VIDEO/ 1 qershori, Xhaçka uron fëmijët e ushtarakëve: Për familjen tonë, ata janë të parët

1 Qershor 2020, 09:18Sociale TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka uruar fëmijët e ushtarakëve për festën e 1 qershorit.

Xhaçka nënvizon se një urim i veçantë shkon për fëmijët e familjes sonë të madhe, për fëmijët e ushtarakëve shqiptarë.

Ata janë të parët si në çdo familje, thotë Ministrja e Mbrojtjes, duke shtuar se “do të bëjmë gjithçka për t’i parë të rriten të lumtur, të shëndetshëm, të suksesshëm”!

Mesazhi i plotë i Xhaçkës:

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! Por një urim të veçantë për fëmijët e familjes sonë të madhe, për fëmijët e ushtarakëve shqiptarë!

Si në çdo familje edhe për familjen tonë, ata janë të parët.

Janë ata për të cilët ne do të bëjmë gjithçka për t’i parë të rriten të lumtur, të shëndetshëm, të suksesshëm! Gëzuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje