Mustafa Nano: Negociatat për reformën zgjedhore, një betejë njerëzish të prapë

1 Qershor 2020, 16:41Politika TEMA

Përpjekjet pa finalizim për reformën zgjedhore, analisti dhe gazetari Mustafa Nano i sheh si “betejë njerëzish të prapë”. Në një analizë në studion e TemA TV, Nano tha se palët e angazhuara në bisedimet për reformën po turpërojnë vendin.

Këta janë të gjithë mjeshtra. Ata që janë në opozitë sot e kanë të qartë se çfarë mund të bëjë maxhoranca. Është një betejë njerëzish të prapë. Janë njerëz gati-gati rrugaçë, që po na turpërojnë. Ka ndërkombëtarë të cilëve u japin fjalën dhe në fund nuk përmbyllin asgjë”, tha ai.

Sa i takon propozimit të PD-së për qeverinë tranzitore, Nano tha se para së gjithash, zoti Basha duhej të kërkonte falje për zgjedhjet vendore të vitit 2008, kur ai mori detyrën e kryebashkiakut të Tiranës.

Zoti Basha e di mirë se çfarë mundësish ka një njeri në maxhorancë për të manipuluar zgjedhjet. Ajo ka qenë vjedhja më spektakolare e votave që është bërë ndonjëherë. Kam pritur që Basha para se të bëjë betejën, të bëjë një ema culpa për atë që ka ndodhur, me atë bashkë dhe me grupin e tij. Ai nuk e ka bërë këtë”, tha ai.

Lidhur me mundësinë e humbjes së zgjedhjeve të radhës nga ana e PD-së, Nano thotë se ai është problem i demokratëve dhe raportit të tyre me liderin e partisë.

Demokratët nëse duan ta mbajnë, le ta mbajnë edhe 50 vjet. Basha nuk duhej zgjedhur në krye të PD, nuk ka demonstruar personalitet dhe i ka humbur të gjitha betejat në mënyrë të tuprshme. Por ky është një problem i demokratëve”, tha ai.

6 komente në “Mustafa Nano: Negociatat për reformën zgjedhore, një betejë njerëzish të prapë”

  1. Titi says:

    Ky eshte kulmi, ne Shqiperi njerezit me rracinal jane zagaret e paguar nga serb e grek si puna Nanos!

  2. Nafia says:

    Jo ne 2008 po ne 2011,Basha grabiti bashkin e Tiranes para kamerave,me ze dhe figur si Like grabiti 700 mij dollar me 7% e famshem.Keta dy hajdut pretendojne te qeverisin perseri Shqiperine.

  3. Gri says:

    Ke te drejte per zgjedhjen e L. Bashes Krietar i B. Tirane!
    I beri pershtypje edhe te Madhit Kadare qe i kerkoi te largohej.
    Basha – Berisha keta armiq te demokracise nuk e degjuan! S’ di c te theme: thjeshte i urrej, si armiq te popujve!

  4. KËTA JANË ATA QË PO NEGOCIOJNË .??? says:

    Njerëz të liq, hajdut, ziliqar, pa asnjë ideal vëç pasurimi.
    Edhe … të inkriminuar.

  5. Vari Janullen! says:

    Demokratet nuk duhet te zgjedhin ne do mbajne Bashen, por a duhet te mbajne me Berishen qe eshte defacto pronar i partise dhe pergjegjesi i katastrofes.
    Po te heqin Bashen, do detyrohen te duartrokasin teveqelit tjeter qe Saliu do tju sajoje per lider, praktikisht do jene ne te njejten pike, vazhdim i berishizmit qe tashme ka ngordhur, me te tjera kukulla te oborrit familjar.
    Realiteti po tregon se ne PD ka vetem berishiste, jo demokrate apo politikane me kulture politike qe dine te ofrojne alternativa qeverisese dhe lidership modern pertej berishizmit dhe kukullave te tij.
    Berisha e mori ne gropen e tij PDne dhe kjo sapo te thyhet trau qe e mban do ti kthehet ne hakmarrje te pameshirshme ndaj tij dhe familjes se tij qe kaleron partine. Pak a shume e njejta histori PPSHje me merhume te ballsamosur dhe hakmarrjen kafsherore po nga veglat te tyre po aq te paskrupullta.
    Berisha i ndricon si fanar me te shkuaren e tij dhe kockat e babes.

  6. Shkezen Haxhia says:

    Si tallen amerikanet me ne! Arvizu pervishte menget e bente Bashen kryetar bashkie,kur Sala vriste ne bulevard quhej burre shteti e Basha yll ne ngjitje,kur Rama beri 30 qershorin pucist, Basha shpallej organizate terroriste,tani qe Rama gangster sundon me dore te hekurt,bejne sikur do te ndryshojne gjendjen,por ne prapaskene i ferkojne krajet Rames, gallate amerikane. Haaahaaa!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje