Një praktikues i sportit ekstrem ka rrëqethur të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin një video ku shihet se si ai kërcen mbi mure duke zbritur nga kati i tetë i një ndërtese.
Michael Franko me sa duket nuk i frikësohet aspak vdekjes, sepse vazhdimisht sfidon veten në misione të rrezikshme, e më i fundit ishte zbritja nga ndërtesa në Southlake të Teksasit.
Ky 19-vjeçar nuk hezitoi që të kërcej mbi muret mbrojtëse të ballkoneve, dhe gjithçka e filmoi me kamerën që kishte vendosur në helmetë. (TemA)