Vjosa Osmani: Nëse do të ma jepte mandatin LDK, do ta merrja dhe do t’i drejtohesha VV-së për koalicion

26 Maj 2020, 10:32Rajoni TEMA

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se po t’ia jepte Lidhja Demokratike e Kosovës, mandatin e kryeministrit, Osmani do t’i drejtohej Lëvizjes Vetëvendosje që ta bënte koalicionin qeverisës.

Gjithashtu, Osmani ka thënë se beson që do t’i bënte 61 vota po t’i jepej kjo mundësi.

“Sikur të më thuhej mere mandatin dhe bëj 61 vota, do ta merrja dhe do ta bëja 61’shin duke ju drejtuar Vetëvendosjes, ku besoj se do të arriheshin numrat. Por, asnjë moment nuk është arritur një gjë e tillë”, është shprehur Osmani.

Tutje, ajo tha se nuk e di nëse VV’ja është e gatshme për një koalicion të tillë, por kjo tentativë do të bëhej, sipas saj, që të ruhej vullneti i 6 tetorit.

“Kjo është hipotezë sikur të lejohej partia e dytë të krijonte qeverinë. Nuk e di cfarë do të thoshte Lëvizja Vetëvendosje, unë e di cka diskutoj me ta cdo ditë por jo cka do të thoshin ata”, ka thënë Osmani.

“Ideja është të tentonim ta shpëtonim vullnetin e 6 tetorit”, shtoi Osmani.

3 komente në “Vjosa Osmani: Nëse do të ma jepte mandatin LDK, do ta merrja dhe do t’i drejtohesha VV-së për koalicion”

  1. Baliu says:

    Te shpetosh LyDyKy-n, apo 6 Tetorin? LyDyKu-cat jan betuar se per inati te Kurtit, e sakrifikojme Vjosen. Kan dale me nje Dull kukull per ta ndare Kosoven per hir te “Kosoves” (Bandes se Zanzibarit).

  2. Baliu says:

    Qeshtja eshte kush eshte LDK, ti apo Ise paterica. Kjo po i bie nusja e mire, por Isen qorr.

  3. Fatosi-kosove says:

    Mjer LDK ne kend ka mbetur, e falenderoj zotin qe Ibrahim Rugova sot nuk eshte gjalle per ta pare se kush udheheq me LDK, dhe kur kujtoj LDK-n e para luftes dhe krahasoj me keta te sotit them o Zot po pse na solle ne kete deregje, vjosa osmanka,ismet beqiri, ai far abrashi,haki rugova, agim veliu,adem salihaj, gani geci,isa mustafa e mjerisht edhe shum ish supovca e komunista me vjen te qaj, ani vjosa osmanka don te behet kryeminister,o Zot o Zot si rada trajkoviqi me deklaru se jam bija e nane Terezes, e mjer kosova mjer ju erdhi dita edhe sahanlepiresve te flasin per fatin e kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje