te nisur bisedimet?po mire more pallosh pse nuk shfrytezohen burimet ujore shqiptare nga shteti shqiptar po jua jepni oligarkeve ,dhe kaq vite s kane hedhe nje lek ,po ai teci vlores do vihet ndonje here ne pune , apo del me kosto te larte ,dhe nqs po, pse nuk ia coni dosjen spakut per gjithe ate dem qe iu shkaktoi taksapaguesve shqiptare ,,nje surrat ke me ata batakci
I futi dhe nje KCK edvin mafia……
Po lLaguna e Karavastase eshte zone e mbrojtur ore. Madje edhe nga institucionet europiane. Apo kujt i plasi trapi. Edhe teatri i mbrojtur ishte.
Deri me sot pyesja veten pse nuk po zhvillohej si sektor energjia nga era dhe dielli në AL.
edhe pse dihet përgjigja..
Që dhe këto sektorë kërkojnë ti monopolizojnë..
Prandaj nuk e lënë psh X apo Y edhe atje ku kanë pronësinë e padiskutueshme të zhvillojnë dot direkt ose indirekt si palë projekte të tilla.
Dhe si gjithmonë presim monopolet,..
Që rastësisht nuk vjen asnjëri por dikush i sjell.
Kupyohet jo falas dikush “konsulence” 3 % dikush me video 7% te mos mendojme 15 apo 20%.
Si konkluzion toka, kodrat, pyjet edhe pse mund të jenë ndarë nuk i takorkan atyre që janë banorë lokal.
Se del nje Damian, Arben apo Bellinda që normal nuk pyesin …
Më thoni ju sa transparencë ka ai process.
Zhvillimi i këtij projekti ne drejtim dhe interes të banorëve lokal…. (Po Braçja ku është)..?
Te paska zene korenti diellor ty se erdhi vapa dhe nuk ke faj…po me e mbrojtur se ne kete menyre nuk ka tjeter !
Pelikani kaçurrel ‘me forcat e tij’ do ja mbathi nga sytë këmbët.
Ke lagune Karavastaje ke dhe fshat me emrin Karavasta dhe fshat me emrin Rremas dhe parku do ndertohet aty
Do t’i shikoni pasojat më vonë. E para, panelet nuk bëhen në toka bujqësore, por në kodra dhe shkretëtira. E dyta, Skavica nuk është ndërtuar sepse, përmbyt shumë fshatra dhe tokat më pjellore të Dibrës.
O trap niku,ne Divjake ,ku do ndertohen ato,nuk eshte toke bujq. por toke e kripur qe nuk rritet as bari,dhe keneta ndahet nga rruga plazhit,ne rast se ndertohen ne Divjake.
Por toka te tilla ka te pa fundme nga Karavastaja ne Ndernenas e deri ne Narte pish poro ku gjasme do ndertohet aeroporti.
Por ju cecenet injoranta kaq dini dhe kaq flusni dhe jepni edhe mend…
@ korrenti, Karavastaja si zonë, por edhe si lagunë, nuk është 122 ha. por shumë, shumë më e madhe. Sipërfaqja që zë parku voltaik do jetë 1.22 km2, ose një sipërfaqe 1kmx220 m, pra shumë e vogël. Pa merak se nuk u marrosën qe të ndertojnë në zonën e mbrojtur,
E njoh mire ate zone, ku do te zhvillohet ky projekt. Eshte toke dierre e lene e tille prej vitesh pasi nuk eshte toke bujqesore, pjellore, ka kripe dhe shpesh permbytet. Eshte shume larg nga laguna dhe mendoj se eshte shfytezimi me i mire dhe me fitimprures qe mund te marrsh asaj siperfaqje.
Plus do te kemi punesime, sado pak, por prap pozitive eshte.
E bukur shume. Perse nuk e bejne ne fushat e Frances apo sepse nuk i lejojne sipas ligjeve evropiane nuk mund te ngrihen ne fusha e parqe natyrore por vetem ne ndertesa te ndertuara dhe ne ndertim. Tre puntore do te kete aty pas ndertimit vetem tre rojet. 100 ha toke park natyroror ku mund te ndertohet nje resort ekologjik dhe ti jap nje fytyre tjeter parkut me te madh ne vend ta njohin turistet dhe te punsohet nje pjese e mire e zones direket edhe indirekt. Po na tallin se nuk mendojme dy here mjafton shifra.
Hall me burrë e hall pa burrë më keq pa martuar kurrë,gjithollogët në garë kush ëshë specialisti më i mirë i midhjes dhe peshkut.