Çështje të Emigracionit: Pyetsori i Barrës Publike – Formulari DS-5540
Për ju, Avokati Kieran Both
Ligjet e emigracionit të Shteteve të Bashkuara, prej kohe janë hartuar të tilla që të kufizojnë shpenzimet e qeverisë për njerëzit në nevojë që nuk janë nënshtetas amerikanë. Departamenti i Shtetit (DOS) ka vendosur rregulla të reja kohët e fundit që synojnë vënien në zbatim të kritereve për mosdhënien e vizave, që kanë për bazë rrezikun për t’u kthyer në barrë publike. Mund të mos i lejohet të hyjë në SHBA dikujt që “ka të ngjarë të kthehet – kurdo – në barrë publike”.
Me barrë publike nënkuptojmë një person që është ose ka të ngjarë të kthehet në dikë që “është kryesisht në varësi” të “ndihmës publike në të holla si mjet sigurimi të të ardhurave” ose “nën kujdesin afatgjatë të një institucioni të specializuar, me shpenzimet e qeverisë”. Gjatë intervistës për vizë, disa aplikantëve që kanë bërë kërkesë për viza të caktuara mund t’u kërkohet të paraqesin ose të mbushin një formular DS-5540. Nëse oficeri konsullor është i mendimit që aplikanti nuk përbën rrezik për t’u kthyer në barrë publike, atëherë këtij të fundit nuk i kërkohet të paraqesë formular. Por në rastin kur oficeri konsullor vendos që formulari është i nevojshëm dhe aplikanti për vizë nuk e ka aty për aty informacionin që nevojitet, atëherë aplikantit do t’i jepet mundësia që ta sigurojë atë informacion.
U sugjerojmë aplikantëve për vizë që të përgatisin formularin dhe dokumentacionin e nevojshëm shoqërues përpara se të paraqiten për intervistë. Aplikantët mund ta skanojnë dhe ta ngarkojnë formularin e plotësuar DS-5540, nën emrin e aplikantit kryesor në faqen e internetit të CEAC-së (qendra konsullore e aplikimeve në formë elektronike). Aplikantët mund të sjellin me vete një kopje të formularit të mbushur kur të paraqiten për intervistë. Ata mund ta gjykojnë me vend që të mbledhin të gjithë dokumentacionin e kërkuar që duan të paraqesin në mbështetje të formularit. Provat dhe dokumentacioni në mbështetje të formularit nuk duhet ngarkuar në faqen elektronike të CEAC-së, por aplikantët mund të përgatisin dhe të sjellin me vete në intervistë ato gjëra që duan t’ia paraqesin oficerit konsullor për shqyrtim.
Paaftësia për të përmbushur kërkesën që lidhet me plotësimin dhe paraqitjen e formularit/ëve që duhen, mund të shkaktojë vonesa në ecurinë e çështjes.
Kush duhet të paraqesë një formular DS-5540?
Mjafton një formular për gjithë familjen që bën kërkesë për viza duke përdorur të njëjtin peticion, sa kohë që ata do të paraqiten të gjithë së bashku si familje për intervistë. Në rastin e një familjeve që bën bashkarisht kërkesë, vetëm aplikanti kryesor duhet të plotësojë formularin.
Aplikantët të cilëve mund t’u kërkohet të paraqesin formularin DS-5540 janë si më poshtë:
Në rastin e aplikantëve nën moshën 14 vjeç, është prindi, kujdestari ligjor ose një palë tjetër që ka “interes legjitim ndaj aplikantit” që mund të plotësojë dhe të firmosë në emër të aplikantit formularin DS-5540.
Kush nuk ka nevojë të paraqesë formularin DS-5540?
DHS-ja në faqen e saj të internetit në travel.state.gov website ka paraqitur një listë të plotë të kategorive të emigrantëve që nuk preken nga kriteret e papranueshmërisë në SHBA, të cilat kanë për bazë rregullin e barrës publike.
U bëjmë thirrje njerëzve që të konsultohen për situatat e tyre konkrete me një profesionist në fushën e emigracionit. Qëllimi ynë është të ndihmojmë komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantët të kenë informacionin e nevojshëm për të kërkuar ndihmë në mënyrë të pavarur.
Ju falenderojmë për komentet dhe pyetjet që na dërgoni vazhdimisht. Do të përpiqemi që në të ardhmen t’i përgjigjemi sa më shumë pyetjeve që të jetë e mundur. Ju ftojmë të na dërgoni pyetjet tuaja në adresën tonë elektronike [email protected]
Po kujt po i plas k…i per Ameriken. Nuk jemi me ne vitet 90 qe vertet mund te beje ca hajer ne Amerike. Te dy, moter e vella atje i kam dhe jetojne per te paguar qerate. Punojne si skllever dhe femijet u kane dale nga binaret se jane “amerikane”.