Pas SHBA dhe BE edhe ambasada e Britanisë ka reaguar pasi palët politike në vend nuk arritën të gjenin një marrëveshje për reformën zgjedhore.
Me një shënim në Twiter, Ambasadori Duncan Norman thotë se është koha “për të vënë popullin e Shqipërisë të parin”, ndërsa bën thirrje për gjetjen e dakordësisë mes palëve.
“Këshilli Politik u krijua për të sjellë në Shqipëri një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse në përputhje me kërkesat e ODIHR-it.
Sot është dita për të vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara”, shkruan Duncan Norman. (TemA)
Populli shqiptar eshte shfrytezuar dhe poshteruar pa meshire nga halabaket politikan qe kemi prandaj nderroni menyren e kercenimit se populli eshte kurbani i pare qe sakrifikojne, kercenojini me sekuestrim pasurie, prone dhe burg sepse do ju fusin ne nje spirale te pafund per te mos prekur interesat e tyre personale.
Zoti Ambasador,politikanët e Shqiperise nuk degjojne nga veshet,por hapuni dosjet te gjykohen dhe te shkojne tek 7 penxheret…..zgjidhje tjetër nuk ka…..