FOTOT/ Burgu i Prishtinës po të shndërrohet në muze: Është vendi ku u izoluan figurat e shquara të Kosovës

27 Maj 2020, 16:08Rajoni TEMA
FOTOT/ Burgu i Prishtinës po të shndërrohet në muze:

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që ish-bugu i Prishtinës në rrugën “Luan Haradinaj” të shpallet muze.

Vendimi u mor në një mbledhje që u mbajt online nga qeveria në detyrë.

Ndërsa lajmin e dha edhe Yll Rugova, zëvendësministër i Kulturës i cili ka njoftuar që tashmë është duke u analizuar mënyra e trajtimit të hapësirës drejt transformimit në muze.

“Ky burg, i ndërtuar në fund të të dyzetave, që ndodhet në rrugën Luan Haradinaj, në qendër të qytetit, është objekt historik ku shumë figura të rëndësishme të vendit tonë janë burgosur e persekutuar politikisht. Sot e vizituam burgun me zyrtarë të trashëgimisë kulturore për të analizuar mënyrat e trajtimit të hapësirës drejt transformimit në muze.

Me 23 maj është lëshuar edhe vendimi i Qeverisë për inicimin e këtij transformimi, pra shndërrimit prej burgut të njerëzve, në mbrojtës të kujtimeve”, ka shkruar Rugova.

2 komente në “FOTOT/ Burgu i Prishtinës po të shndërrohet në muze: Është vendi ku u izoluan figurat e shquara të Kosovës”

  1. Nikolas says:

    Kosovaret burgun e bejne MUZE ,EDI RAMA TEATRIN KOMBETAR JA FUT RRUSPAT…

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Vizitor: Minjte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje