Hahn: Ballkani Perëndimor i takon Europës

25 Maj 2020, 13:22Rajoni TEMA
Hahn: Ballkani Perëndimor i takon Europës

Eurokomisioneri për Buxhetin dhe Administratën i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, deklaroi se Ballkani Perëndimor i takon Europës dhe përpjekjet e vendeve nga ky rajon duhet të shpërblehen.

Han theksoi për gazetën kroate ”Ekspres” se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE paraqet një proces, i cili bazohet mbi merita dhe si i tillë është në interes të vërtetë për Unionin.

“Bëhet fjalë për eksport të stabilitetit në vend të importit të destabilitetit’’, theksoi Hahn, i cili ka qenë Komisioneri i mëparshëm për Zgjerimin.

”Miqve nga Ballkani u them që të vazhdojnë me reformat drejt rrugës europiane dhe për këtë do të kenë mirënjohjen tonë”, theksoi ai.

Hahn përkujtoi se muajin e kaluar BE-ja vendosi të hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë edhe krahas krizës për shkak të pandemisë me koronavirusin.

Eurokomisioneri shtoi edhe se BE-ja me riprogramimin e mjeteve financiare dhe masave shtesë, siç është heqja e ndalesës për eksport të mjeteve mjekësore, tregoi qartë se Ballkani Perëndimor i takon BE-së.

1 komente në “Hahn: Ballkani Perëndimor i takon Europës”

  1. Europa eshte e Ballkanit dhe jo anasjelltas says:

    z. Hahn pse ben gabime gjeo-demografike! Ishulli ilirik (dmth ai qe Europa i ndryshojn emrin ne Ballkanik) eshte djepi i Europes sepse qe andej u perhap raca pellazge qe populloj Europen. Europa eshte e Ballkanit dhe jo anasjelltas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje