Shpenzoi miliona euro nga UEFA dhe FIFA, Armand Duka ankohet: Nuk e përballojmë krizën me buxhetin e këtij viti

30 Maj 2020, 11:40Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka përfituar miliona euro nga FIFA dhe UEFA për të përballuar krizën në situatën e pandemisë. Por çuditërisht, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ankohet se institucioni i tij nuk përballon dot paketën financiare që u ka dhënë klubeve, e cila është konfirmuar nga vetë FSHF se arrin deri në 700 mijë euro në total.

Duka, në një intervistë për TV Scan, ka paralajmëruar se ajo do të shtyjë institucionin e futbollit që të ndërhyjë në buxhetet e viteve të tjera.

“Padyshim që si çdo fushë e jetës edhe futbolli është prekur, gjithçka ka ndaluar, ka ndaluar topi, ka ndaluar dhe ajo që prodhon loja e futbollit. Është prekur ekonomikisht, është prekur sportivisht, pra është prekur nga të gjitha drejtimet. Një dëm që nuk është lehtësisht i rikuperueshëm. Është akoma më i vështirë për t’u rikuperuar dëmi në futboll se sa në fusha të tjera të ekonomisë, industrisë apo biznesit.

Në fakt, ne kemi paguar gjithë futbollistët, trajnerët apo punonjësit e klubeve, të cilët nuk kanë një të ardhur tjetër me një minimum jetik në këtë periudhë ndërprerjeje, jo me një, por me dy paga mujore prej 30 mijë lekë të reja në muaj. Padyshim që ka qenë një ndihmë për një pjesë të madhe dhe ka qenë një shenjë solidariteti e komunitetit të futbollit. Një gjë faktikisht e pazakontë për federatat sportive, sepse duke qenë taksapagues kjo duhet të ishte një gjë që duhet të bëhej nga buxheti i shtetit, për të cilin ata paguajnë taksa. Për ne gjithashtu ka qenë një vështirësi financiare, një vështirësi të cilën nuk e mbyllim dot me buxhetin e vitit 2020, por do të detyrohemi ta paguajmë ta marrim hua nga bankat dhe ta paguajmë nga buxhetet e ardhshme në vitet në vazhdim”, tha Duka.

Një deklaratë e pazakontë duke llogaritur se bëhet fjalë për një shifër modeste në krahasim me ato që janë të ardhurat e FSHF-së e aq më shumë kur Sekretari i Përgjithshëm i saj, Ilir Shulku, deklaroi në Asamblenë e fundit se institucioni kishte qenë aq i suksesshëm sa kishet dalë me sufiçit në vitin e fundit. Në vitet e fundit, një pjesë e madhe e parave për investimet kanë shkuar për zyrat e reja të FSHF, për “Air Albania” si dhe për rindërtimin e stadiumit të Kukësit.

1 komente në “Shpenzoi miliona euro nga UEFA dhe FIFA, Armand Duka ankohet: Nuk e përballojmë krizën me buxhetin e këtij viti”

  1. ala se keni mesuar ju qe FIFA & UEFA

    jane Mafiozet me te medhenj te ksaj Bote !
    Ata i akordojne nji shume Shqiperise dhe Duka e di mir ,
    cfar duhet te beje me ate shume .
    Gjysma e ksaj shume te akorduar per Shqiperine
    i kthehet mbrapsh Kapos qe ka nen kujdes Shqiperine
    dhe pjesa tjeter ,ca per klubet e ca per Konton e Dukes .
    Ne Shqiperi funxionon kudo vetem Mafia .

    Qe nga Presidenca deri ke Pallati i Drejtesise mbush me
    mafiose oriere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje