I dhunoi djalin, Zaida Çobo tregon bisedën me efektivin: Djali jot e ka gjuhën shumë të gjatë, do të pres letrat

1 Qershor 2020, 21:32Politika TEMA

Aktorja Zaida Çobo, djali i së cilës u dhunua nga policia pasi kishte dalë për xhiro me biçikletë me shokët, ka treguar debatin në komisariat me policin që ushtroi dhunën barbare ndaj të miturit.

E ftuar në “360 grasë”, Çobo shprehet se polici i kishte thënë se djali kishte gjuhën shumë të gjatë. Më tej ai aktorja tregon, se shefi i komisariatit i kishte kërkuar falje në emër të kolegëve.

Zaida sqaron, se në momentin që shkoi në komisariat, nuk e kishte parë videon.

Zaida-Keni shoqëruar dy fëmije

Efektivi-Polici që ka dhunuar djalin, une nuk dija gje, djali jot e ka gjuhen shumë të gjatë, do të pres dhe letrat. Ka kundërshtuar urdhërin e policisë.

Zaida-Keni marrë dy fëmijë 15 vjecare

Shefi i komisariatit-Po të kërkoj ndjese per kolegët e mi

Ajo u shpreh se djali i saj është dhunuar pasi nuk ka dashur që të lërë biçikletën e cila ishte e shokut.

Çobo: Djali më mori leje për të dalë me biçikletë për të takuar një shok. E kishin lënë te Piramida dhe pasi mori leje doli. Takoi shokun dhe donte të ktheheshin në shtëpi, por shoqëruan shokun në shtëpi që e ka nga liqeni. 

Pastaj e ndalon policia dhe i thotë që nuk duhet të kalosh këtej. Ky i thotë të lutem të kaloj se nuk e di rrugën të kthehem pas. Nuk është se i njeh mirë rrugët e Tiranës. I thotë polici më jep kartën ID, ndërsa ai i thotë se është 15 vjeç dhe nuk ka. Normalisht polici nuk e beson, dhe i thotë se do ta ndalojnë. Im bir e pyet pse po e ndalon. Në momentin që fëmija bën rezistencë, polici kërkon forcat e tjera. Dhe thërritet patrulla.

Në momentin që erdhën forcat, djali ishte mbi biçikletë dhe nuk donte ta jepte se ishte një shoku dhe kishte frikë se do t’ia mbante policia biçikletën duke dëgjuar edhe gjithë këto lajme në karantinë, jo bllokonin motorë, e biçikleta. 

Në momentin që ai nuk ka pranuar të zbresë nga biçikleta është ushtruar dhunë. Rreth orë 17:10 e marr djalin që të vinte në shtëpi të hante bukë. I them ku je se kam gatuar gjëra të mira. Ky me zë të mekur më thotë se është në polici. I them më jep një oficer policie, por polici i thotë se nuk na lejohet të flasim me prindërit. Nga momenti që ai ishte 15-vjeç, duhet të më merrni mua në telefon ose psikologen.

Më thotë djali jam te komisariati nr. 2. I them policit që keni shoqëruar 2 fëmijë 15 vjeç në polici. Aty ishte po ky polici që kishte dhunuar djalin, por unë nuk e kisha parë videon. Ai më thotë se djali yt e ka gjuhën shumë të gjatë dhe tha se do i pres edhe letrat. Unë i them se çfarë ka bërë, mos ka vrarë, e ai më thotë se ka kundërshtuar policinë. 

Ndërkohë vjen shefi i policisë dhe i them që keni marrë dy fëmijë 15-vjeçarë dhe ai më tha që të kërkoj ndjesë për këta dhe i liron dy fëmijët dhe djali im më puth në faqe. Po unë e pyes pse duhet të të puth dhe ai më tha se kur të vënë shqelmin në grykë duhet të përgjigjesha. Dhe kishte ënjtje në kokë. Aty u acarova. 

32 komente në “I dhunoi djalin, Zaida Çobo tregon bisedën me efektivin: Djali jot e ka gjuhën shumë të gjatë, do të pres letrat”

  1. Noli says:

    Po të shikoni videon janë dy djem. Duket djali me fanellë të kuqe që policia e trajton me njerzillek. Ky është një fëmijë maskara që ja ka sjellë në majë të hundës 5-6 policëve prandaj ndryshe nga djali me të kuqe trajtohet keq.

    1. Isuf kapertoni says:

      ik o kar me zile, flliq dhe emrin e nolit. ty noli as per ti pastru halet ste merrte

      1. toni kopertoni says:

        nuk te qellojne kot policat, po te pyeten i pergjigjesh nuk i shan nga ropt si ky b…qiri qe e ka pas hak drurin,jo po do ta perkedhelnin policat,ik shiko ca behet ne amerik po iu ktheve policit me arrogance ta lun fen,

    2. P. Hajdini says:

      krejt ashtu do ket kene. i gjan t’ames, rrejne sa mujne e qelbin ere ma keq se djathi i harrumun n’shlline.

    3. P. Hajdini says:

      krejt ashtu do ket kene. i gjan t’ames, llapin e rrejne sa mujne tan kohen, e qelbin ere ma keq se djathi i harrumun n’shlline.

    4. Zzz.. says:

      Piksepari mos e ndy emrin e nolit mor i kuq si nuk ju vjen turp qe dhe ne te tilla raste beni cdo gje per te mbrojtur partine me su bete njeres juve plera ngelet
      Ai cuni as ka vjedhur as ka vrare as regullat e qarkullimit ka thyer as orarin e vendosur nga kryepsikopati nuk e kishte thyer po keshtu eshte kur mbush policine me militante injorante si puna jote

    5. Hdhsjshshaujshdh says:

      FIKS FARE

  2. Liku says:

    Drejtori i Policise shkeli etiken dhe u nxitua por vetem kaq. Policet jane pezulluar. Shefi i Komisariatit i paska kerkuar falje. Kjo budra e Big Brother eshte ajo qe u ngaterrua me ate Kiken nga Peja kur mashtronin goca adoleshente qe do i bonin Miss. Tashi me dal kjo dhe me bo moral, eshte qe te kesh 2 mendere. 1 ta mbash dhe 1 ta çash

  3. Taksapaguesi says:

    Po nga robte pse i shante policat ky “minoreni”? Fajin e ka shteti duhet ti kishte prere gjoben nen emrin e se jemes meqe eshte minoren.

  4. Gjitonet says:

    Ti moj aktore buce,perpara se te shash korigjo njehere vetvehten me ate sjellje rrugace. Policia kudo ne bote simbolizon mbajten e rregullave dhe per kundershtuesit
    ka dhe dhune.
    Ate djalin tend dhe ty te njohim mire
    ne gjitonet tuaj.
    Mos harro qe jeni bere disa here
    object i sherreve.Ne kete rast lere te qete policija dhe shkurtoja pak gjuhen pjelles tende me ato sjellje
    Rrugace.
    Gjitonet tuaj jemi.Ti na njeh mire.

    1. Qerimi says:

      Ca aktore eshte kjo Zaida ? Aktore teatri apo filmash. Ca filmash ka luajtur ? Nuk e kam pare ne ndonje film kete. Ka mbaruar Institutin e arteve ne Tirane apo ka studiuar jashte vendit ??

  5. Iliri nga Gjermania says:

    Nga ana Ligjore Femij definohen ata qe nuk e kan mbushur moshen 14 vjeç , pra qe do te thote
    i ka mbushur Femija moshen 14 vjeç perballet me Ligjin.
    Po kjo zojna eshte mesuar pa rregulla Ligjore me duket qe na tregon Dramen ne Emision.

  6. Ylli says:

    Policia duhet te ishte me e ashper
    me kopilin
    te birin e kurves.
    Ligji te veproje fort mbi kriminelet!

  7. Hi says:

    Na cave trapin duke bere viktimen neper media Mesoje te sillet yt bir Ai shefi I komisariatit qe te ka kerkuar falje ka bere gabim. Sa qe nuk i ka referuar materially nr prokurori per kundershtim dhe fyerje hidhe shurren perpjete tani buce.

  8. GAZETARJA says:

    Nuk kam pse te gjykoj se cfare djali ka rritur kjo zonja. Te gjithe te rinjte kane veshtiresite e tyre. Por nje gje e them me bindje…Ai zoteria qe tregon vidion e zonjes , dhe sikur vidio te ishte e vertete , menyra sesi shprehet ai eshte absolutisht , menyra e nje njeriu me injorance te thelle ! Nje tmerr qe nuk di te gjykoje as peremrat vetore ! O zot cfare diskriminimi qe i ka bre punonjesve te policise , lere pastaj kuadrove !! Tmerr ! Cojeni ne dru me pre ! Zhdukeni se turperoi ghithe te ndershmit ! Me vjen turp qe kemi kuadro te tille ! Uau !

  9. ta says:

    na i bete zaiden heroine nje kurve ,mero ver nje kenge a poezi çi nxjer kurvat ne ekran……….

  10. Henks says:

    Ne radhe te pare duhet thene qe polici gaboi, shperdoroi detyren dhe per kete duhet te procedohet, ne kete pike jemi te gjithe dakord.
    Nga ana tjeter kjo “aktorja” transgjinore nuk merret vesh fare ca thote, “me tha, i thashe”, shpjegim i lodhur dhe pa kuptim, plus qe kush na siguron qe kjo thote te verteten? Kjo nuk eshte per te edukuar femije se nuk ka edukuat veten e saj, e lere me pastaj te beje moral. Pune baxhellash, mjere ai femije qe di rritet kriminel, me kete nene baxhelle qe ka.

    1. kasemi says:

      Policia nuk eshte institucion edukimi, te cilin e ka per detyre ne radhe te pare familja e pastaj shkolla etj., por institucion i zbatimit te ligjit, edhe me force kur ka te beje me qytetare te pabindur. Kjo artistja, ne vend qe te merret me edukimin e femijes se saj, ben fajtore policine qe kryen detyren.

  11. Monika says:

    Mami, po syzet e diellit pse i mban ne koke ne mes te nates?!
    Apo te erdhi rradha me dale ne tv.

    You fucking bitch!
    Ti duhesh rrahur me keq se djali yt, pasi ke pjelle dhe ke rritur nje bastard qe i bente pordhe policit.

  12. mirel drejtesia says:

    Mjerisht ..mungon edukata nga prinderit….dhe femijeve u del truri !

  13. Astrit says:

    Ik moj bucore..

  14. xhoxhi says:

    Policia mendoj është për të zbatuar ligjin.Djali ka dalë me biçikletë nga liqeni dhe polici i thotë ktheu mbrapsh.Djali thotë nuk e di rrugën andej.Është llogjike kjo?Ai mashtron dhe vë në lojë policinë siç ndoth me të rinjtë.Pra shkaku është sjellja e djalit dhe pastaj reagimi i policisëqë siç thuhet e kanë dhunuar.Polici ka shkopin dhe nuk bën bindje.Eedukimin e bën prindi d.m.th aktorja që flet për dhunim.Po të ishte kthyer djali nga i tha polici do kishte ndodhur kjo?JO.Pra fajin e ka djali,Polici ka faj që e goditi .Ai ta çonte në polici të thërriste prindin ti vinte dhjetë mijël lek gjobë dhe mbaronte historia..Mendimi im është se të gjithë shajmë dhe ofendojmë policinë dhe kur na bie bytha ngushtë themi policia ku është?Edhe një gjë është e vërtetë se një fëmijë i edukuar nuk ankohet asnjëherë edhe sikur të preku dikush.Një rrugaç që nuk bindet gjithëmono shpif dhe akuzon të tjerët.

  15. arriff says:

    Polici nuk eshte Prift me aktore . Ne qofte se Ai te thote do shoqerohesh ne polici nuk ke ruge tjeter . Mulla Omari e gjeta kurven e radhe per Show e radhes .

  16. Goni says:

    Avokati i Zaides ka paguar Ardi Veliun për të nxjerrë atë video që pastaj Zaida t’a përdorë për azil.

  17. Shkodra says:

    Nje nene e mire edukon femijen mire….jo ti thote policit te qi rropt……per punen e te qirres te pyes te jemen….ligj per te gjithe….

  18. BENI-VENEZIA says:

    Nje pyetje budallikshe nga une:
    Babe a ska ai me u kujdesu per te???
    Se me sa po shoh une qenka kopi..l

  19. BUJARI JU DEGJON says:

    Nena shkoi ne polici sepse polici nuk ja q… nenen gangsterit 15 vjecar…
    Shefi i kerkoi ndjese…

  20. blerta says:

    Shum i vogel paska qene ky djali 4 polic mezi e prangosen…..!! Edukaten e kish ” shume ” te madhe, duket qe i ka ngjare te emes……
    I kemi njezit shume human, nje moster e kesaj moshe me shkuli varsen nga qafa por me shkaketoi carje te qafes…..
    Po bullizmin e ketyre moshave si ta quajme….

  21. Sul Korriku says:

    Sa e edukuar kjo mamaja ! …Kjo familja !
    Mamaja e theret per dreke ne oren 17.10 (!) Sa familje e regullt.
    … pastaj mamaja shpreh kenaqesi dhe orgazem per armet (!)
    Mbani mend kete djale; pas ca vitesh me siguri do te jete objekt/subjekt i kronikes se zeze.
    … pastaj do te shohim intervistat e Elsa Ballaurit ku me siguri faji do ti vihet policit qe dhunoi djalin para fisa vjetesh nderkohe qe, mamaja ka rritur kerkesat: nga pistolete ne automatik !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje