Shkarkimi i beftë i Sulejman Rrexhepit (ndryshe Mulla Sula) nga kreu i BFI-së së Maqedoninë Veriore, ka vijuar të jetë “lajm kryesor” në bashkësinë muslimane e jo vetëm të në këtë vend. Ai konsiderohej njeriu me shumë pushtet, me rrënjë të forta në postin që mbante, duke qenë i lidhur me shumë fije politike sidomos me BDI-në.
74-vjeçari u hoq njëzëri në një seancë të jashtëzakonshme të Riyaset-it të BFI-së, dhe Myftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu, u emërua në postin e tij.
Fetahu do të kryejë detyrën e Reisit të përkohshëm derisa të krijohen kushtet për zgjedhjen e një reis-l-ulema të re maqedonase.
Por arsye zyrtare për shkarkimin e bujshëm nuk u dhanë, ndaj aludohet se një martesë e tij ditët e fundit me një vajzë 50 vjet më të re, mund të ketë qenë shkaku real.
Por kjo lloj martesë nuk përbën asnjë shkelje në thelb, ligjore apo fetare, e gjykimi ndaj saj mbetet thjesht etik, nxitur nga kontekste të natyrës kontraverse nga e cila karakterizohet Rrexhepi.
Ai u ndodh në qendër të vëmendjes së publikut në fillim të kësaj jave kur u martua Emina Jetishin, 24 vjeçe, e cila është nënkryetare e degës së BDI-së në Studeniçan. Rexhepi, 74 vjeç, humbi gruan e tij katër vjet më parë.
Edhe pse mediat shqiptar i kanë kërkuar të reagojë, ai ka heshtur gjer më tani.
….iku ky komb per lesh.
Kjo ndodhë te ai popull kur rinia djaloshare emigrojnë masivisht dhe kjo tregon se kush janë këta që shqiptarët në maqedoni i predikojnë fenë dhe jo kombin
Ku është K. Mehmeti nuk qenka qyrrosurn ende