Mocioni i mosbesimit çoi drejt shkarkimit kryeministrin Albin Kurti pas vetëm 100 ditëve në detyrë, por vendimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës për dekretimin e Avdulla Hotit në krye të qeverisë së re, i ka shkaktuar atij humbjen e betejës më të madhe politike.
Por, edhe pse presidenti Hashim Thaçi mund të ketë fituar, lufta nuk ka mbaruar ende. Nëse ka diçka që Kurti ka treguar gjatë karrierës së gjatë politike, është se nuk do të dorëzohet pa luftuar. Dhe të gjithë e dinë se në betejat politike, është më e lehtë të luftosh kur je në opozitë. Por Kurti do të luftojë si kryeministër në detyrë dhe VV si parti në pushtet këtë herë.
Disa orë përpara se Gjykata Kushtetuese në Kosovë të mbështeste dekretin e presidentit Thaçi, për te mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës si kryeministër, Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar një “shfaqe fuqie”, duke mbajtur prova për protesta në kohë pandemie. Ky ishte në fakt sinjali i parë se Kurti nuk do të merrte “bekimin” e gjykatës.
Ndërkohë që ishte ende në pritje të vendimit, Kurti paralajmëroi të gjithë armiqtë e tij politikë të bëheshin gati për protesta. Kurti ka thënë se vetë qytetarët do të organizojnë protesta nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të jetë në favor të partisë që ai drejton. Vetëm ditën e djeshme VV arriti të mblidhte 5 mijë qytetarë, të cilët u panë duke brohoritur 2 metra larg njëri tjetrit.
“Qytetarët e Kosovës nuk kanë qenë asnjëherë më shumë të zëmëruar”, ka thënë Kurti, duke akuzuar presidentin Thaçi për shkelje të Kushtetutës përmes caktimit të mandatarit për formimin e një qeverie të re pa shkuar në zgjedhje të reja.
Nëse kreu i VV-së ecën përpara me planet e tij për protesta, mandati i Hotit, pasi të marrë miratimin nga Kuvendi, ka të ngjarë të jetë më i trazuar se ai i Kurtit. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar nënkryetarin e LDK-së si një politikan të dobët dhe jo të denjë për të udhëhequr qeverinë e rë të Kosovës. Sipas tij kjo ëshstë edhe arsyreja përse Thaçi ka kërkuar dekretimin e tij.
“Presidenti aktual dëshiron një kryeministër të dobët, sesa është Hoti i dobët e kanë treguar qytetarët e Republikës. Ai nuk e ka as çerekun e votave më 6 tetor të vitit të kaluar krahasuar me 8 qershorin 2017, dhe nuk është as në 10 më të votuarit në zgjedhjet e 2019”, ka thënë Kurti.
SHBA kërkon qeveri të re
Vetëm një orë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka dërguar një mesazh të qartë Kurtit për t’u tërhequr dhe t’i lirojë karrigen Hotit.
Ai ka kërkuar nga të gjitha partitë politike në Kosovë që të pranojnë vendimin e Gjykatës, duke u shprehur se mezi pret që të punojë me Qeverinë e Kosovës.
“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të garantuar paqen dhe stabilitetin, dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës”, u shpreh Grenell.
Ai është përfshirë në jetën politikë në Kosovë më shume se cdo zyrtar tjetër amerikan, duke u akuzuar madje edhe për rrëzimin e qeverisë Kurti. Gazeta amerikane Nju Jork Times shkruante një muaj më parë se rrëzimi i Kurtit mund të ketë ardhur jo vetëm për mos heqjen e taksës ndaj Serbisë, por edhe sepse u përpoq të merrte drejtimin e dialogut Prishtinë-Beograd.
Edhe vetë Kurti nuk i ka kursyer akuzat, duke thënë se mocioni i mosbesimit ishte vepër e atyre që u takuan me të dërguarin Special të presidentit Trump, Richard Grenell.
“Unë po ua them hapur bindjen time nga ky bashkëpunim i deritanishëm, vendimarrjen për Kosovën e kanë ata që shkuan e takuan Grenell. Edhe unë e takoj Grenell, por nuk do të thotë të shtrihesh tek Grenell. Ata që e kanë takuar Grenell kanë marrë një fuqi që është reflektuar edhe në qeverinë time. Këtë problem që kam pasur në këto 50 ditë e kam edhe sot”, u shpreh kreu i Vetëvendosjes pas shkarkimit.
Sipas tij, arsyeja e shkarkimit është marrëveshja e ardhshme, për të cilën, siç u shpreh Kurti, nuk do të nënshkruhej për sa kohë që të ishte ai kryeministër. Por me Kurtin jashtë qeverisë dhe me një kabinet të udhëhequr nga aleati i saj më i besuar në Kosovë, LDK-ja dhe me Thaçin në anën e saj, SHBA duket se ka përgatitur terrenin për arritjen brenda këtij viti të një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.
Në në reagim pas vendimit të Gjykatës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një mesazh Kurtiti, duke i bërë thirrje të pranojë dekretimin e Hotit dhe të mundësojë një tranzicion të qetë.
“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Ndërkohë që qeveria “Kurti” luftonte me Thacin dhe pandeminë, edhe LDK-ja duket se përgatiti terrenin për të ardhur pa Kurtin në pushtet. Pas mocionit të mosbesimit ndaj Albin Kurti, partnerja e koalicionit nisi bisedimet për krijimin e një koalicioni të ri qeverisës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe dhe partitë e tjera të komuniteteve joshumicë. LDK-ja madje ka përpiluar programin qeverisës dhe e ka bërë publik para Grupit të saj Parlamentar, edhe para se Gjykata të shpallte vendimin.
Ai që ka të ngjarë të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Avdullah Hoti, u ka dërguar një mesazh parterëve të rinj të koalicionit duke bërë thirrje për bashkim.
“Është koha të bëhemi një për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë. Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.
Ndërkohë, ai që është cilësuar si “kryeministri në hije” prapa Hotit, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e bëri të qartë ditën e djeshme se Lidhja Demokratike është tanimë gati të udhëheqë qeverinë pa Kurtin në krah.
“Vendimi i kësaj është një zgjidhje kushtetuese e cila do të vlejë për të gjithë ne, tani dhe në të ardhmen. I takon qeverisë së ardhshme, të drejtuar nga LDK-ja që të mbajë peshën e demokracisë dhe të kësaj drejtësie të ndarë nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Por me Kurtin në opozitë, qeveria e re e udhëhequr nga LDK-ja do ta ketë edhe më të vështirë se VV të qendrojë gjatë në pushtet. Në fund të fundit nëse mund të themi diçka me siguri për zotin Kurti, është se ai mund të rrëzohet si kryeministër, por nuk është e lehtë ta “mposhtësh” kur është në opozitë. Për Kosovën rrëzimi i tij dhe do të thotë vetëm një gjë: stuhi të reja politike.
Avukat, si qe dreka me Ambasadorin dhe ketij kokecepeshi Kurti?!?! Amanet mushkat !!
Kush e mbane mend vitin 1988 kur ne Fushe Kosove millosheviqi i drejtohet turmes prej rreth 8000 serbeve,nuk ka asnje dallim nga paraqitja e Albin Kurtit sot, me dhimbset ne çfar deregje ka rene, poshtrim ndaj kosoves dhe gjithe europes, turp Albin Kurti sepse shqiptaret kane shpresuar diq ne Ty se per qiftin e haki abazit, konjufces, vjosa osmankes e disa hajna e matrapaz tjer shqiptaret skane pritur kurre asgje,andaj te lutem Albin Kurti kerko pak ne Internet dhe shif millosheviqin ate kohe dhe veten sot te siguroi se do te turperohesh.
Ne dy vendet qe Amerika po bene c’mose per ta stabilizuar si shtete SHqiprine dhe Kosoven po gjejme belane.
KESAJE I THONE ,O AMERIKA E KA ME TE FUTME ,SEPSE AJO NUKE GABON KURRE ,OSE POPUJTE E DY VENDEVE JANE BUDALLENJE.DHE SHYQYR ZOTIT QE KEMI GJETUR KETA TE MENCMIT PER TE NA QEVERISUR EDHE 30 VJETE TE TJERA .SE TE MENCURIT E TJERE NE SI POPUJ PA AMERIKEN NUKE I GJEJME DOTE KURRE.NEJSE MJERE AI QE E KA MIKE ,DHE MJERE AI QE E KA ARMIKE.MEGJITHSE NE TE DY KRAHET NUKE BEHET LUFTE PER PAQE ,PORE PER PUSHT PUSHTETI .DHE SICE E KEMI TRADITE NE SHQIPTARET O E MARRIM PUSHTETIN SI PUSHTE ,OSE E DJEGIM E BEJME SHKRUMBE E HI GJITHE VENDIN.
ALBIN KURTI ESHTE VETE KOSOVA E PAVARUR
KUSH E KA ZILi Ti HAJE MUTIN
Vetem Kurti mund ta shpetoje Kosoven
ISA PLUS HASHA BARAZ ESAT PASHA
Me dashje apo pa dashje Kurti zbulon palnin e perbashket qe ka egzistuar me Vuciqin. Ai deklaron se ai nuk do nenshkruante planin e marreveshjes me Serbin.
Te njejten gje ka deklaruar edhe Vuciqi para dy jave, kur fliste per qendrimin amerikan, qe kerkonte nje marreveshje ligjore dhe te zbatueshme midis Serbise dhe Kosoves. Une tha Vuciqi asnjehere nuk do nenshkruaj ate marreveshje qe kerkon “njohjen e veteshpallur te pavaresise se Kosoves, pavaresisht nga cmimi”
Eshte e njejta shrehje qe perdor edhe Kurti, por pak me vonese. Ai deri me sot ka vepruar pikerisht ne te njejten linje te Serbit per te mos u zhvilluar fare bisedime. Ne kete kontekst ai ka qene i detyruar qe te diskreditohej ne dy pika te rendesishme. Pika e pare ishte qe duke mbajtur pergjegjesine e mos shkuarjeve ne bisedime me Serbin, ai rrezikoi shume per tu treguar qe punonte per Vuciqin dhe pika e dyte ishte armiqesia me Ameriken. Ai perdor emrin e Grenelit sikur te jete “gogol” dhe ben sikur haron se ai eshte perfaqesues i USA. Armiqesia me Ameriken eshte dhe dhurata me e mire per Serbine. Ajo eshte me e mire se cdo marrevshje qe serbi do nenshkrante me ne.
Me sa duket Vuciqi e ka kuptuar se “dashuria” e fshehur e tij me Kurtin ka mbaruar. Ai po sot deklaroi se Serbet dhe Shqiptaret jane popujt me te medhenj te Ballkanit Perendimor dhe ata duhet te bashkepunojne. Une tha ai jam gati te fillojme bisedimet.
Me sa duket Vuciqi momentalisht nuk ka kujt tja hedhi fajin. Me sa duket ai akoma nuk ka ndonje “dashuri te fshehur” ne qevereine Hoti dhe nuk i mbetet gje vecse ti nenshtrohet trysnise Amerikane. Ai nuk ka lluksin e Kurtit ti kundervihet Amerikes, sepse mendon per Serbine. Kurti me sa duket nuk ka menduar per Kosoven. Ai ka menduar per “dashurine e fshehur” me Vuciqin dhe duke ndihmuar Serbine per te sabotuar bisedimet, thjeshte ka shprehur besnikerine e tij ndaj padrinos.
Ne thelb, Vuciqi flet ndryshe sot, sepse ashtu ja do puna. Ne thelb ai prape nuk I do bisedimet.Ne kete kontekst detyra e Kurtin nuk do ndryshoje. Ai do e kete me te lehte ne te arthmen te hidhet ne sulm kunder Amerikes dhe bisedimeve, sepse berja e Kosoves rrupalle eshte ndihmesa me e madhe qe do I behet ne te arthmen Serbise. Une per kete ve bast. Ve bast, gjithashtu qe kulishet e Serbit do aktivizohen si kurre ndonjehere edhe ne Shqiperi…Dite te nxehta na presin…