Borrell: E ardhmja e Kosovës, në Evropë. Por, duhet dialog me Serbinë

28 Maj 2020, 10:22Rajoni TEMA

E ardhmja e Kosovës, bashkë me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, është në Evropë. Kjo është deklarata më e fundit e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, përmes një postimi në Tëitter.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë, është evropiane. Si BE, jemi të përkushtuar t’i shoqërojmë ata në çdo hap në rrugën e tyre”, shkruan Borrel.

Por, shtoi ai, që Kosova dhe Serbia ta bëjnë të ardhmen evropiane realitet për popujt e tyre, “nuk ka rrugë tjetër përpos dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

Kjo deklaratë vjen pas kritikave të raportueses në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ndaj Presidentit Hashim Thaçi, që nuk ka vullnet të marrë pjesë në proceset negociuese të Bashkimit Europian që udhëhiqen nga Miroslav Lajçak.

“Një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, nuk është një zgjedhje personale”, tha Von Cramon.

2 komente në “Borrell: E ardhmja e Kosovës, në Evropë. Por, duhet dialog me Serbinë”

  1. Doda says:

    Po çna the mer burr , e ardhmja kosoves ne europ , ah pall k…..i me k te madhe , kosova do apo jo europa ka qe kur esht krijuar njerzimi ne europ , trap.

  2. emigranti says:

    Kete e merr vesht dhe bufi qe behet fjale per futjen e Serbise ne Europe, gje per te cilen nuk jemi kunder, por jo pa lare hesapet me Kosoven me pare filluar qe nga njohja e krimeve te luftes, denimi i fajtoreve, kthimi i te humburve ( masakruarve ), demshperblimi e deri tek njohja.
    Por mesa duket ju ndryshuat qendrim dhe po silleni me Serbine si ” viktime ” te shqiptareve kosovare.
    Per te arritur kete qellim ju nderhyte dhe realizuat renien e qeverise legjitime ne Kosove ( me vetem 50 dite jete ), zevendesimin e saj me nje qeveri kukull te tjekur per hunde nga vegla e korruptuar Thaci qe gjendet ne ate pozicion per interesat tuaja dhe jo te popullit shqiptar te Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje