FOTOT: Koronavirusi "mbyll" parajsën ekzotike

30 Maj 2020, 11:52Lifestyle TEMA
FOTOT: Koronavirusi "mbyll" parajsën ekzotike

Shumë shtete janë duke bërë plane për të mirëpritur turistët e huaj gjatë kësaj vere të vështirë, por e kundërta ndodh me Tajlandën, një nga destinancionet më tërheqëse në botë, e cila nuk ka në plan të hapë kufijtë, për shkak të frikës nga pandemia e koronavirusit.

Koronavirusi u përhapur në muajin mars në Tajlandë, por sërish rastet dhe numri i vdekjeve nuk ishte i lartë. Deri tani raportohen 3,054 persona të prekur dhe 57 të vdekur, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Ishulli Phuket, i cili ishte një nga vatrat më të mëdha të koronavirusit në Tajlandë, mbetet i mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm. Fluturimet funksionojnë vetëm për të riatdhesuar shtetasit tajlandezë që kanë mbetur jashtë vendit.

Por ndërsa turistët e huaj nuk do të lejohet të pushojnë në Tajlandë, hotelet janë bërë gati për të pritur turistët vendas, të cilët do ta shijojnë këtë verë të pashqetësuar nga të huajt e shumtë që udhëtojnë çdo vit në këtë shtet.

Aktualisht, Tajlanda ka hapur restorantet, por klientëve nuk u shërbehet alkool, ndërsa duhet të ruajnë edhe distancën prej 1,8 metrash nga njëri-tjetri. Baret dhe klubet e natës mbetet të mbyllura.

2 komente në “FOTOT: Koronavirusi “mbyll” parajsën ekzotike”

  1. Wendy-B says:

    Mos u merzisni, parajsa ekzotike do te rihapet se shpejti…

  2. sadna babul ka bidai says:

    vertet pushimet te bejne te shijshme dhe te kendshme disa persona qe njoh vetem tju vra bejne qef neper bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje