Denar Biba: Duhet depolitizuar administrata zgjedhore, qeveritë kujdestare nuk janë vullnet i popullit

1 Qershor 2020, 22:14Politika TEMA

Ish kreu i KQZ-së Denar Biba në një intervistë në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se mbështet depolitizimin e administratës zgjedhore.

Biba u shpreh se nuk është plotësisht dakord me qeveritë kujdestare, pasi ata nuk tregojnë vullnetin e popullit.

Ilirjan Celibashi: Edhe sikur sot maxhoranca pranon gjithçka që thotë opozita, sërish do kishte probleme me Shqipërinë.

Kristaq Kume: Nëse do kemi qeveri kujdestare, cfarë ka humbje këtu?

Ilirjan Celibashi: Qeveria kujdestare do të ishte kërkesë politike dhe jo kërkesë për ndryshim të Kodit Zgjedhor.

Denar Biba: Qeveria kujdestare pak a shumë është provuar më 2017, ku opozita madje mori edhe Ministrinë e Brendshme.

KQZ janë një grup burokratësh e teknokratësh, që kur të shkojnë në zgjedhje të gjejnë infrastrukturën përkatëse që të votojnë. Ishte delegjitimim i institucioneve me një pakt politik, nuk lë përshtypje të mirë edhe tek qytetarët.

Është i nevojshëm depolitizimi i administratës zgjedhore.

1 komente në “Denar Biba: Duhet depolitizuar administrata zgjedhore, qeveritë kujdestare nuk janë vullnet i popullit”

  1. Qytetar says:

    Po mire e paska thene, po kush ka veshe te degjoje ketu?!
    E mori PD edhe minjstrat edhe Kryetarin e KQZ edhe prape u qurravit se iu vodh vota.
    Vetem kur te nise te kuptoje se keshtu si sillet populli nuk e do, vetem atehere PD do nise kthesen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje